E mërkurë, 27 Maj, 2026
Bota

G7, Merkel: vendet e pasura duhet t’u japin edhe vaksina vendeve të varfëra veç parave

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

‘Gjermanistë dhe vendeve të tjera të pasura, mund t’u nevojitet t’u japin vendeve në zhvillim edhe një pjesë të vaksinave, përveç parave, sepse vetëm nëse do vaksinohet e tërë bota, pandemia e koronavirusit do marrë fund’, është shprehur ditën e premte kancelarja gjermane Angela Merkel.

Duke folur pas një konference me liderat e grupit G7 të ekonomive të zhvilluara, Merkel u shpreh para gazetarëve, se nuk kishte diskutuar mbi përqindjet specifke të  sasive të vaksinave që u duhen dhënë vendeve të varfëra, por, theksoi ajo, në ndërhyrjen time, thashë që pandemia nuk ka për të marrë fund, derisa të vaksinohen tërë njerëzit në botë.

Ndërkaq Merkel përgëzoi lëvizjen e Bidenit mbi marrëveshjen bërthamore me Teheranin, duke pohuar se  ky ndryshim politik e diplomatik i Amerikës, ka forcuar më tej multilateratizmin.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top