E martë, 26 Maj, 2026
Kinematografi

Ndahet nga jeta Gulielm Radoja. Kinemaja shqiptare në zi (foto)

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Është ndarë sot nga jeta për shkak të covid-19 aktori i njohur i kinemasë shqiptare, Gulielm Radoja.

Radoja u lind në korrik të 45-s në Shkodër dhe la pas vetes një karrierë brilante si aktor, e cila numëron disa dhjetrëra role, si në teatër ashtu dhe kinematografinë shqiptare, mes së cilave Stefan Bardhin, tek Mësonjëtorja e parë, priftin tek Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, tenente Gurabardhin tek Në fillim të verës, Petro Nini Luarasi-n tek Kush vdes në Këmbë, sipërmarrësin italian tek Gjeneral Gramafoni e mjaft  e mjaft role të tjera.

Humbja e Radojës,  u shtohet një sërë humbjeve  të rëndësishme nga kinematografia shqiptare, si Xhevdet Ferri, Bujar Lako, Shpresa Bërdëllima, Gjergj Xhuvani e shumë të tjerë.

foto © AQSHF

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top