• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E diel, 18 Maj, 2025
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    “Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton  zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

    “Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

    Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

    Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

    “Zgjedhjet bëhen për të ofruar zgjidhje. 11 maji e humbi këtë shans”/ Nga Afrim Krasniqi

    “Zgjedhjet bëhen për të ofruar zgjidhje. 11 maji e humbi këtë shans”/ Nga Afrim Krasniqi

    Sot gjysmë-finalja e parë e Eurosong 2025/ Ja si do të jetë renditja e performancave

    Sot gjysmë-finalja e parë e Eurosong 2025/ Ja si do të jetë renditja e performancave

    Pezullohet numërimi i kutisë ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj! Në QV të burgut rezultojnë dy vota më tepër

    Pezullohet numërimi i kutisë ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj! Në QV të burgut rezultojnë dy vota më tepër

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Një lutje Kryeministrit, për pensionistët që mbeten jashtë Paketës së Rezistencës”, nga Irena Beqiraj*

    Thërrimet e ndihmës së USAID-it edhe kompleksi industrial rreth tij! Nga Irena Beqiraj

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga  Flutura Açka

    Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga Flutura Açka

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Lajme Intervista

Studiuesja e lidershipit Dr. Iris Halili: “Kreu demokrat duhet të japë dorëheqjen, në të kundërt kemi uzurpoship, jo lidership”

nga MetropolPost
28 Mars, 2022
në Intervista, Opinion
Studiuesja e lidershipit Dr. Iris Halili: “Kreu demokrat duhet të japë dorëheqjen,  në të kundërt kemi uzurpoship, jo lidership”
24
SHPERNDARJE
812
SHIKIME

Intervistoi Albana Nexhipi Lekaj

Nisur nga situata paszgjedhore ku gjendet Shqipëria, pas fitores së mandatit të tretë të Selisë Rozë dhe humbjes për të tretën herë të Selisë Blu, një pjesë e anëtarëve të së cilës kërkojnë tashmë dorëheqjen e kreut aktual të sajin dhe zgjedhjen e një kreu të ri,  MetropolPost iu drejtua studiueses së lidershipit Dr. Iris Halili, për të kuptuar disi më mirë pozicionin  dhe vendimet që duhet të marrë një lider në kontekste si ky. A duhet të japë dorëheqjen kreu aktual i Selisë Blu për të mirën e saj? A ka ndikuar prania e shtuar e liderit të saj historik nëpër ekrane dhe fejsbuk, në humbjen e tij? A ishte i destinuar ai të dështonte qysh kur mori drejtimin e saj, pas largimit të krijuesit të kësaj partie? Ç’do të ndodhë me këtë grupim politik, nëse në krye të saj rri ende një lider që ka humbur dy palë zgjedhje parlamentare, e që tashmë kontestohet nga një pjesë e konsiderueshme demokratësh? Një ndër tiparet kryesore të liderit të keq apo toksik, është vazhdimi i imponimit të lidershipit personal dhe manipulimi i situatave në favor të justifikimit të disfatës, thotë studiuesja e lidershipit Dr. Iris Halili, e cila është përpjekur të na japë një panoramë më të plotë të asaj se çfarë ndodh me një subjekt politik, kur lideri i saj nuk pranon dështimet.

METROPOLPOST: Jemi në një kontekst ku Partia Demokratike sapo ka humbur zgjedhjet e 25 prillit, dhe një pjesë e mirë e demokratëve kërkojnë largimin e kreut të saj Lulëzim Basha, për hir të disa humbjeve rresht të këtij formacioni politik nën drejtimin e tij. Nisur nga teoritë e lidershipit, cila do ishte qasja e duhur në këtë kontekst? A duhet në fakt Basha ta japë dorëheqjen, apo do të ishte nxitim nga ana e tij, dorëheqja “në mes të betejës”, siç e cilëson edhe ai vetë.

