• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E mërkurë, 7 Janar, 2026
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    Cilat janë akuzat e SHBA kundër Maduros?

    Cilat janë akuzat e SHBA kundër Maduros?

    Kina i kërkon SHBA-së të lirojë menjëherë Maduron

    Kina i kërkon SHBA-së të lirojë menjëherë Maduron

    Kush është Cilia Flores,  gruaja e Maduros që u arrestua së bashku me të?

    Kush është Cilia Flores, gruaja e Maduros që u arrestua së bashku me të?

    Arrestimi i Maduros nga SHBA/ Çfarë ndodh më pas?

    Arrestimi i Maduros nga SHBA/ Çfarë ndodh më pas?

    Kush është Nicolás Maduro dhe pse e kapi Trump?

    Kush është Nicolás Maduro dhe pse e kapi Trump?

    Mirlinda Karçanaj në SPAK, ja çfarë deklaroi për Agasin dhe Ballukun në SPAK

    Mirlinda Karçanaj në SPAK, ja çfarë deklaroi për Agasin dhe Ballukun në SPAK

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    “Nxënësve u uroj ta shohin çdo mësues që pranon byzylyqe, unaza e brekë, si legen”. Mesazhi i Artan Fugës, për  Ditën e Mësuesit*

    Artan Fuga: “Sa i gjorë është publiku shqiptar!”

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Libra

Përkthimi më i mirë i vitit, përkthyesja Milena Selimi: “Gospodinovi një Prust i Lindjes. Çmimi, një vlerësim nga Atdheu…”/ Intervistoi Albana Nexhipi Lekaj

nga MetropolPost
13 Dhjetor, 2024
në Libra, Libraria
Përkthimi më i mirë i vitit, përkthyesja Milena Selimi: “Gospodinovi një Prust i Lindjes. Çmimi, një vlerësim nga Atdheu…”/ Intervistoi Albana Nexhipi Lekaj
2
SHPERNDARJE
57
SHIKIME

METROPOLPOST.AL: E dashur Milena, sapo ke fituar çmimin si përkthyesja më e mirë në Panairin e 27 të Librit me librin “Kohëstrehim” të Georgi Gospodinov. Çfarë do të thotë ky çmim për ty?

MILENA SELIMI, PËRKTHYESE:  Në çastin e parë mendova, ky është një vlerësim nga Atdheu im për një kontribut timin nga Mëmëdheu. E vërtetë që ashtu ndihem, një njëri dy kulturash, që përpiqem modestisht t’i sjell lexuesit shqiptar autorët më të mirë nga Bullgaria dhe Ballkani. Ky çmim erdhi në një garë me emra të njohur kolegësh të përkthimit,  Sokol Çunga, Romeo Çollaku, Edon Qesari, Lindita Gjetani, që garonin me emra të njohur autorësh, kështu që çmimi merr edhe më shumë shije fitoreje. Po aq  i rëndësishëm ishte dhe ‘dorëzimi i kurorës’ nga Günter Grass tek Georgi Gospodinov, nga përkthimi magjik i Anna Koves me romanin “Daullja prej llamarine” tek “Kohëstrehim”.  

“Në diplomaci mund të ketë një gjuhë universale, por në letërsi s’është e nevojshme. Këtu del roli i përkthyesit të mirë. I interpretit të mirë. Ai merr një krijim dhe e rishkruan në gjuhën tjetër, duke e transportuar në gjuhën dhe frymën e kombit-marrës“

METROPOLPOST.AL/ Vijmë tek libri me të cilin e fitove këtë çmim, “Kohëstrehim”, një titull i botuar për herë të parë në 2020-n, që në fakt ka fituar disa çmime të rëndësishme, si Booker Prize, Strega etj. Pse duhet ta lexojmë këtë libër? Çfarë ka për t’u thënë shqiptarëve një autor bullgar?

