• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E hënë, 10 Nëntor, 2025
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    Pas vendimit të Kushtetueses reagon Veliaj: “Do kërkoj pa u ndalur të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar”

    Dosja  Balluku: “Kur do ta bëjnë kompaninë”? “Po pret letrat e ASL dhe do e regjistojë”

    Vazhdon zbardhja e dosjes së Ballukut për Llogaranë: “Më jep afatet nëse e shpallim nesër”. “Duhet ta rishpallim përnjëherë, që t’i djegim afatet e ankimimit në Gjykatë”

    “Analfabetizmi funksional dhe dëmi i pariparueshëm që po u bëhet brezave”, nga Albana Nexhipi Lekaj

    Dosja Balluku, Gazmend Bardhi publikon pjesë të saj: “I tronditur”

    Ndahet nga jeta Dick Cheney zëvendëspresidenti i Bushit, që udhëhoqi luftën ndaj terrorrit pas 11 shtatorit

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    “Nxënësve u uroj ta shohin çdo mësues që pranon byzylyqe, unaza e brekë, si legen”. Mesazhi i Artan Fugës, për  Ditën e Mësuesit*

    Artan Fuga: “Sa i gjorë është publiku shqiptar!”

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Opinion

Një shkrim ndryshe prej Artan Lames: “KTHIM – V/ Natyra mban shënim”

nga MetropolPost
18 Mars, 2021
në Opinion
Një shkrim ndryshe prej Artan Lames: “KTHIM – V/ Natyra mban shënim”
5
SHPERNDARJE
157
SHIKIME

Një shkrim ndryshe prej Artan Lames, i është shfaqur sot publikut në faqen e tij në fejsbuk, me titullin “Kthim-V, Natyra mban shënim”, ku ajo që të bie në sy, ndryshe tash e disa vite mungese të tijën në publicistikë, është reflektimi i Lames mbi shkatërrimin që njerëzimi i ka bërë e po i bën natyrës, dhe kostot që këtij të fundit do t’i duhet të paguajë. A nuk është marrëzi që ende të quajmë “zhvillim” mbulimin e tokës me beton, me parimin naivo-idiot që ndryshe “rri kot gjithë ky vend”. E kam dëgjuar në variante të ndryshme dhe gjuhë të ndryshme këtë frazë, shkruan Lamja në shkrimin e tij.

Sa më poshtë, shënimi i plotë i Lames.

Sipas adetit, çdo vit në ditën e rikthimit që andej prej nga rrallë kthehet kush, ulem të shkruaj e flas me veten. Mirëpo, në vitin e dytë të pandemisë që po rrallon njerëzinë, të zësh e të flasësh për hallin tënd është ca meskine, ndaj edhe po i mbahem rrymës.

S’ka ca ditë që ne shqiptarët “festuam” vitin e parë të pandemisë. Ca kombeve të tjera u ra kjo “festë” në shkurt e ca të tjerëve në janar, me në krye kinezët qe kjo festë makabre u ra që në dhjetor. Mirëpo pavarësisht kësaj, si me një gojë, të gjithë njëzëri që në 1 janar, teksa uronim njëri-tjetrin për Vitin e ri 2021, shanim e mallkonim vitin që shkoi, vitin 2020.

Nuk mallkohen vitet, se vitet janë dhuratë e Zotit a e Natyrës, si të duam. Nuk i bën Natyra vitet të mira a të liga, ajo veç na i dhuron t’i jetojmë në këtë botë që edhe atë na i ka dhuruar po ajo, Natyra.

Dhe kur viti na del i keq, se ka luftë, përmbytje, tërmet, epidemi, a dreqi e di ç’tjetër e keqe, për këtë faji nuk është i Natyrës, por i joni, i banorëve njerëzorë të Tokës që, me arrogancën dhe makurëtinë tonë, kemi harruar se jemi veç një prej miliona specieve që e banojnë globin e mrekullueshëm.

