E enjte, 28 Maj, 2026
Politikë

Basha për 100 ditët e para/ Do garantojmë që ekonomia të marrë frymë lirisht

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Në intervistën e dhenë për emisionin Tempora, lideri i PD-së zbuloi edhe se cfarë do të bënte Partia Demokratike 100 ditët e para sapo të merrte pushtetin pas zgjedhjeve të 25 prillit. Në 100 ditët e para, vendimet kryesore tha Basha, do të jenë ato që kanë të bëjnë me çlirimin e ekonomisë dhe mundësinë e një frymëmarrjeje pozitive për të, fatura për të cilën do dalë nga paratë e taksave, të cilat, nën qeverisjen e tyre, do përfundojnë në xhepin e qytetarit.

Për 100 ditët e para vendimet kryesore do të jenë ato që kanë të bëjnë më problemet kryesore  të shqiptarëve. Problemi numër  një është ekonomia, është varfëria, është kostoja e jetës,  ndaj kalimi i paketës fiskale, ulja e çmimit të naftës, ulja e cmimit të energjisë  çlirimi i ekonmisë shqiptare nga terrori, nga arroganca e inspektoriatit të tatimorëve, do jenë hapat e parë, se gjëja e parë që do të duhet të garantojmë, është që ekonomia të marrë frymë lirisht.   Efekti i parë do të jetë ndalja e rënies ekonomike, ndalja e mbylljes së bizneseve, edhe sot që flasim, faktikisht, 6000 biznese kanë ulur qepenat në gjithë Shqipërinë, dhe fillimi i një rritjeje pozitive, punësimi, mirëqenieje e  rritje pagash.

Patjetër që kemi një faturë financiare. Fatura jonë  financiare përbëhet nga këto hapa: ulja e taksave, ulja e çmimeve, ulja e komoditeteve bazë për t’i sjellë ato në nivele të konkurueshme me rajonin  dhe destinimi i atyre taksave nga xhepat ku përfundojnë sot, në xhepat e shqiptare qe i paguajnë taksat, tek pensionet, teks studentët shqiptarë dhe natyrisht tek investimet publike.  Gjithçka është e përllogaritur në detaje, gjithçka është e përballueshme nga buxheti i ardhshëm i shteti shqiptar.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top