• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E diel, 22 Shkurt, 2026
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    Pas deklaratave të Obamës, Trump gati të publikojë informacione mbi alienët

    Ushtarë nga pesë vende i bashkohen forcës paqeruajtëse në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria

    Vend pas vendi: ja pjesëmarrja e vendeve të BE-së në Bordin e Paqes të Trump

    Çështja Epstein/ Publikohet  lista me 305 individë të njohur: nga Trumpi, tek Obama e mjaft artistë të njohur

    Kina/ Më pak fëmijë dhe më Shumë robotë

    Kina/ Më pak fëmijë dhe më Shumë robotë

    “Kam bërë gabime në jetë”/ Dëshmon 18 vjeçarja e cila u gdhi e vetëplagosur me armë

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    “Nxënësve u uroj ta shohin çdo mësues që pranon byzylyqe, unaza e brekë, si legen”. Mesazhi i Artan Fugës, për  Ditën e Mësuesit*

    Artan Fuga: “Sa i gjorë është publiku shqiptar!”

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Opinion

“U marrim paratë dhe u shesim ajër!”, nga Artan Fuga

nga MetropolPost
1 Qershor, 2022
në Opinion
Akademiku Fuga “Është urgjente një kongres arsimi, sepse po bëhemi gjithnjë e më tepër budallenj!  Prindër zgjohuni!”
3
SHPERNDARJE
85
SHIKIME
Lua Cat Litter Lua Cat Litter Lua Cat Litter

Ne jemi një shoqëri që funksionon sipas ritmeve minimale, askush nuk kërkon rritjen e rendimentin, të cilësisë, të performancës! E vetmja gjë që kërkohet të jetë maksimale është fitimi, e ardhura, e bizneseve të mëdha. Aty ta masin kokën me pé. Por, edhe ata kot e kanë sepse në fakt realizojnë maksimalen e minimales! Për shembull në disa degë të ekonomisë sikurse janë ndërtimet në Tiranë, kërkohet të shfrytëzohet në maksimum sipërfaqja e terrenit të ndërtuar. Ngjiten lart ndërtesat si katastraveca me hormone! Edhe karburantet, ose ndonjë fushë tjetër! Gjithsesi edhe bizneset do ta pësojnë sepse me klient të varfër, vështirë të kesh rendiment në investime, veç nëse siguron monopolin nga administrata! Ata që bëjnë korrupsion, po, ata kërkojnë maksimalen. Nuk ngopen sepse ashtu është korrupsioni, o bëhet gjigand dhe me përmasa të frikshme, ose nuk bëhet dot!

Pse jemi minimalistë? Sepse mënyra si janë bërë ligjet, si funksionon qeveria, si është modeli social, nuk ka rrugë tjetër! Sa më pak zgjedhës të paraqiten në votime aq më mirë është për forcën politike në pushtet, ciladoqoftë ajo! Pse? Sepse të pakënaqurit më mirë të rrinë në shtëpi, sesa të votojnë! Sipas ligjit edhe sikur vetëm deputeti ose kryetari i bashkisë të shkojë në votime vetëm, apo edhe me gruan, vjehrrin, vjehrën, ndonjë kushëri, kaq mjafton për t’i quajtur zgjedhjet e rregullta. Merr njëqind për qind të votave me pesë veta në votime!

Informacioni për qytetarët, kultura? Ikni o budallenj doni informacion ju, doni kulturë? Në fund në botën tjetër do të shkoni të gjithë, dy metra dhé duhen! Ja mjaft e keni ca lajme politike, ndonjë estradë në televizion dhe fshini buzët! Shifni fjalimet e deputetëve në Kuvend, ata si recitojnë vjersha, si fyejnë njëri tjetrin! Kaq ! Mjaft e keni! Bleni me lekë propagandën politike! Dashkeni dokumentarë, filma shqiptarë, teatër a ndonjë gjë më të lartë! Minimumin mo, sa të dini shkrim e këndim që kur të shkoni në gjyq a në polici, a të paraqiteni për të plotësuar formularin e taksave ta dini se ku hidhet firma. Më shumë çfarë duhet? Një shitësi në kioskë, i duhet vetëm tabela e shumëzimit, 6 X 8 = 58, kaq!

Doni informacion për cilësinë e frutave dhe perimeve, për mishin, pulën dhe sallamin, a vezën? Ikni mor fshini buzët! A nuk mjafton që preshi ka formën e preshit, por doni të dini edhe sa pesticide ka! Doni të dini nga vjen pula!!! Rrallê ndonjë vezë me grip pulash! Minimumin! Mbushni barkun me oriz, makarona, ndonjë copë marmallatë, dhe ikni !

Buxheti i familjes? Plotëson vetëm ndonjë kafe për babin, lekët e karburantit për makinën shkatarraqe, dhe kaq. Ku ka lekë familja për të blerë romane, për bibliotekë, për të blerë kompjuter, lidhur Internet të shpejtë, paguar për ndonjë sallë sporti, a gjë pe gjëje! Nuk ju mjafton celulari vetëm për sms, dhe kaq! Mos më merr në telefon vetëm zile më bëj se e kuptoj vetë se çfarë do të thuash!

