E dielë, 7 Qershor, 2026
Lajme

“Ndihem shumë mirë. Radhën e ka Saliu, kur të hyjmë tek moshat e tejthyera”. Rama prononcohet pas vaksinimit (video)

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

I pyetur nga gazetarët pas vaksinimit në Air Albania, Rama u shpreh se është një ditë fantastike për faktin se jemi çliruar nga një barrë shumë e madhe, barra e përgjegjesisë që shqiptarët të mbeteshin në radhë, për të mundësuar që Shqipëria që nuk u përfshi në vendet e sigurimit të menjëhershëm të vaksinës,  të fillonte me sa më pak diferencëë në kohë nga ata që marrin vendimet dhe bëjnë furnizimet. Shqiptarët tani mund të rrinë pa ankthin do vijë s’do vijë vaksina… dhe të jenë të sigurt që që vaksina s’ka çip që do t’u futet për të  përgjuar thashethemet që bëjnë kafeneve.

I pyetur për Kosovën ai u shpreh se doza që ne mund t’i japim Kosovës janë simbolike, por është e rëndësishme që ne të mos mendojnë në këtë rast si BE-ja, pra që s’jemi vetëm ne, por janë edhe të tjerët, dhe që Shqipëria e Kosova janë 1, dhe në gëzim e në hall, e ne, nëse nuk ua zgjidhim dot, të paktën tua qajmë.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top