Kemi hyrë në javën e Hënës së plotë. Zonja e Bardhë e mbërrin shkëlqimin më të madh më 28 janar në shenjën e Luanit, duke i kryqëzuar rrezet e veta me ato të Marsit e Uranit në Dem, e të Diellit, Jupiterit, Saturnit e Mërkurit në Ujor Më pas, më 30 janar, Mërkuri nis lëvizjen në të kundërt, çka mund t’i sjellë vështirësi shenjës së Ujorit. Ky kryqëzim i madh energjish, me shumë gjasa do krijojë nervozitet dhe nuk do ndihmojë aspak në pasjen e një komunikimi të qartë. Nga këndvështrimi i ekulibrave qiellorë, shenjat më të mbështetura do vazhdojnë të jenë ato të Ajrit, me Diellin, Mërkurin, Saturnin dhe Jupiterin në Ujor. Pak më pak energjikë, por të përkrahura më së miri, do jenë shenjat e Tokës, ndriçuar prej Plutonit e Venusit në Bricjap, si dhe prej Marsit e Uranit në Dem. Hëna e plotë në Luan do t’ju japë për disa ditë një energji të madhe shenjave të Zjarrit, të cilat për momentin nuk ndriçohen nga ndonjë planet. Të qwndrueshëm në meditimin e tyre, vazhdojnë shenjat e Ujit, ndriçuar për momentin vetëm nga rrezja e thellë e Neptunit tek Peshqit.
DASHI
Një dallgë e fortë energjie është duke ju përfshirë, miq të dashur të Dashit. Kësaj jave, Dielli, ylli juaj kryesor, do dalë më në fund nga kuadratura e shenjës së Bricjapit, për të hyrë në shenjën mike, Ujorin. Këtu do t’i bashkojë rrezet e veta me ato të Mërkurit, Saturnit dhe Jupiterit, duke ju ndriçuar në mënyrë aktive dhe pozitive. Koha kur i shihnit të tëra sterrë ka mbaruar. Niseni duke iu vënë punës, dhe pjesa tjetër vjen vetë. I vetmi planet që ju bën ende kapriço është Venusi, por edhe ylli i dashurisë, mjaft shpejt, do kalojë në anën tuaj.
DEMI
Jeni shenja e shtëpisë dhe qendrueshmërisë. Hera-herës jeni edhe kokëfortë, por padyshim që nuk jeni kokëkrisur. Këtyre ditëve do kini të bëni me energji qiellore që do t’ju duken sikur ju nxjerrin nga vetja. Marsi dhe Urani, dy planetë aspak paqësorë, do bashkojnë rrezet e tyre në hapësirën tuaj të qiellit. Të ngacmuar si kurrë më parë nga Dielli, Mërkuri, Jupiteri dhe Saturni, në kuadraturë nga shenja e Ujorit, do nxiteni drejt ndryshimeve të papara. Mos bëni rezistencë. Hapeni mendjen dhe mos kini frikë të përqafoni horizonte të reja. Në dashuri, një energji e madhe që ju rrjedh së brendshmi, do t’ju tregojë udhën.
BINJAKËT
Është koha e realizimit. Hëna e plotë që do të shkëlqejë më datë 28 në shenjën mike të Luanit, nuk do të bëjë gjë tjetër, veçse do t’ju theksojë të tashmen suaj. Zonja e Bardhw, do t’ju nxjerrë në pah se ku keni më tepër pakënaqësira dhe, përballë një ndërgjegjësimi kaq të fortë, ndryshimi do jetë i pashmangshëm. Fusha që do ta ndjejë më tepër këtë shtysë, do jetë pa dyshim ajo e dashurisë dhe e ndjenjave. Hëna e plotë do t’ju bëni të ndjeni fuqishëm çka doni në të vërtetë dhe atë që s’jeni të aftë ta duroni më.
GAFORRJA
Më në fund, në këtë javë të fundit të janarit, mund të bëjmë një përmbledhje të asaj ç’ju ka ndodhur këtë muaj të parë të vitit. Pengesat tashmë janë rralluar. Energjia, falë Marsit dhe Uranit, në sekstil nga shenja e Demit, ka nisur të burojë më së miri. Në pjesën profesionale ka marrë fund periudha e zezë, dhe tani bëhet fjalë të përballeni me daljen nga tuneli që keni përshkuar për tri vite me radhë. Gjithçka po kthehet në drejtimin e duhur. I vetmi sektor që mund t’ju hapë ende ndonjë problem, është ai i ndjenjave. Venusi është ende problematik, në kundërshti nga shenja e Bricjapit, por dihet që nuk mund t’i kemi të gjitha, dhe ju artin e durimit e keni të kalitur më së miri.
LUANI
Është java e Hënës së plotë dhe Zonja e Bardhë do t’i rrojë javët e shkëlqimit të vet më të madh, në shtëpinë tuaj. Pra, një ndihmë shumë e madhe ju vjen nga qielli, në një moment që ndiheni vërtet nën presion. Sateliti ynë, nisur nga afërsia fizile, ka një ndikim tejet të madh mbi jetët tona e mbi jetën e planetit. Hëna e plotë në qiellin tuaj, do t’ju shtyjë të veproni me vendosmëri. Do t’ju bëjë ta urreni atë ndjesi rëndese prej së cilës jeni pushtuar që prej fundit të dhjetorit. Kështu që, mbushuni sa të mundeni me energji, se sfidat që do t’ju duhet të kapërceni, janë të mëdha.
