E enjte, 28 Maj, 2026
Lajme

Mbërrijnë dhe 60 mijë doza të tjera të Sinovac. Manastirliu sqaron dhe sa pritet të vijnë

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kanë mbërritur ditën e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”  edhe 60 mijë doza Sinovac, pjesë e  pjesë e kontratës së dytë që Shqipëra ka nënshkruar me distributorin e autorizuar të vaksinës Koronavac të Sinovac, të cilat, sipas ministres Manastirliu do ndihmojnë në vaksinimin e mëtejshëm masiv të popullatës.

Bashkë me dozat e mbërritura, tha ajo janë në total 830 mijë doza, të cilat kanë mbëritur dhe janë distribuar dhe administruar në vend, ndërkohë që numri i vaksinimeve është 712 mijë vaksinime dhe më shumë se 212 mije qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë. Mbetet prioritet vaksinimi i popullatës. Tani jemi në grupet plus 60, me fokus tek grupet e riskut. Vijojmë të vaksinojmë sipas programit të kombinuar edhe gjithë punonjësit e fasonerive e gjithashtu edhe punonjësit në strukturat akomoduese, hoteliere, dhe, duke filluar me ardhjen e vaksinave, 500 mijë vaksina të firmosura rishtazi nga qeveria shqiptare, do të vijojmë të vaksinojmë grupet e riskut, duke përfshirë ehe punonjësit në transportin publik.

Situata epidemiologjike siç vlerësohet nga ekspertët është tashmë e normalizuar, pra ka një ulje të qendrueshme të rasteve aktive, kjo falë edhe faktit që vaksinimi masiv ka nisur të japë impaktin, sa u përket uljes së rasteve.

Jemi të vendosur ti bëjmë 1  milionë vaksinime. Nesër mbërrijnë edhe 14 mijë doza  të tjera nga kontrata jonë me Pfizerin dhe nga kontrata e lidhur me BE dhe, brenda maj-qershor, presim të vijnë dhe 40 mijë vaksina AstraZeneca, nga instrumenti COVA

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top