Gëzime dhe Flamur Sula, kanë në emisionin “Verissimo” historinë tragjike të vajzës së tyre Ilaria Sula, goditur me thikë për vdekje nga ish-i dashuri i saj Mark Samson, që e rrëfeu krimin pasi fshehu trupin e vajzës dhe u shtir sikur ishte larguar vullnetarisht, duke u dërguar mesazhe miqve të saj dhe madje edhe prindërve të saj nga telefoni i Ilarisë.

“25 marsi 2025 ishte dita e fundit që folëm me Ilarian. Për ne, ajo u vra po atë ditë”, deklaruan Gëzimja dhe Flamuri, të bindura se vrasja ishte e paramenduar, ndryshe nga ajo që pati pretenduar Mark Samsoni në gjykatë. “Ai parashikoi gjithçka”, thanë ato.
Prindërit e Ilarias ngritën alarmin kur nuk e panë vajzën e tyre të zbriste nga treni, që duhej ta sillte në shtëpi nga Roma, ku ajo studionte.
“Shkuam në Romë dhe bëmë kallëzim. Takuam Markun në zyrat e policisë. Më tha: ‘Më vjen keq që u takuam në këtë situatë’. Më tha se nuk e kishte parë Ilarian për një muaj, sepse ishin ndarë. E pyeta nëse ai kishte të bënte me zhdukjen e saj dhe m’u betua pë varrin e nënës së tij (që është ende gjallë), duke thënë: ‘Nuk do t’i bëja asnjë dëm Ilarisë, e dua'”, u shpreh Flamur Sula.
Gjatë ditëve kur Ilaria nuk qe gjendur ende, Mark Samsoni dërgonte mesazhe nga telefoni i saj, duke u përpjekur t’i bindte të tërë se ajo ishte larguar vullnetarisht.
Ishte vëllai i Ilarias, Leoni, i cili e lokalizoi telefonin e të motrës në shtëpinë e Markut dhe ua raportoi hetuesve, të cilët më pas morën pohimin e krimit nga djali.
Trupi i Ilaria Sulës u gjet më 2 prill, në një valixhe të hedhur në një hendek. Nëna e Markut, e cila tashmë e kishte pranuar fajësinë duke marrë një dënim prej dy vitesh, kishte ndihmuar në pastrimin e vendit të krimit dhe fshehjen e trupit.
Gëzimja dhe Flamuri nuk e pranuan kurrë ndjesën e gruas: “Si mund të ketë guximin të na kërkojë falje, pasi shkeli gjakun e vajzës sonë dhe e pastroi atë?”
Prindërit e Ilaria Sulës kujtojnë me dhimbje ditët e tmerrshme nga zhdukja e vajzës së tyre deri në zbulimin e saj. “Ashtu siç e preka herën e parë që lindi, u kujdesa për të me duart e mia në ditën e saj të fundit. Doja ta laja me duart e mia, ta prekja trupin e saj. I thashë burrit tim: ‘Dua të blej një fustan për princeshën tonë, sepse ajo ishte princesha e shtëpisë’. Shkova t’i blej një fustan dhe këpucë”, thotë Gëzime, e cila viziton vajzën e saj në varreza çdo ditë: “Shkoj tek ajo çdo ditë. Ulem dhe i flas për ëndrrat që nuk mundi t’i arrinte. Mezi priste të diplomohej. Sot, Ilaria më jep forcë për të ecur përpara; jam këtu për të marrë drejtësi për të.”
Sot, Gëzimja dhe Flamuri nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të luftojnë për drejtësinë e vajzës së tyre: “Jeta jonë ka ndryshuar plotësisht. Tani nuk jetojmë më, ne mbijetojmë. Bëjmë përpara për djalin tonë Leon dhe për të marrë drejtësi për vajzën tonë Ilaria. Buzëqeshjet nuk do të kthehen kurrë në fytyrat tona, por Ilaria duhet të ketë drejtësi.”




























