E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Bota

Covid-19/ Vietnami zbulon një variant të ri koronavirusi më të transmetueshëm

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ministria e Shëndetësisë vietnameze, ka deklaruar se ka zbuluar një variant të ri koronavirusi, i cili, sipas saj, i ngjason një hibridi të dy varianteve, atij britanikut dhe indianit, të dyja variante tejet të transmetueshme.

Edhe pse vendi aziatik ka rezultuar gjatë kohës së pandemisë si një nga vendet që e menxhoi më me sukses përhapjen e covid-19, duke instaluar në aeroporte një sistem të fortë kontrolli, së fundmi ka njohur një shtim të infektimeve me covid-19.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka deklaruar se grupi i saj i punës mbi evoluimin e virusit, po punon me funksionarët në Vietnam, për të konfirmuar variantin e ri të mundshëm të koronavirusit. Kjo  pasi katër persona janë konfirmuar  të infektuar prej një varianti të ri të mundshëm.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top