Etika e liderit nuk matet nga ngjyrat e kostumit që vesh, por nga aktet që kryen në çaste kyçe si ky i tanishmi, fjala bie. Pra si reagon lideri ndaj fitores dhe ndaj humbjes. Lideri i vërtetë, kur humbet e merr gjithë përgjegjësinë mbi vete, kurse kur fiton ia dedikon këtë  fitore ndjekësve dhe atyre që e ndihmuan ta arrinte atë. Thënë kjo, në kontekstin actual, Basha Basha duhet të japë dorëheqjen. Duhej ta kishte dhënë ndërkohë. Dhe ky akt duhej të ishte/jetë i parevokueshëm.  Ai nuk duhet të pranojë më postin më të lartë në parti apo tentojë të kandidojë për të.  

Humbja  e lidershipit të Bashës nuk erdhi ex nihilo. Ai ka rreshtuar me dhjetra disfata të mëparshme, disa humbje, braktisje zgjedhjesh etj, etj. Kur nuk e ndjeu veten të sigurtë, nuk hyri në zgjedhje.  Është sikur një gjeneral të dojë të luftojë vetëm kur e di se do fitojë, paçka se shume rrethina mund të digjen apo të shuhen ndërkohë. Sapo u ndje me i forte (sivjet), falë skandaleve dhe turpit të qeverisë aktuale, ai u bë më aktiv, doli në stërvitje, premtoi fitore dhe votim të drejtë dhe të ndershëm, por fatkeqësisht nuk arriti të sjellë asnjërën prej këtyre. Para së gjithash, lidershipi është kontratë e liderit me ndjekësit. Ndjekësit  ta dhurojnë pushtetin e tyre dhe të thonë: “Tani na drejto në rrugën e fitores”. Nëse lideri nuk e mban premtimin dhe nuk respekton kontratën, ai duhet të lirojë rrugën për një tjetër lidership. Dhe nëse lideri nuk e bën këtë, atëhere nuk kemi më lidership, por uzurpoship. Një nga tiparet kryesore të liderit të keq apo toksik, është vazhdimi i një imponimi të lidershipit personal dhe manipulimit të situatave në favor të justifikimit të disfatës. Në lidership,  më e rrezikshme se humbja, shpesh është monimi i saj. Lideri toksik humbjen e sheh gjithmonë tek të tjerët dhe jo tek vetja. Ky lloj lideri, nuk ka më asnjë shans të sjell progres, përkundrazi do prodhojë regres dhe kjo nuk është thjesht e vetëm fatkeqësia e institucionit që drejton.

Që të kthehemi sërish tek Basha, nëse kandidon sërisht si kryetar partie në zgjedhjet e ardhshme partiake, ky është sërisht veprim toksik, pasi së pari ai po u imponohet anëtarëve, duke qënë ndërkohë në krye të partisë dhe, së dyti, nën këtë pëlhurë, po mundohet t’u largohet arsyeve të vërteta të humbjes, duke shmangur përgjegjësinë direkte. Zgjedhjet e fundit në Shqipëri janë shumë të diskutueshme e me shumë parregullsi, por kjo nuk justifikon lidershipin e dështuar të Bashës.  E dimë që për çdo kënd është shumë  e vështirë të pranojë humbjen, për liderët gjithashtu, por pikërisht këtu dallohen liderët vizionarë, që janë në shërbim te ndjekësve, nga ato që nuk janë të tillë.

Partisë Demokratike i nevojitet  një transformim. Vendit i duhet një lidership transformues, me synim parësor fitoren në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe kthimit të shpresës tek shqiptarët. Aty ku nuk ka më shpresë apo gjërat shkojnë keq e përkeq, nuk është vetëm përgjegjesia e pozitës por edhe opozitës, pasi në një farë mënyre ato drejtojnë bashkë, falë parlamentarizmit dhe pluralizmit.  Në gjykimin tim, ata 400 mijë Shqiptarë që kanë ikur nga atdheu, kanë ikur jo vetëm se Rama nuk  mbajti premtimet, por edhe se Basha dhe Partia Demokratike nuk mundën t’ua mbajnë shpresën të gjallë.

