E premte, 12 Qershor, 2026
Bota

Capitol Hill mësyhet nga mbështetësit e Trump. Evakuohet Mike Pence, senatorët struken stolave (foto)

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Është mësyrë sot prej mbështetësve të Trump-it ndërtesa e Capitol Hill, ku kongresmenët amerikanë po merrnin vendimin përfundimtar mbi zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

Situata ka shkuar drejt kaosit, pasi protestuesit përveçse rrethuan Capitol-in, edhe hynë me forcë brenda tij, në kërkim të kongresmenëve.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden, i bëri thirrje presidentit në ikje Donald Trump, të mbante betimin e të respektonte Kushtetutën, duke i dhënë fund kësaj mësymjeje. Sulmi ndaj Kapitolit, u shpreh ai, nuk është protestë, por revoltë. Demokracia është e brishtë dhe për ta ruajtur duhen lidera jo të dhënë pas pushtetit personal, por pas së mirës së përbashkët.

Ndërkaq Trumpi në tuiterin e tij, u ka bërë thirrje protestuesëve të ruajnë qetësinë e të respektojnë ligjin. Ju kërkoj të gjithëve në Capitolin e Shteteve të Bashkuara të ruani qetësinë. Asnjë dhunë. Mos harroni që NE jemi partia e Ligjit dhe e Rregullit. Respektoni ligjin dhe burrat e gratë tona me blu. Faleminderit, shkruan ai në tuiterin e tij.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top