MILENA SELIMI, PËRKTHYESE:  Autori e shkroi këtë vepër nisur nga ndjesia se diçka kishte shkuar keq në kohë. Shpërbërja e botës me cënimin e populizmit dhe luajtjen e kartës së ‘të kaluarës së madhe’ në SHBA dhe në Evropë e nxiti dhe provokoi autorin. Brexit ishte shkas tjetër. Në roman flitet për kohën e komunizmit dhe një sistem që shiti  “të ardhme të ndritur”. Këtu historitë mes Shqipërisë dhe Bullgarisë janë të afërta.  Sot aksionet janë zhvendosur dhe populistët në Europë  po shesin një  “të kaluar të ndritshme”. Kjo është arsyeja pse autori na rrëfen këtë histori për pandeminë e  së shkuarës dhe armatosjen e nostalgjisë, referendumet për të shkuarën, të ndërmarra nga çdo vend evropian. Në të tashmen që përshkruan narratori, kombet kanë vendosur të kthejnë orën pas. Meqë një Europë e së ardhmes nuk është më e mundur, le të zgjedhim një Europë të së shkuarës.  

Si mund të jetohet me një mungesë kuptimi dhe të ardhmeje? Çfarë bëjmë kur na ka përfshirë pandemia e së shkuarës? Kapitulli i fundit i romanit përshkruan se si e shkuara vjen në jetë: trupat dhe tanket e grumbulluara për të rikrijuar fillimin e Luftës së Dytë Botërore pushtojnë papritur territorin e vendit fqinj. Romani u botua në bullgarisht në vitin 2020, ndërsa u shkrua midis Brex-itit dhe luftës së Ukrainës.  

“Duhet theksuar fort se përkthyesi në Shqipëri është në një përpjekje të vazhdueshme mbijetese. Sa kohë do të ekzistojnë pagesat e ulëta për përkthyesin, redaktorin, korrektorin, dizajnin, po aq kohë do të gjejmë në treg edhe përkthime të rëndomta”

Titulli i romanit “Kohëstrehim” është një neologjizëm në bullgarisht.

Gjendet mirë në paqartësinë e tij: strehimi nga koha dhe strehimi brenda kohës. Të dyja janë tërheqëse, por të pamundura. Nostalgjia dikur ndihej si një burim ikjeje e padëmshme dhe ushqim i rastësishëm. Ajo ka filluar të duket si një lëndë djegëse fosile, duke e shkurtuar të ardhmen tonë ndërsa digjet

METROPOLPOST.AL: Ka përkthyesja Milena Selimi meraqe lidhur me përkthimin? Çfarë do të thotë për Milenën “të përkthesh mirë”? A ka sipas saj përkthime jo të mira, siç gjykohen rëndom përkthimet shqipe prej atyre që nuk janë të fushës?  

MILENA SELIMI, PËRKTHYESE: Le të kujtojmë këtu hipotezën e Sapir-Whorf – çdo gjuhë lind mënyra të ndryshme mendimi dhe prej andej – frymë shpirtërore të ndryshme. Kështu – unë i mbetem mendimit për ruajtjen dhe pasurimin e vazhdueshëm të gjuhëve të ndryshme në letërsi. Në diplomaci mund të ketë një gjuhë universale, por në letërsi s’është e nevojshme. Këtu del roli i përkthyesit të mirë. I interpretit të mirë. Ai merr një krijim dhe e rishkruan në gjuhën tjetër, duke e transportuar në gjuhën dhe frymën e kombit-marrës. Ai krijon një vepër të re-por kjo vepër e re, natyrisht mban frymën  e origjinalit, ashtu siç mund të  pasqyrohej kjo frymë në botën gjuhësore të kombit tjetër.

Shkrimtari duhet të shkruajë në gjuhën e vet. Dhe të përpiqet që kjo gjuhë të pasurohet sa më shumë. Ndërsa përkthyesi të bëjë të mundur që vepra e përkthyer të pasurojë edhe gjuhën e vendit ku përkthehet-sepse idetë, të mëkuara nga shpirti i një populli (falë gjuhës dhe kulturës së tij të veçantë), nëse përkthehen saktë – do të jenë një risi e mrekullueshme, për kulturën dhe gjuhën ku hyjnë pas përkthimit.