Nga sa kemi parë deri më tani qëndrimet e Bashës, nuk besoj se do kemi dorëheqje  dhe unë mendoj se humbësi më i madh pas kësaj, nuk do të jetë vetëm Partia Demokratike, por e gjithë demokracia në Shqipëri.

METROPOLPOST/  Ka raste të ngjashme historia e lidershipit si kazusi i Bashës, i cili e merr drejtimin e një partie menjëherë pas liderit historik të saj? Ç’ka ndodhur me ta? Kanë pasur sukses? Vështirësi? Si kanë proceduar?

Angela Merkel e mori partinë pas Helmut Kohl-it, babait te Gjermanisë dhe Evropës së Bashkuar. E kotë të ndalemi se çfarë bëri kancelarja Merkel me Gjermaninë, por shkurt mund të themi se ajo e bëri realitet ëndrrën shekullore të çdo gjermani, për ta patur vendin në krye të Evropës por edhe modelin më të përsosur në botë. Në lidership ka një parim sipas të cilit lider i sukseshëm është ai që  prodhon pasardhës të sukseshëm. Kështu, edhe  kancelarit Helmut Kohl, i duhen dhënë kredite për zgjedhjen e Merkelit. 

Biden gjithashtu ka sukses të tijin në Amerikë, ndonëse të gjithe parashikonin se ai do të ishte një vazhdim i administrates së Obamës. Ai po drejton në mënyrë autentike, pa imituar kohën e presidencës së Obamës. Në fakt, suksesi i çdo lideri varet nga origjinaliteti, transformimi,  vizioni dhe empatia që krijon në popull. Unë besoj se Basha nuk punoi sa duhet për ta krijuar këtë model. Ka dhe një arësye që është shumë vendimtare në lidership: aftësia e liderit për të frymëzuar.  Duhet thënë se kjo e fundit ka shumë rëndësi për zgjedhësit në përgjithësi, dhe zgjedhësit shqiptarë në veçanti. Basha nuk është apo arriti të bëhej një lider frymëzues.

Sa i takon tezës së hedhur nga Rama, se Basha “Duhet të vrasë babanë”, unë mendoj se ky do te ishte hap i gabuar nga ana e Bashës apo çdo pasardhësi të tij.  Ajo që ishte efektive për Ramën pas Nanos në PS, nuk është per Bashën apo pasardhësit e tij në PD. Berisha ka tjetër vend në PD, krahasur me atë që pati Nano në PS.  Mendoj se lideri i ardhshëm i PD-së duhet ta respektojë historinë e partisë. Të largojë të gjithë të përfolurit dhe korruptuarit dhe të nisë rrugën e një transformimi të ri, që duhet t’i takojë jo vetëm PD-së, por  dhe të bëhet edhe modeli i transformit të të gjithë vendit. Beteja e parë dhe e pafilluar ende e  Shqipërisë, është ajo e daljes së vendit  nga korrupsioni dhe tranzicioni. Partia Demokratike e reformuar duhet ta drejtojë këtë front. Flitet shumë për programe, por duhet thëne se asnjë program nuk ka vlerë nëse lidershipi nuk është në gjëndje të sqarojë popullin, se si do ta implementojë këtë program, ku do t’i gjej burimet, si do t’i krijojë aleatët ndërkombëtarë, si do krijojë një lidership tribal apo çfarë do të  bëjë në 100 ditët e para, apo vitin e parë të drejtimit, dhe të gjitha këto pika të detajuara në  çdo sektorë apo fushë të zhvillimit apo veprimit.  

METROPOLPOST: Në gjykimin tuaj, gaboi gjëkundi Basha si lider, në udhëheqjen e PD-së drejt fitores së këtyre zgjedhjeve?

