Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka simuluar sot një seancë të votimit përmes pajisjes elektronike, e cila do përdoret për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit, në ZAZ 40 (njësia 10).
Sipas kreut të KQZ-së, Ilirian Celibashit, “Pajisja i përmbush kriteret e lehtësisë për t’u përdorur prej zgjedhësve, si dhe ofron të gjitha siguritë dhe garancitë për integritetin e votës së çdo zgjedhësi”.
Sipas KQZ-së, simulimi i votimit elektronik po kryhet pranë shkollës “Qemal Stafa”, ku do të vazhdojë për 9 ditë radhazi sipas një kalendari të caktuar më parë, në ditë dhe orë të ndryshme, me synimin parandalimin e grumbullimit të shumë njerëzëve për shkak të covid-19.