Duhet theksuar fort se përkthyesi në Shqipëri është në një përpjekje të vazhdueshme mbijetese. Në Shqipëri rriten çmimet e kastravecit dhe letrës higjenike, por jo tarifat për përkthyesin letrar. Politikat e librit dhe institucionet përkatëse të kulturës kanë investuar shumë pak përsa i përket fuqizimit dhe vlerësimit financiar të përkthyesit, aq më shumë kur flasim për gjuhë të ballkanike. Sa kohë do të ekzistojnë pagesat e ulëta për përkthyesin, redaktorin, korrektorin, dizajnin, po aq kohë do të gjejmë në treg edhe përkthime të rëndomta.  

METROPOLPOST.AL: “Kohëstrehim” nuk është i vetmi libër që ke përkthyer prej Gospodinovit. Cilët janë titujt e tjerë dhe përse letërsia që na ofron ky autor bashkëkohor, është një letërsi e mirë për t’u përvetësuar?  

MILENA SELIMI, PËRKTHYESE: Unë kam përkthyer në shqip edhe romanin “Fizika e Trishtimit”, të autorit Georgi Gospodinov, që vinte pas “Roman Natyral”, përkthyer nga mamaja ime, Janka Selimi. Tashmë kam nisur punën për romanin e tij të radhës , Kopshtari dhe Vdekja”, i cili, jo më larg se dje u nderua me çmimin kombëtar të letërsisë “Helikon” në Bullgari, çmim, të cilin çuditërisht Gospodinovi nuk e kishte marrë nga vendi i tij edhe pas më shumë se 25 vitesh krijimtari dhe çmimesh ndërkombëtare.  

“I vërtetë në formë, Gospodinov gjen humorin në zymtësi… Ky roman mund të ishte një lojë intelektuale e zgjuar, me koncept të lartë, me pak investime emocionale, por Gospodinov është një shkrimtar që shkruan me dashuri dhe mjeshtëri të lartë”- shkruan The Guardian.

La Repubblica e quan “Një Proust nga Lindja”, ndërsa tregimtari i tij ka lidhje të ngushtë me vetë Gospodinovin: një bullgar, i lindur në vitin 1968, për të cilin fundi i komunizmit mbetet, siç mbetet në mënyrë fantazmë në këtë roman, një pikë takimi e së shkuarës dhe së tashmes. Dashuria e tij për atë periudhë është e sinqertë por edhe pa iluzion. Ai mund të nxjerrë karaktere plotësisht dimensionale nga detajet e thyera, të kujtimeve të tyre të thyera.

Gospodinov është një shkrimtar europian, që shkruan me ngrohtësi, ndjeshmëri dhe thellësi për njeriun. Ai përpiqet përmes historive të tij, siç e thotë edhe vetë, “të shtyjë fundin e  botës” duke treguar histori, që kapërcejnë kufijtë e gjuhës përmes përkthyesit.  Kalimet e tij – mes humorit dhe trishtimit, situatës absurde dhe tragjedisë, patosit dhe vëzhgimit ironik – nuk janë kurrë penguese për lexuesin.

©MetropolPost.al

Tags: 2024Albana Nexhipi LekajGeorgi GospodinovletërsiMetropolPost.alMetroPost.alMilena SelimiPërkthimi më i mirë i vitit
Shkrimi Paraardhës

“Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

Shkrimi Pasardhës

Redaksionale/ Parashqevi Simaku si simbol i trishtë i brezit të vjetër të artistëve shqiptarë. Nga Albana Nexhipi Lekaj

Shkrime të Tjera

Kina i kërkon SHBA-së të lirojë menjëherë Maduron
Bota

Kina i kërkon SHBA-së të lirojë menjëherë Maduron

5 Janar, 2026
Kush është Cilia Flores,  gruaja e Maduros që u arrestua së bashku me të?
Bota

Kush është Cilia Flores, gruaja e Maduros që u arrestua së bashku me të?