Treg fshatar? Ja mo me këto banaqet e pista, pse e doni me ujë, cezma, me korrent, me pajisje frigoriferike, me ngrohje për në dimër? Ku jemi këtu, në Tailandë?

Zilja e telefonit? Po i re një herë, dy, tre, kuptoj kuptimin. është bërë telefoni si aparat mors!

Pagat? Minimale!
Veshjet? Te Gabi! Minimale! Pse ça do ti Louis Vuiton?
Cantat? Te kontrabanda, me cmim të ulët, por me logo markash botërore! Tundu e shkundu me të!
Berberi? Futi një karre të fortë!
Gjithçka, gjithçka miniale.
Koha e lirë! Ja ndonjë kafe te lagja!
Minimale gjithçka!
Ore mos vepron akoma ligji që zbuloi Marksi mbi uljen tendenciale të vlerës të mallit punë njerëzore? Dhe nuk e dimë !

Dashke më shumë? Sapo kemi dalë nga tërmeti. Pastaj Kovidi. Tani lufta në Ukrainë! Kaq!

Ky është kapitalizmi mo, çfarë doni?
Por ne sikur ishim nisur drejt shoqërisë së bollëkut!Veç rrogave të deputetëve, të gjithë të tjerët me paga minimale. Ku kanë lekë familjet e studentëve të blejnë libra? Rekomandoju vetëm minimalen! Minimalisht të rinj, të vjetër, ruralë, zvoglohet në minimum popullsia! Po c’i duam mo! Ndërtojmë resorte dhe fitojmë lekë me turistë! Cilësia e mësimdhënie? Minimale mo, i ngopim me lugë të zbrazët. U marrim paratë dhe u shesim ajër! Rrudhet gjithçka, edhe mendja!

Tags: Artan FugaCilesia e mesimdheniesopinionShoqeria mininaliste
Shkrimi Paraardhës

Erion Braçe fton njerëzit të blejnë vaj ulliri vendi. “Sa të blini vaj misri…”

Shkrimi Pasardhës

Fatos Lubonja dhe familjarët e vajzës nga Librazhdi: dy ekstremet mes së cilave vërtitet morali i shqiptarëve në vitin 2022

Shkrime të Tjera

“Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë
Politikë

Ylli Manjani: “Pezullimi i Ballukut tentativë për grusht shteti. Nëse kryeministri është i pamundur, pa zv/kryeministër, mbetemi pa qeveri”

20 Nëntor, 2025
“Nxënësve u uroj ta shohin çdo mësues që pranon byzylyqe, unaza e brekë, si legen”. Mesazhi i Artan Fugës, për  Ditën e Mësuesit*
Opinion

Artan Fuga: “Sa i gjorë është publiku shqiptar!”

12 Shtator, 2025
Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare
Opinion

Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

3 Korrik, 2025
“Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi
Opinion

Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

28 Mars, 2025
“Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi
Opinion

“Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

17 Mars, 2025
“Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi
Opinion

“Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

13 Mars, 2025
“Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj
Opinion

“Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

12 Mars, 2025
“Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi
Opinion

“Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

19 Janar, 2025
Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga  Flutura Açka
Opinion

Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga Flutura Açka

17 Janar, 2025

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Horoskopi sipas shenjave për muajin Mars, nga Meri Gjini

    Horoskopi sipas shenjave për muajin Mars, nga Meri Gjini

    2 shpërndarje
    Share 1 Tweet 1
  • Kurkumë dhe mjaltë, ilaçi natyral kundër kollës dhe ftohjes

    6 shpërndarje
    Share 2 Tweet 2
  • Sheqeri i lartë në gjak: çfarë duhet të hamë dhe çfarë të shmangim

    7 shpërndarje
    Share 3 Tweet 2
  • Kleoniki Surmeli, gruaja e dytë e Ismail Qemalit, nga Lira Gjika

    30 shpërndarje
    Share 12 Tweet 8
  • RTSH-ja në kaos, vazhdojnë denoncimet. Elsa Demo: “Paratë janë bërë hi, prandaj honoraret nuk janë derdhur”

    2 shpërndarje
    Share 1 Tweet 1

Lajmet e fundit

Ndahet nga jeta  Eric Dane,  ylli i serialit “Anatomia e Grejit”

20 Shkurt, 2026
Pas deklaratave të Obamës, Trump gati të publikojë informacione mbi alienët

Pas deklaratave të Obamës, Trump gati të publikojë informacione mbi alienët

20 Shkurt, 2026
Ushtarë nga pesë vende i bashkohen forcës paqeruajtëse në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria

Ushtarë nga pesë vende i bashkohen forcës paqeruajtëse në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria

19 Shkurt, 2026
Vend pas vendi: ja pjesëmarrja e vendeve të BE-së në Bordin e Paqes të Trump

Vend pas vendi: ja pjesëmarrja e vendeve të BE-së në Bordin e Paqes të Trump

19 Shkurt, 2026
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In