E hënë, 1 Qershor, 2026
Kronikë

E rëndë/ Shkon të marrë kolitë me ujë në bodrum, ashensori zë poshtë 18 vjeçarin

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Një ngjarje e rëndë vjen sot nga Saranda, ku i riu 18 vjeçar Antonio Delilaj ka vdekur mëngjesin e sotëm i shtypur prej ashensorit.

Sipas informacioneve të para, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Club Orange në Sarandë.

18 vjeçari Antonio Delilaj  ka qenë duke marrë disa koli uje nga bodrumi për tek bari dhe ishte brenda ashensorit kur njëra nga kavot është këputur dhe i ka kapur kokën. Ndërkohë burime të tjera informacioni në vend shprehen se ashensori ka shkarë duke e shtypur poshtë të riun.

Njoftimet e para flasin për arrestim të pronarët të hotelit dhe atij që ka mortuar ashensorin, ndërkaq pritet të zbardhet e plotë ngjarja.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top