5 Janar, 2026
Yjet e 2026-s: ja të mirat që gëzon çdo shenjë. Nga Meri Gjini
Horoskopi

Yjet e 2026-s: ja të mirat që gëzon çdo shenjë. Nga Meri Gjini

5 Janar, 2026
Ben Blushi: “…Skënderbeu po më përdor për të shkruar një thirrje…” / Ja cilat teza duhen debatuar nga romani i tij më i fundit “Jam mysliman”
Kritikë

Ben Blushi: “…Skënderbeu po më përdor për të shkruar një thirrje…” / Ja cilat teza duhen debatuar nga romani i tij më i fundit “Jam mysliman”

9 Dhjetor, 2025
Publikohet për herë të parë varianti i plotë i “Skënderbeiadës” së Margherita Sarrocchit. Vepra nën kujdesin e  studiueses Olimpia Gargano
Kulturë

Publikohet për herë të parë varianti i plotë i “Skënderbeiadës” së Margherita Sarrocchit. Vepra nën kujdesin e studiueses Olimpia Gargano

19 Nëntor, 2025
EDITORIAL/ Hapet Panairi i 28 i Librit. Asnjë nga krerët e kulturës në vend i pranishëm/Nga Albana Nexhipi Lekaj
Editorial

EDITORIAL/ Hapet Panairi i 28 i Librit. Asnjë nga krerët e kulturës në vend i pranishëm/Nga Albana Nexhipi Lekaj

12 Nëntor, 2025
“Analfabetizmi funksional dhe dëmi i pariparueshëm që po u bëhet brezave”, nga Albana Nexhipi Lekaj
Analiza

“Analfabetizmi funksional dhe dëmi i pariparueshëm që po u bëhet brezave”, nga Albana Nexhipi Lekaj

5 Nëntor, 2025
Ç’është “Poseidoni”, droni nënujor me energji bërthamore, që Putin e quan “të pakrahasueshëm”?
Bota

Ç’është “Poseidoni”, droni nënujor me energji bërthamore, që Putin e quan “të pakrahasueshëm”?

4 Nëntor, 2025
Horoskopi nga Meri Gjini: Ja ç’na sjellin planetet për Nëntorin
Horoskopi

Horoskopi nga Meri Gjini: Ja ç’na sjellin planetet për Nëntorin

3 Nëntor, 2025

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Yjet e 2026-s: ja të mirat që gëzon çdo shenjë. Nga Meri Gjini

    Yjet e 2026-s: ja të mirat që gëzon çdo shenjë. Nga Meri Gjini

    11 shpërndarje
    Share 4 Tweet 3
  • Vajza e Hygerta Sakos mbush 18 vjeç, ja urimi i saj

    14 shpërndarje
    Share 6 Tweet 4
  • Kush është Cilia Flores, gruaja e Maduros që u arrestua së bashku me të?

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Balla dhe Balluku shijojnë fitoren, publikojnë foto me fëmijët e tyre

    71 shpërndarje
    Share 28 Tweet 18
  • Iu bë publike videoja erotike në zyrë, jep dorëheqjen Safet Gjici: “Ishte kurth nga kundërshtarët e mi politikë”

    40 shpërndarje
    Share 16 Tweet 10

Lajmet e fundit

Cilat janë akuzat e SHBA kundër Maduros?

Cilat janë akuzat e SHBA kundër Maduros?

5 Janar, 2026
Kina i kërkon SHBA-së të lirojë menjëherë Maduron

Kina i kërkon SHBA-së të lirojë menjëherë Maduron

5 Janar, 2026
Kush është Cilia Flores,  gruaja e Maduros që u arrestua së bashku me të?

Kush është Cilia Flores, gruaja e Maduros që u arrestua së bashku me të?

5 Janar, 2026
Yjet e 2026-s: ja të mirat që gëzon çdo shenjë. Nga Meri Gjini

Yjet e 2026-s: ja të mirat që gëzon çdo shenjë. Nga Meri Gjini

5 Janar, 2026
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In