VIRGJËRESHA
“Çmenduri është të bësh të njëjtat gjëra, duke pritur rezultate të ndryshme”. Kjo është fiks për Virgjëreshat këtë javë. Venusi dhe Plutoni, në trekënësh nga shenja e Bricjapit, ju ftojnë t’i vini gishtin kokës, të uleni me këmbë në tokë, e të përballeni me realitetin për atë që është. Në dashuri, kjo nuk është koha e përrallave. Është koha që të luftoni për atë që doni, hapur. Duhet ta pranoni fillimisht ju veten tuaj, nëse doni që edhe njeriu i zemrës t’ju pranojw për atë që jeni. Marsi dhe Urani në Dem, do t’ju japin shkundjen e duhur, dhe do t’ia dilni të shfaqeni hapur, duke fitur mbi drojtjet që, për nga natyra juaj, ju frenojnë.
PESHORJA
Hëna e plotë në sekstil nga shenja e Luanit! Kjo është një dhuratë e madhe që ju bën qielli. Më 28, kur Zonja e Bardhë të jetë në shkëlqimin e saj më të fortë, dëshira për të guxuar do jetë më e fuqishme se kurrë. Falë Diellit, Saturnit, Jupiterit dhe Mërkurit në trekëndësh nga shenja e Ujorit, do t’ia dilni t’i artikuloni qartë nevojat tuaja, pa hyrë në konflikte me të tjerët. E tëra kjo do t’ju ndihmojë të ndiqni objektivat tuaja në fushën profesionale, por edhe në famije. Në fushën e ndjenjave, do vazhdoni të kini dhe ca vështirësi. Venusi tek Bricjapi, nuk është i lehtë.
AKREPI
Hëna e plotë më 28 janar do ndriçojë shtëpinë tuaj të familjes e të ndjenjave për shtëpinë. Ky do jetë sektori më i rëndësishëm për ju këtë javë. Kur Hëna e Bardhë drejton rrezet kaq fuqishëm, diçka del në pah hapur.
Kjo mund të jetë një moment kritik për ju, por edhe një shans i mirë për të kuptuar njëherë e përgjinjë, se çfarë nuk shkon si duhet. Shënojeni pra në kalendar këtë datë, edhe pse, po në të njëjtën ditë, do të ndodhë njtë tjetër ngjarje astrologjike e veçantë: Jupiteri do bashkohet përsosmërisht me Diellin në shenjën e Ujorit, dhe edhe kjo shenjë kaq speciale, do t’ju japë një element më shumë, për të kuptuar drejtimin e duhur,
SHIGJETARI
Prozhektorët drejtuar tek sektori i punës! Hëna e plotë tek Luani më 28, dhe bashkimi të njëjtën ditë i Diellit me Jupiterin në sekstil nga shenja e Ujurit, do ndikojnë në mënyrë tejet të veçantë në mbylljen e ndonjë marrëveshjeje apo kontrate. E tërë kjo energji në qarkullim, do zgjojë luftëtarin tek ju. Mos u habisni nëse shihni veten të këmbëngulë e të mos heq dorë, derisa të arrijë që dëshiron. Por bëni kujdes në një gjë: energjitë – dhe ju keni shumë, – duhen menaxhuar mirë, përndryshe, rrezikoni t’ju cfilisin.
BRICJAPI
Koha për ndryshime për ju, e jo vetëm të brendshme, por edhe të jashtme. Dora-dorës që Saturni largohet nga hapësira juaj e qiellit, do zbuloni shijen e të ndryshuarlit pamje dhe atë të eksperimetnuarit të gjërave të reja. Nuk jeni mësuar me fjalën lehtësi, e me raste, kjo e të ndjerit sërisht zotër të gjërave tuaja, mund t’ju trembë disi. Kujdes me financat. Mos harroni njeriun e zemrës. Me Venusin në hapësirën tuaj të qiellit, ky është pikërisht momenti për të guxuar.
UJORI
Ja ku erdhëm tek protagonistët e javës. Gjatë këtyre ditëve, përveçse do kini gjysmat e planeteve në hapësirën tuaj qiellore, do jeni edhe ata që do ta ndjeni më nga afër energjinë e Diellit, që bashkohet me Jupiterin, planetin e bollëkut dhe fatit të mirë. Kjo ngjarje e veçantë do ndodhë në datë 28, pikërisht teksa Hëna e plotë shndrin në Luan. Rrezet e Zonjës së Bardhë dhe dyshes Diell-Jupiter, do përballen në mënyrë të drejtëpërdrejtë, duke e bërë ditën tuaj tejet interesante, e duke ua fshirë krejt fjalën mërzi nga fjalori.
PESHQIT
Punë, punë, punë! Ka dhe gjëra të tjera, miq të dashur të shenjës së Peshqëve. Për shembull, ekziston dashuria dhe Venusi i mrekullueshëm, që shndrin në sekstil nga shenja e Bricjapit këtyre ditëve. Në vendin tuaj, do përfitoja në maksimum nga rrezet e tij. Hëna e plotë në Luan nuk do t’ju prekë dhe aq shumë, e më e shumta do t’ju shtyjë ta merrni të tashmen më lehtë.
Nga ana tjetër, Jupiteri dhe Dielli që bashkohen tek Ujori, do t’ju sjellin goxha të reja përsa u përket financave.