E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Bota

Ndërpritet Zëri i Amerikës, Trump firmos ndërprejen e fondeve

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Më shumë se 1,300 punonjës të Zërit të Amerikës kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës. Shërbimet e lajmeve që kanë transmetuar historikisht për regjimet autoritare, u ndërprenë një ditë pasi presidenti Donald Trump urdhëroi ndalimin e financimeve të medias nga qeveria, e bashkë me VOA dhe të gjashtë agjencive të tjera federale.

Drejtori i Zërit të Amerikës Michael Abramowitz, tha se pothuajse i gjithë stafi i tij prej 1,300 gazetarësh, producentësh dhe asistentësh është në leje administrative, duke dëmtuar një transmetues mediatik që operon në pothuajse 50 gjuhë.

“Jam thellësisht i pikëlluar që për herë të parë në 83 vjet, Zëri i njohur i Amerikës po heshtet”, tha Abramowitz në një postim në LinkedIn, duke thënë se ka luajtur një rol të rëndësishëm “në luftën për liri dhe demokraci në mbarë botën”.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top