E mërkurë, 3 Qershor, 2026
Politikë

Meta kërkon shtyrjen e afateve të vlefshmërisë së dokumentave të identifikimit: “Askujt s’mund t’i mohohet e drejta e votës…”

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Presidenti Meta ka kërkuar shtyrjen e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit, pasi, sipas tij, rreth 800 mijë personave me të drejtë vote, u skadojnë deri më 25 prill.

Të dashur qytetarë,  shkruan ai,  Nisur nga fakti tepër shqetësues se rreth 800 mijë prej jush, me të drejtë vote, ju skadon afati i vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit deri më 25 prill 2021, i kam kërkuar sot zyrtarisht Kuvendit dhe Qeverisë shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së tyre, deri më 30 prill 2021.

Me qëllim garantimin e së drejtës kushtetuese të çdo qytetari me të drejtë vote për të zgjedhur, u bëj thirrje këtyre institucioneve të marrin në kohë, dhe pa asnjë vonesë, të gjitha masat e nevojshme dhe nismën legjislative përkatëse.

ASKUJT NUK MUND T’I MOHOHET E DREJTA E VOTËS!

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top