Luftën nuk e sjell natyra, por ne njerëzit, që nuk gjejnë karar të rrojnë në paqë me njëri-tjetrin.  Përmbytjet nuk i sjell natyra, por ne njerëzit, që i zëmë fytin lumejve dhe ndryshojmë klimën dhe pastaj na vjen keq kur del uji e na mbyt. Tërmetet… ah po, tërmetet i sjell natyra. Por tërmeti vetë nuk vret. Vrasin tullat e copat e betonit, që ne njerëzit vazhdojmë makutërisht t’i ngremë lart e më lart mbi kokë. Epidemia nuk përhapet dot po të mos prodhonim ne njerëzit lloj-lloj variacionesh gjenetike dhe të mos shtoheshim pa prajtur sa, duke qenë ngjitur e ngjitur, të mos bëjmë që viruset të përhapen rrufeshëm. Shoqërinë e konsumit nuk e ka shpikur natyra, por ne njerëzit, që po presim pa mëshirë degën ku jemi ulur prej dyqind vjetësh. Natyra e ka programuar evolucionin e jetës së gjallë mbi një parim bazë, atë të kursimit të energjisë. Ky është ligj i natyrës, na pëlqen apo jo nuk ndryshon asgjë. Dhe pastaj çuditemi kur Natyra në dërgon sinjale me mënyrën e saj dhe na jep paralajmërime me gjuhën e saj. Ne kemi shpikur gjuhët tona, ndërsa Natyra ka gjuhën e saj të përjetshme, që ne nuk po duam ta kuptojmë.

A nuk është çmenduri që çdo vit qindramilionë njerëz të lenë shtëpitë e tyre dhe të udhëtojnë mijëra kilomentra për të shkuar e për t’u ngrohur nëpër plazhe ekzotike?! Dhe e gjitha kjo duke i thithur tokës edhe pikën e fundit të naftës për t’i transportuar këto masa gjigande mishi njerëzor, veç për t’u zdërhallur në diell, miliona barqe e mishra anekënd plazheve të globit.

A nuk është marrëzi që të ngresh fruta ekzotikë nga Amerika Latine, t’i hipësh në avion t’i sjellësh në Evropë, t’i mbash në frigorifer që harxhon paprajtun amoniak dhe, e gjitha kjo, që t’ia vërë në tavolinë dashnores një halabak në një klub të Tiranës, Beogradit apo Athinës?! Dhe e gjitha kjo, duke djegur naftë që Natyrës i janë dashur miliona vjet për t’a prodhuar.

A nuk është çmenduri të mbështjellësh një hot dog me letër alumini, alumin që prodhohet duke hapur kariera gjigande në shkretëtirat e Australisë, nga nxirren male minerali që transportohen me trena kilometrikë, për t’u shkrirë në megafurrnalta që gllabërojnë miliona vat energji elektrike dhe pastaj për ta transportuar me anije gjigande çeliku që shpenzojnë 2 ton naftë në orë deri në Europë!? Në fund të gjithë këtij cikli konsumi të çmendur energjie, kjo bëhet që dikush të fusë në bark një copë bukë, që deri para 200 vjetësh thjesht do ta mbështillte me një gjethe rrushi. Diferenca e kostos në kurriz të Natyrës, midis letrës së aluminit dhe gjethes së rrushit, është miliona herë!!! Do vinte një ditë që Natyra do të na i paraqiste llogarinë që duhet të paguajmë. Më ngjan se kjo ditë po vjen.

A nuk është marrëzi që ende të quajmë “zhvillim” mbulimin e tokës me beton, me parimin naivo-idiot që ndryshe “rri kot gjithë ky vend”. E kam dëgjuar në variante të ndryshme dhe gjuhë të ndryshme këtë frazë.

A nuk është idiotësi që, me karburant që është dashur miliona vjet të krijohet dhe miliarda dollarë për ta nxjerrë, të lëvizet një makinë që peshon 2 ton për të spostuar një trup mishi që peshon 100 kg që do të shkojë nga pika A më Pikën B, ku është një palestër ku ky njeriu kalon 2 orë në biçikletë për të ulur mbipeshën, mbipeshë që nuk do ta kishte po të ecte në këmbë!

A nuk marrëzi e trishtueshme kur gazetarët e quajnë zgjidhje të madhe faktin që disa ndërmarrje në Itali që më parë prodhonin për turizmin, tani me shpejtësi ja dolën të konvertohen në prodhuese maskash! Pra njerëzit nuk mbeten pa punë, sepse tani do të prodhojnë maska! Ashtu si dikur prodhoheshin luftra për të mos lënë pa punë punëtorët e fabrikave të municionit.

Florida është një tokë kënetore e një ekosistemi të krijuar prej miliona vjetësh dhe është një mrekulli e universit se si qëndron në ekujlibër prej miliona vjetësh pa u ndryshuar. Tani shkojmë ne dhe e mbushim me vila pensionistësh dhe dashnorësh pasunarë, që pastaj përballen me problemin e aligatorëve që ju prishin qetësinë, duke bërë atë që kanë bërë për miliona vjet, të përpiqen të vijnë vërdallë aty ku kanë qenë që kur ende ishin dinosaurët. Zgjidhja: çdo vit vriten me plumb kokës mijëra aligatorë, që pensionistët të vazhdojnë të pensionojnë dhe dashnorët të seksojnë në qetësi. Dhe pastaj pretendojmë që Natyra të mos mbajë shënim!