Kjo pyetje do një analizë të detajuar. Ku gaboi Basha, ku nuk krijoi terren, ku nuk sfidoi, ku nuk tentoi, ku dështoi, ku fitoi, ku abuzoi, ku e tradhëtuan, apo si krerët e dikurshëm të PD formuan parti dhe morën vota që do ishin shpënë tek  partia që ata drejtonin dikur… etj etj. Këto analiza duhet t’i bëjnë hapur të gjitha strukturat e Partisë Demokratike dhe unë (dhe besoj jo vetëm unë) mendoj se ky është shansi i fundit i PD-së.

Gjatë gjithë këtyre viteve, Basha, më shumë se është përpjekur ta korrë fitoren, ka pritur që ajo t’i vijë në derë sikur i erdhi në parti. I bleu vetes kohë, pasi mendonte se pas  8 vitesh  opozitë, do vinte në pushtet. Dështoi edhe tek kjo aritmetikë.  “U vodhën votat”, do thotë dikush sërisht. Absolutisht kjo mund të jetë një arsye e madhe, por nëse ty të vidhet shtëpia për herë të dhjetë,  është prapë faji i  hajdutit apo i yti,  që nuk dite të marrësh  masat e një sigurie absolute?

Ajo që unë mendoj se ishte gjithashtu shumë e gabuar në zgjedhje, ishte vendosja në lista e njerëzve simbole të korrupsionit apo njerëzve simbole të dështimit në PD apo tek aleatët e saj. Për të mos folur këtu për komisionin e famshëm që verfikonte “figurat e denja” për kandidim. Gjithashtu afrimi i shumë të rinjve në çastet e fundit, ishte më shumë për retushim imazhi, sesa si akt natyral apo me besim të sinqertë tek potenciali i tyre.  Ndërkohë, duhet thënë se PD-ja dhe Basha iu mbajt shumë tezave të një programi të djathtë, e kjo në një shoqëri sikur Shqipëria, që as ka qenë dhe as do jetë shumë djathtas.

Unë mendoj se rruga moderne e Partisë Demokratike është synimi drejt qëndrës. Përpos të gjitha këtyre, duhet shtuar fakti që kultura shqiptare e ka shumë të vështirë ta pranojnë ndryshimin, duke e pasur më të lehtë të qëndrojë ku është. Por,  “Të gjitha rrugët të çojnë në Romë”, thotë proverbi i famshmëm, ndaj të gjitha analizat, si në humbje edhe në fitore, të çojnë tek lideri.

METROPOLPOST/ Si do të përkufizohej lidershipi i tij, nëse ai zgjedh përfundimisht të mos e japë dorëheqjen, dhe a do kishte pasoja (negative ose pozitive) kjo, për besueshmërinë e PD-së në popull?

Nëse Basha qëndron sërish në PD, kjo do të ishte dhurata me e madhe që i bëhet kundërshtarit të tij politik, Ramës.  Shumë nga ata brenda PD-së, që thirrën të parët  për dorëheqjen e Bashës, nuk do kishin patur më sukses se ai në betejat elektorale dhe, duhet thënë, se i kanë fituar postet më të larta në PD apo shtet, me shumë më pak merita se Basha apo rrethi i tij ngushtë. Ndaj mesazhet e tyre janë më shumë si gjueti shtrigash, sesa kërkesë për reforma reale në PD. Kjo do të thotë se, ai që do të vijë në krye të PD-së, nuk duhet të jetë njëri prej tyre, por një figurë e pa konsumuar, që i takon një gjenerate të re, jo dhe aq nga mosha, se sa nga mendësia e të bërit një lidershipi ndryshe. Pasi vetëm lidershipi ndryshe, do të sjellë ndryshimin dhe transformimin që duam të shohim të gjithë, si në PD, ashtu edhe në Shqipëri.  

