E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Sport

Lamtumirë Maradona: Argjentina tri ditë zi për legjendën e futbollit

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Është ndarë nga jeta ditën e djeshme, në moshën 60 vjeçare, legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona. Autopsia e kryer, ka konfirmuar se vdekja e futbollistit ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak, rreth tri javë pas një operacioni në tru dhe ditëlindjes së tij të 60.

Fotografia e fundit e Diego Maradonës, pas operacionit në tru

Qysh herët në mëngjës, i shoqëruar prej një mase njerëzish që qanin të pikëlluar për humbjen e tij, trupi i futbollistit është shpënë në pallatin presidencial, ku do t’i bëhen homazhet e fundit.

Shumë të tjerë janë grumbulluar ndërkaq rreth stadiumit Buonos Aires, ku Maraona nisi karrierën, duke nderuar humbjen e ikonës së tyre me qirinj, lule, e postera ku spikat numri 10 që Maradona ka mbajtur në fanellën e vet.  

Argjentina ka deklaruar se do të mbajë tre ditë zi për humbjen e futbollistit që bëri histori me lojën  e tij.

\

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top