E enjte, 28 Maj, 2026
Lajme

Vuante nga apandecit akut, operohet Rama

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kreu i qeverisë Rama është operuar ditën e sotme prej një apandeciti akut, pranë ambienteve të QSUT-së.

Lajmin e bën me dije zyra e shtypit e Kryeminsitrit, e cila njofton se “pas kryerjes së disa testeve imazhe në QSUT, u pa se kreu i qeverisë vuante nga një apendicit akut dhe për këtë arsye iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT”.

Po sipas zyrës së shtypit të Kryeministrit, ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e kryeministrit Rama paraqitet e mirë.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top