E dielë, 31 Maj, 2026
Bota

Vuhani hap dyert për turistët. Çelin lulet e kumbullës

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Më shumë se 20.000 pemë kumbulle, në rreth 340 varietete, kanë çelur  në kopështin e kumbullave në Vuhan, dhe gjatë javëve të fundit, kopështi në vendin që tashmë njihet si burimi i kovidit, është vizituar prej rreth 15 mijë turistëve në ditë. Skena me lule ka tërhequr shumë fotografë të pasionuar, e po ashtu edhe të pasionuar pas veshjeve tracionale e cheongsam-ve,  të cilat i veshin për të shijuar ardhjen e pranverës.

Sipas medieve vendase, turistët duhet të prenotojnë më parë, të kenë biletën e prenotimit përpara se të hyjnë, e të masin gjithashtu temperaturën e trupit.

Kopështi i Liqenit Lindor, është një prej qendrave më të mëdha kërkimore mbi kumbullën në Kinë, dhe zë një sipërfaqe prej 53 hektarësh, me varietetet më të shumta në të gjithë botën.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top