Copyright © MetropolPost.al

Tags: doreheqja e BashesIris Halililidershiplidershipi shqiptarLulezim Bashapost-zgjedhjetRamaSali Berisha
Shkrimi Paraardhës

Akuzat e Gazment Bardhit për blerje votash përmes legalizimit, reagon Balluku: “Nuk ia zgjidh dot hallin, se e ka në Shqup”

Shkrimi Pasardhës

Indi/ rekord i ri viktimash kovid-19

Shkrime të Tjera

“Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton  zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”
Lajme

“Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

18 Maj, 2025
Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”
Parlamentaret 2025

Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

13 Maj, 2025
“Po nxirre atë të shkretin jatagan”/ Vazhdon dialogu i “dashurisë” Basha-Rama. Rama: “M’foli zemra”
Politikë

“Po nxirre atë të shkretin jatagan”/ Vazhdon dialogu i “dashurisë” Basha-Rama. Rama: “M’foli zemra”

27 Mars, 2025
Parlamentaret 2025/ Lista e mbyllur e PD-së që ngjalli aq shumë zemëratë mes demokratëve
Parlamentaret 2025

Parlamentaret 2025/ Lista e mbyllur e PD-së që ngjalli aq shumë zemëratë mes demokratëve

12 Mars, 2025
Rama në takimin me kryesinë e PS-së: këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, për hir të ndryshimeve gjeopolitike
Lajme

Rama në takimin me kryesinë e PS-së: këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, për hir të ndryshimeve gjeopolitike

10 Mars, 2025
PD kërkon hetimin e Delina Ficos. “Të hetohet veprimtaria e saj nëpërmjet OJF-ve brenda dhe jashtë vendit”
Lajme

PD kërkon hetimin e Delina Ficos. “Të hetohet veprimtaria e saj nëpërmjet OJF-ve brenda dhe jashtë vendit”

22 Shkurt, 2025
Arrestimi i Veliajt, Rama i prekur: “Lanë pa drejtim një kryeqytet me 1 milionë banorë dhe një fëmijë 6 vetëm”
Politikë

Arrestimi i Veliajt, Rama i prekur: “Lanë pa drejtim një kryeqytet me 1 milionë banorë dhe një fëmijë 6 vetëm”

11 Shkurt, 2025
Arrestimi i Veliajt, reagon Basha: “Përshëndes SPAK-un…
Lajme

Arrestimi i Veliajt, reagon Basha: “Përshëndes SPAK-un…

10 Shkurt, 2025
Berisha mesazh urimi Trumpit: “Kthimi juaj shënon fundin e Sorosit dhe axhendës së tij”
Politikë

Berisha mesazh urimi Trumpit: “Kthimi juaj shënon fundin e Sorosit dhe axhendës së tij”

22 Janar, 2025

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Iu bë publike videoja erotike në zyrë, jep dorëheqjen Safet Gjici: “Ishte kurth nga kundërshtarët e mi politikë”

    Iu bë publike videoja erotike në zyrë, jep dorëheqjen Safet Gjici: “Ishte kurth nga kundërshtarët e mi politikë”

    33 shpërndarje
    Share 13 Tweet 8
  • Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    0 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Pjata e Pashkës/ Brinjë qingji në furrë, me patate

    28 shpërndarje
    Share 11 Tweet 7
  • Ndahet nga jeta Gulielm Radoja. Kinemaja shqiptare në zi (foto)

    14 shpërndarje
    Share 6 Tweet 4
  • Restoraflor: çelësi për një aparat tretës të shëndetshëm dhe imunitet të fortë

    16 shpërndarje
    Share 6 Tweet 4

Lajmet e fundit

“Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton  zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

“Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

18 Maj, 2025
Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

18 Maj, 2025
Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

13 Maj, 2025
“Zgjedhjet bëhen për të ofruar zgjidhje. 11 maji e humbi këtë shans”/ Nga Afrim Krasniqi

“Zgjedhjet bëhen për të ofruar zgjidhje. 11 maji e humbi këtë shans”/ Nga Afrim Krasniqi

13 Maj, 2025
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In