E shtunë, 13 Qershor, 2026
Bota

Kritiku i Putinit, Alexei Navalny humbet apelin ndaj burgosjes. Gjykata e lë në burg

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny ka humbur apelimin e dënimit të tij, për shkak të dhunimit të afateve të dënimit. Navalni u arrestua muajin e shkuar teksa u kthye në Rusi prej Gjermanisë, ku gjendej për t’u kuruar prej një helmimi thuajse fatal.

Vetë Navalny fajësonte presidentin rus Putin për këtë gjë, ndërkaq Kremlini i mohon të gjitha përfshirjet në helmimin e tij.

Navalny akuzohet se ka thyer  afatet e një dënimi 2014, duke mos respektuar rregullat që e detyronin të paraqitej atë rregullisht në policinë ruse.

Tërë bota e dinte se ku isha’, mësohet t’i ketë thënë Navalni gjykatësit. ‘Me t’u shëruar, bleva një biletë dhe u ktheva në shtëpi’, por gjykatësi ia ka refuzuar apelimin, duke e kthyer sërish aty ku vuan dënimin.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top