E hënë, 8 Qershor, 2026
Vendi

Rama njofton për rimbursimin e trajtimit ambulator ndaj covid-19 në banesë: “Mund ta merrni kollaj nga e-albania”

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kryeministri Rama e ka nisur javën duke njoftuar qytetarët se pagesa e rimbursueshme për trajtimin ambulator në shtëpi nga covid 19, mund të merret tashmë shumë lehtësisht, onlajn. “Mirëmëngjes, shkruan kryeministri në faqen e tij në fejsbuk, me rinjoftimin se përmes aplikimit në E-albania mund të merret krejt kollaj paketa 100% e rimbursueshme për trajtimin ambulator anti-Covid19 në banesë:  https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…

Kujtojmë që kjo paketë, përmban dy skema të miratuara nga Komisioni Teknik i Ekspertëve: Skema 1, forma e lehtë e prekjes nga infeksioni 1.650 lekë dhe Skema 2, forma e mesme e prekjes nga infeksioni, 10.900 lekë.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top