Kaq të pamundur e kemi të kuptojmë që jemi shumë 7,5 miliardë për një glob mbi të cilin e filluam ecjen si një specie e papërfillshme prej vetëm disa mijëra individësh.

Të paaftë të gjejmë rrugëdaljen, përpiqemi thjesht t’ia kalojmë hallin brezit tjetër dhe ndërkaq me infantilitet mundohemi të ngremë teori komploti se dikush me qëllim po na i hedh mbi kurriz pandemitë.

Eh, tani po vjen ai momenti ku zakonisht fillojnë akuzat se, kush e mejton si unë qënkësh kundër zhvillimit, se jam e ç’nuk jam, ndaj po e le me kaq.

Unë po e le me kaq, por halli mbeti ama!

Tags: Artan Lamekostotnatyraopinionshkaterrimi i natyres
Shkrimi Paraardhës

Itali- Shqipëri/ Firmoset marrëveshja për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit. Nis së shpejti zbatimi

Shkrimi Pasardhës

Rama premton 24 orë ujë në fund të mandatit të tretë: “Më në fund uji nuk do përdoret më për fushata elektorale”

Shkrime të Tjera

“Nxënësve u uroj ta shohin çdo mësues që pranon byzylyqe, unaza e brekë, si legen”. Mesazhi i Artan Fugës, për  Ditën e Mësuesit*
Opinion

Artan Fuga: “Sa i gjorë është publiku shqiptar!”

12 Shtator, 2025
Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare
Opinion

Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

3 Korrik, 2025
“Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi
Opinion

Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

28 Mars, 2025
“Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi
Opinion

“Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

17 Mars, 2025
“Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi
Opinion

“Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

13 Mars, 2025
“Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj
Opinion

“Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

12 Mars, 2025
“Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi
Opinion

“Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

19 Janar, 2025
Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga  Flutura Açka
Opinion

Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga Flutura Açka

17 Janar, 2025
“Një lutje Kryeministrit, për pensionistët që mbeten jashtë Paketës së Rezistencës”, nga Irena Beqiraj*
Opinion

Një histori personale – si avantazhi kthehet fare thjesht në disavantazh!/ Nga Irena Beqiraj

15 Dhjetor, 2024

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Vajza e Hygerta Sakos mbush 18 vjeç,  ja urimi i saj

    Vajza e Hygerta Sakos mbush 18 vjeç, ja urimi i saj

    3 shpërndarje
    Share 1 Tweet 1
  • Balla dhe Balluku shijojnë fitoren, publikojnë foto me fëmijët e tyre

    62 shpërndarje
    Share 25 Tweet 16
  • Biskota Red Velvet, për një dhjetor të shijshëm festash

    2 shpërndarje
    Share 1 Tweet 1
  • Meta akuzon Ramën se përdor Lefter Kokën për blerjen e votave: “Ja bizneset me të cilat blihen votat e Durrësit për PS”

    3 shpërndarje
    Share 1 Tweet 1
  • “Parkimi i dyfishtë do të konsiderohet vepër penale”/ Ja masat e ashpra që deklaroi drejtori i Policisë Ilir Proda për funksionimin e sezonit veror

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0

Lajmet e fundit

Pas vendimit të Kushtetueses reagon Veliaj: “Do kërkoj pa u ndalur të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar”

Pas vendimit të Kushtetueses reagon Veliaj: “Do kërkoj pa u ndalur të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar”

7 Nëntor, 2025
Dosja  Balluku: “Kur do ta bëjnë kompaninë”? “Po pret letrat e ASL dhe do e regjistojë”

Dosja Balluku: “Kur do ta bëjnë kompaninë”? “Po pret letrat e ASL dhe do e regjistojë”

5 Nëntor, 2025
Vazhdon zbardhja e dosjes së Ballukut për Llogaranë: “Më jep afatet nëse e shpallim nesër”. “Duhet ta rishpallim përnjëherë, që t’i djegim afatet e ankimimit në Gjykatë”

Vazhdon zbardhja e dosjes së Ballukut për Llogaranë: “Më jep afatet nëse e shpallim nesër”. “Duhet ta rishpallim përnjëherë, që t’i djegim afatet e ankimimit në Gjykatë”

5 Nëntor, 2025
“Analfabetizmi funksional dhe dëmi i pariparueshëm që po u bëhet brezave”, nga Albana Nexhipi Lekaj

“Analfabetizmi funksional dhe dëmi i pariparueshëm që po u bëhet brezave”, nga Albana Nexhipi Lekaj

5 Nëntor, 2025
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In