E martë, 26 Maj, 2026
Lajme

Reagon për herë të parë pas vdekjes së të shoqit ministrja Margariti: “Askush nuk është gati për të shkruar të tilla radhë…”

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Pas ndarjes nga jeta përpara disa ditësh të bashkëshortit në moshë të re, ka reaguar sot edhe vetë ministrja e Kulturës Elva Margariti:

Asnjëherë, askush nuk është gati për të shkruar të tilla radhë, shkruan ajo në faqen e vet zyrtare në fejsbuk, e teksa përpiqesh të shtysh në pafundësi lajmin e hidhur, nuk mund ta bësh këtë me mirënjohjen.

Në të vërtetë do të doja të falenderoja gjithkënd, që na u gjend pranë në këtë moment të vështirë të jetëve tona. Ajo çka mendoj sot është se çdo fjalë ngushëllimi e mirësie, na jep forcë e kurajë për një rrugëtim të ri, që ka nisur!

Uroj t’jua kthej veçse për ditë gëzimi!

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top