E martë, 26 Maj, 2026
Bota

SPANJË/ Zjarr në një klub nate: 13 të vdekur dhe 15 të humbur

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Murica të Spanjës, ku pas një zjarri rënë orët e para të mëngjesit në një diskotekë,  kanë humbur jetën 13 veta, ndërkohë që 15 të tjerë janë deklaruar të humbur.

Nga sa deklarohet në mediat spanjolle, shkak i mundshëm i fatkeqesisë mund të ketë qenë ndonjë qark i shkurtër, edhe pse sipas zjarrfikësve duhen pritur teste të mëtejshme për t’u shprehur të sigurtë.

Shumë prej atyre që humbën jetën u kishin nisur të afërmeve video nga momentet e fundit, ndërkohë që e njëjta diskotekë ishte djegur edhe një herë më parë në 2009-n.

Presidenti i vendit Sançes deklaroi soliaritet me të tëra viktimat e zjarrit, duke ofruar mbështetjen e tij ndaj fatkeqësisë së ndodhur.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top