• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E premte, 21 Nëntor, 2025
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    Publikohet për herë të parë varianti i plotë i “Skënderbeiadës” së Margherita Sarrocchit. Vepra nën kujdesin e  studiueses Olimpia Gargano

    EDITORIAL/ Hapet Panairi i 28 i Librit. Asnjë nga krerët e kulturës në vend i pranishëm/Nga Albana Nexhipi Lekaj

    RENDI/ Ministrja Brendshme Koçiu  “Shqipëria vend i sigurt. Tashmë 1 vrasje në dy javë”

    Pas vendimit të Kushtetueses reagon Veliaj: “Do kërkoj pa u ndalur të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar”

    Dosja  Balluku: “Kur do ta bëjnë kompaninë”? “Po pret letrat e ASL dhe do e regjistojë”

    Vazhdon zbardhja e dosjes së Ballukut për Llogaranë: “Më jep afatet nëse e shpallim nesër”. “Duhet ta rishpallim përnjëherë, që t’i djegim afatet e ankimimit në Gjykatë”

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    “Nxënësve u uroj ta shohin çdo mësues që pranon byzylyqe, unaza e brekë, si legen”. Mesazhi i Artan Fugës, për  Ditën e Mësuesit*

    Artan Fuga: “Sa i gjorë është publiku shqiptar!”

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Libra

Letërsia për fëmijë/ Ja ç’i shkruante në ’90-n Odhise Grilloja, Xhahid Bushatit

nga MetropolPost
5 Dhjetor, 2024
në Libra, Libraria, Libri për fëmijë
Letërsia për fëmijë/ Ja ç’i shkruante në ’90-n  Odhise Grilloja, Xhahid Bushatit
1
SHPERNDARJE
22
SHIKIME

Nga arkivi i Xhahid Bushatit

“Të falënderoj, veçanërisht edhe për fjalët e mira që më thua për poemën “Budallushët”. Ta kthefsha me urime në të tilla raste! Është një poemë e shkruar katër vjet më parë, po me që unë jam “prodhimtar” sipas zotit Gaqo Bushaka e jo “cilësor” nuk m’u botua në Sh. B. “N. Frashëri”. Atje botohen vetëm imitacionet e librave “Pantallonat e Sem Derrkucit” dhe “Me doktor Dulitllin” (kovë në të cilët ka pirë ujë “Bubi kaçurrel”… Nejse, më fal se u zgjata.)”/ Odhise K.Grillo

* * *

“I dashur Xhahid me familjen,

e mora letrën tënde të datës 24.8.92 dhe së pari u gëzova që jeni mirë familjarisht (nuk më thua si u bë fëmija që e ke patur sëmurë? Ç’thanë mjekët italianë në Durrës? Qoftë mirë e shëndoshë si kokrra e mollës!); dhe së dyti, se nga dhjetë letra që nisa nëpër rrethe hë për hë vetëm ti më je përgjigjur. Të faleminderit për dashamirësinë dhe për korrektesën.
I mësova ç’më shkruje dhe të faleminderit. Të lutem edhe në emrin e shokëve të interesohesh mos shiten tani gazetat që po hapen shkollat. Gazeta s’ka aktualitet kështu që mund të shitet në çdo kohë.
Të falënderoj, veçanërisht edhe për fjalët e mira që më thua për poemën “Budallushët”. Ta kthefsha me urime në të tilla raste! Është një poemë e shkruar katër vjet më parë, po me që unë jam “prodhimtar” sipas zotit Gaqo Bushaka e jo “cilësor” nuk m’u botua në Sh. B. “N. Frashëri”. Atje botohen vetëm imitacionet e librave “Pantallonat e Sem Derrkucit” dhe “Me doktor Dulitllin” (kovë në të cilët ka pirë ujë “Bubi kaçurrel”… Nejse, më fal se u zgjata.)
Më pyet për librin tënd dhe ke shumë të drejtë. Edhe unë kam dy libra në shtyp prej tre vjetësh. Librat tanë dhe të shumë e shumë të tjerëve (rreth 200 libra) po vegjetojnë në shtypshkronja se s’ka letër, s’ka makineri, s’ka asgjë. Po më tepër s’ka njerëz që të punojnë. Shtypshkronja nuk na i jep po t’i kërkojmë. Po edhe sikur të na i japë, ku do t’i botojmë? Filluan disa shtëpi botuese private mirëpo me tatimet që vuri kohët e fundit Qeveria, me sa duket do të mbyllen (Qeveria kërkon 30% tatimfitim, 15% tatim mbi xhiro etj. Po ç’do të marrë shtypshkronja, shpërndarja, autori, botuesi? Vetëm shtypshkronja kërkon 60%. Më konkretisht: për librin tim ( përshtatje në prozë për fëmijët) “Lahuta e malsisë” të Fishtës, me 110 faqe daktilografike, shtypshkronja kërkon 120 lekë të vjetra për çdo kopje (letrën e ka botuesi). Po të shtosh 100 lekë copa letrën dhe ato që kërkon shteti, shpërndarja, botuesi, autori, rushfetet etj. etj. çmimi shkon 1.000 lekë të vjetra. Kush mund të blejë një libër të tillë? Prandaj edhe botuesi e mban në sirtar dhe bashkë me autorin pret ditë më të mira…
Çfarë të të them veç dhimbjes se nuk do të botojmë dot librat tanë modestë? Po mbase vijnë ditë më të mira dhe për ne që kemi rrogat më të vogla në Republikë. Duhen rrogat e katër shkrimtarëve për të arritur rrogën e një polici! (E di që ai ka vështirësi etj. po jo të arrijë puna gjer këtu… Vëntë dorë Zoti që është në qiell! Le të shpresojmë.)
Kam këtu pakë lekë nga vjersha e parë që t’u botua te “Bota e fëmijëve”. Nuk t’i kam dërguar se nuk e vlen barra qiranë. T’i ruaj dhe do t’i bashkoj me ato të vjershës tjetër. Pastaj t’i dërgoj. Besoj se s’ke ndonjë kundërshtim. Ose kur të vish ndonjëherë eja të takohemi. Më gjen në shtëpi, zakonisht. Të pres se të dua, të respektoj dhe të vlerësoj si mik, si shok dhe si shkrimtar me talent, që nuk shet vargje “moderne” pa asnjë vlerë siç shesin shumë epigonë të Uitmanit etj., dhe që shiten e na i shesin flori 24-karat edhe pse janë pare kallb…
Po ne do të vazhdojmë punën tonë se shkruajmë me shpirt (ashtu siç shkruajmë, se nuk kemi pretendime vetë, ata do të na i japë lexuesi i vogël a i madh… Dhe gjer më sot na i ka dhënë ato që meritojmë. Lexuesit për këtë gëzojnë mirënjohjen tonë, pavarësisht se Lidhja e vjetër dhe e re (s’ndryshojnë fare nga njëra – tjetra) nuk na llogaritin si shkrimtarë. Paçin faqen e zezë dhe u dëgjofshim të mirën. Të keqen nuk ia duam kujt!)
Në familje shumë të fala nga unë dhe nga familja ime. Nuses të fala. Fëmijën e puthim.

