E enjte, 21 Nëntor, 2024

Rregullat e Privatësisë

Mbrojtja e të dhënave tuaja, është përparësia jonë

Sa më poshtë shpjegohet se si do të përpunohen të dhënat personale, që do mblidhen përmes kësaj faqeje në internet (https://www.metropolpost.al).

Rreth nesh

Ne jemi portali Metropolpost.al, me me seli në Tiranë.

Adresa e faqes sonë në internet është: https:// www.metropolpost.al

Cilat të dhëna personale mbledhim dhe përse i mbledhim?

  1. Komentet:

Kur vizitorët lënë komente në sajt, ne grumbullojmë të dhënat e paraqitura në formularin e komenteve, adresën IP të vizitorit, si dhe rreshtin e kodit të përdoruesit në shfletues (browser), në mënyrë që ta kemi sa më të lehtë zbulimin e postës së bezdisshme.

Një rresht kod i krijuar nga adresa juaj e imejlit (i quajtur hash) mund t’i ofrohet shërbimit Gravatar, për të parë nëse po përdorni atë.

Politika e privatësisë së shërbimit Gravatar, gjendet  këtu: https://automattic.com/privacy/. Pas miratimit të komentit tuaj, fotografia e profilit tuaj do jetë e dukshme për publikun, aty ku keni komentuar.

  • Media:

Nëse ngarkoni imazhe, duhet t’i shmangni imazhet që kanë të përfshirë të dhënat e pozicionit të ngulitur (GPS EXIF). Vizitorët faqes mund t’i shkarkojnë ato dhe të nxjerrin prej tyre çdo të dhënë për vendndodhjen tuaj.

  • Format e kontaktit: Në këtë faqe internet, ne i ruajmë të dhënat e përdoruesve paraqitur përmes formularëve të kontaktit, së bashku me informacionet metadata, duke përfshirë të dhënat  kohore, adresën IP të burimit dhe kodin e përdoruesit në shfletues (browser). Ndërkaq, shërbimet e palëve të treta, mund të mbledhin informacione për vizitorët e ndryshëm në  faqe. Aktualisht në faqen tonë, përdorim Google Analytics.

Për të menaxhuar dorëzimin e formave të kontaktit, ne përdorim shtojcën “Forma e Kontaktit 7”.  Informacioni dërgohet si mesazhe imejli,  ku vetëm disa të zgjedhur mund të kenë qasje. Informacioni ruhet gjithashtu edhe në bazën e të dhënave në serverin tonë të pritjes, për qëllime rezervë dhe referencë në të ardhmen. 

  • Cookies: Nëse lini një koment në faqen tonë, ju mund të zgjidhni si ta ruani emrin tuaj, adresën e emailit dhe faqen e internetit në cookie. Ato janë për lehtësinë tuaj, kështu që ju nuk keni nevojë të rishkruani detajet tuaja kur lini ndonjë koment tjetër. Cookie-t zgjasin për një vit.

Nëse vizitoni faqen tonë, ne do vendosim një cookie të përkohshme, për të përcaktuar nëse shfletuesi (browser-i) juaj i pranon cookie-t. Ky cookie nuk përmban të dhëna personale dhe fshihet kur shfletuesi është i mbyllur.

Kur të identifikoheni, do të vendosim gjithashtu disa cookies, për të ruajtur informacionin  me të cilin hyni. Cookie-t e hyrjes zgjasin dy ditë dhe cookie-t e opsioneve të ekranit për një vit. Nëse zgjidhni “Më mbaj mend”, identifikimi juaj do të vazhdojë për dy javë. Nëse dilni nga llogaria juaj, cookie-t e hyrjes do të hiqen.

Përmbajtja e integruar nga faqet e tjera të internetit

Artikujt në këtë faqe mund të përfshijnë përmbajtje të ngulitur (p.sh. video, imazhe, artikuj, etj.). Përmbajtja e ngulitur nga faqet e tjera të internetit, jepet saktësisht sikur vizitori ta ketë vizituar në faqen tjetër të internetit.

Këto faqe mund të mbledhin të dhëna për ju, të përdorin cookie-t, të përfshijnë ndjekjen shtesë të palëve të treta dhe të monitorojnë bashkëveprimin tuaj me atë përmbajtje të ngulitur, përfshirë ndjekjen e ndërveprimit tuaj me përmbajtjen e ngulitur, nëse keni një llogari dhe qasje në atë faqe interneti.

Të dhënat analitike

Ne aktualisht në këtë faqe web-i përdorim Google Analytics.

Me kë i ndajmë të dhënat tuaja?

Ne nuk i ndajmë në mënyrë aktive të dhënat tuaja me askënd. Ne përdorim shtesa, që mund të dërgojnë në mënyrë anonime të dhëna.

Sa kohë i mbajmë të dhënat tuaja

Ne nuk vendosim një afat të caktuar kohor për ruajtjen e informacionit, sepse na nevojiten për referencë në të ardhmen. Nëse dëshironi që informacioni juaj të hiqet nga baza e të dhënave tona, ju lutemi na kontaktoni. Ne do ta heqim atë, sa herë që ka dyshime për privatësinë tuaj.

Nëse lini një koment, komenti dhe metadata e tij mbahen pafundësisht. Në këtë mënyrë, ne mund të njohim dhe aprovojmë automatikisht çdo koment pasues.

Për përdoruesit që regjistrohen në faqen tonë të internetit (nëse ka), ne gjithashtu ruajmë informacionin personal që ata ofrojnë në profilin e tyre të përdoruesit. Të gjithë përdoruesit mund të shikojnë, modifikojnë ose fshijnë informacionin e tyre personal në çdo kohë (përveçse nuk mund të ndryshojnë emrin e tyre si përdorues). Administratorët e faqes në internet, mund të shohin dhe modifikojnë gjithashtu këtë informacion.

Çfarë të drejtash keni për të dhënat tuaja

Nëse keni një llogari në këtë faqe ose keni lënë komente, mund të kërkoni të merrni një skedar të eksportuar të të dhënave personale që kemi në lidhje me ju, përfshirë gjithë të dhënat që na keni dhënë. Mund të kërkoni gjithashtu që t’i fshini të gjitha të dhënat personale që disponojmë. Kjo nuk përfshin të dhëna që na kërkohet t’i ruajmë për qëllime administrative, ligjore ose sigurie.

Ku  i dërgojmë ne të dhënat tuaja?

Serverat e faqes sonë menaxhohen nga Contabo.com

Komentet e vizitorëve mund të kontrollohen përmes një shërbimi automatik të zbulimit të spamit.

Komentet: Çdo koment i postuar në faqen e internetit, do të miratohet më parë nga një operator  i  faqes,  para se të publikohet.

Kontaktet:

E-mail: [email protected]

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.