Me dashuri:
Odhise Grillo (firma)

Tiranë, 1 shtator 1992
Rr. Gjin Bua Shpata, pallati 7 / 2 – 25, Tiranë”

Tags: letersia për fëmijëOdhise K.GrilloproblemetXhahid Bushati
Shkrimi Paraardhës

Në mes të Romës pa asnjë kacidhe në xhep, policia italiane shpëton gruan shqiptare me 5 fëmijë

Shkrimi Pasardhës

Kuvendi/  Nga “ruse” tek “kone”, ja si degjeneroi debati mes Zhupës dhe Braçes në Parlament

Shkrime të Tjera

No Content Available

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Balla dhe  Balluku shijojnë fitoren, publikojnë foto me fëmijët e tyre

    Balla dhe Balluku shijojnë fitoren, publikojnë foto me fëmijët e tyre

    64 shpërndarje
    Share 26 Tweet 16
  • Vajza e Hygerta Sakos mbush 18 vjeç, ja urimi i saj

    4 shpërndarje
    Share 2 Tweet 1
  • Ylli Manjani: “Pezullimi i Ballukut tentativë për grusht shteti. Nëse kryeministri është i pamundur, pa zv/kryeministër, mbetemi pa qeveri”

    0 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • ARSIMI/ Vjen në Tiranë Helen Lami, ekspertja britanike e kampeve verore

    0 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Kleoniki Surmeli, gruaja e dytë e Ismail Qemalit, nga Lira Gjika

    20 shpërndarje
    Share 8 Tweet 5

Lajmet e fundit

“Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

Ylli Manjani: “Pezullimi i Ballukut tentativë për grusht shteti. Nëse kryeministri është i pamundur, pa zv/kryeministër, mbetemi pa qeveri”

20 Nëntor, 2025
Çështja Balluku, Anila Hoxha: “Akuzohet për tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe projektin e Unazës së Madhe”

Çështja Balluku, Anila Hoxha: “Akuzohet për tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe projektin e Unazës së Madhe”

20 Nëntor, 2025
Publikohet për herë të parë varianti i plotë i “Skënderbeiadës” së Margherita Sarrocchit. Vepra nën kujdesin e  studiueses Olimpia Gargano

Publikohet për herë të parë varianti i plotë i “Skënderbeiadës” së Margherita Sarrocchit. Vepra nën kujdesin e studiueses Olimpia Gargano

19 Nëntor, 2025
EDITORIAL/ Hapet Panairi i 28 i Librit. Asnjë nga krerët e kulturës në vend i pranishëm/Nga Albana Nexhipi Lekaj

EDITORIAL/ Hapet Panairi i 28 i Librit. Asnjë nga krerët e kulturës në vend i pranishëm/Nga Albana Nexhipi Lekaj

12 Nëntor, 2025
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In