• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E hënë, 19 Maj, 2025
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    “Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton  zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

    “Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

    Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

    Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

    “Zgjedhjet bëhen për të ofruar zgjidhje. 11 maji e humbi këtë shans”/ Nga Afrim Krasniqi

    “Zgjedhjet bëhen për të ofruar zgjidhje. 11 maji e humbi këtë shans”/ Nga Afrim Krasniqi

    Sot gjysmë-finalja e parë e Eurosong 2025/ Ja si do të jetë renditja e performancave

    Sot gjysmë-finalja e parë e Eurosong 2025/ Ja si do të jetë renditja e performancave

    Pezullohet numërimi i kutisë ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj! Në QV të burgut rezultojnë dy vota më tepër

    Pezullohet numërimi i kutisë ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj! Në QV të burgut rezultojnë dy vota më tepër

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Një lutje Kryeministrit, për pensionistët që mbeten jashtë Paketës së Rezistencës”, nga Irena Beqiraj*

    Thërrimet e ndihmës së USAID-it edhe kompleksi industrial rreth tij! Nga Irena Beqiraj

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga  Flutura Açka

    Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga Flutura Açka

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home KINEMATOGRAFI

Kinemaja/ Gjon Muçi: “Mos e humbisni një film si ‘The Zone of Interest'”

nga MetropolPost
12 Mars, 2024
në KINEMATOGRAFI
Kinemaja/ Gjon Muçi: “Mos e humbisni një film si ‘The Zone of Interest'”
0
SHPERNDARJE
15
SHIKIME

Ky vit ka patur një ndër seleksionimet më të  gjërë nga ana cilësore në shumë vite. Do i këshilloja lexuesit t’i shikonte të gjithë filmat kandidatë për Oskar (ndoshta me përjashtim të Maestros, nuk është i keq, por gjithashtu nuk mendoj se ështe në nivelin e shokëve të klasës).

Të paktën në pesë vitet e fundit, ka patur disa filma shumë të mirë, si dhe disa që nuk e meritonin kandidimin aspak. Si përshembull në 2020 ku (Uncut Gems), një film guximtar, emocionues dhe eksperimental nuk mori asnjë nominim, në vend të tij ishin ( Ford v Ferrari), ( Little Women) dhe (1917), filma shumë “safe” që zbatojnë dhe ndjekin skema paraprakisht të paravendosura dhe nuk tregojnë asgjë domosdoshmërisht të re. Mund të them me plot zemër të paktën njëri prej këtyre nuk e meritonte nominimin më shumë se (Uncut Gems), i cili përveç se është zbavitës, i ofron diçka të re kinemasë. Gjithsesi kjo është e zakonshme për Oskerat, që më bën të shtoj se një vit me kaq shumë kandidatë të fortë dhe të painjorueshëm për akademinë është vërtetë për  t’u vlerësuar. Gjithsecili prej kandidatëve ofron përtej cilësisë, një vizion autori dhe përvojë kinemaje krejt të ndryshme nga tjetri dhe kjo është një nga kënaqësitë më të mëdha që mund të kërkojë një shijues i artit.  

Në këtë vit të shkëlqyer kinematografik, unë do spikasja në veçanti filmin mbi të cilin po fokusohemi sot. Jonathan Glazer është një regjisor anglez dhe pavarësisht se ka nisur karrierën në 1994, ka vetëm katër filma në brez,i pari prej tyre duke qënë (Sexy Beast) i preferuari im nga punët e tij, tashmë bashkë me këtë të fundit, të cilin do ia këshilloja gjithashtu kujtdo pa u menduar dy herë. Këto 30 vite karrierë ka punuar kryesisht me video të shkurtëra dhe videoklipe, ndoshta më i njohuri prej tyre mund të jetë (Virtual Insanity) i Jamiroquai. Ajo që kam vënë re në filmografinë e tij është një larmishmëri tematikash dhe stilistike teknike jashtëzakonisht mbresëlënëse, të shoqëruar me faktin se ka shpesh një projekt në vit ose një në disa vite më jep të mendoj se është një artist shumë i dedikuar që nuk do të përsërisë së tepërmi veten dhe kërkon mënyra të reja për të provokuar dellin artistik vetjak si dhe të shikuesit. Një nga cilësitë që vlerësoj më shumë te një artist.

Filmi menjëherë, pas një titulli vërtetë të gjatë dhe imponues, me një mesazh të fshehtë dhe subliminal, kalon te një familje që po pushon në buzë të liqenit. Nuk flasin. I shohim të lahen dhe të bëjnë plazh si gjithë familjet e tjera. Ngjan si dokumentar. Fillojmë t’i dëgjojmë të flasin herë pas here po zërat janë të mbytur dhe nuk kuptohen mirë. Kthehen në shtëpi dhe shtrihen të flejnë pas një dite të gjatë plazhi, të gjitha pamje që mund t’i sjellin kujtdo kujtime nga fëmijëria dhe familjet e veta. Por na është përmbajtur diçka. Një informacion që do na jepet pothuajse menjëherë mëngjesin e së nesërmes dhe aty do kuptojmë pse është shkurtimisht mbajtur i fshehur. Sepse ky informacion do të ndryshojë mendimin tonë mbi këtë familje, regjizori dëshiron  t’i shikojmë si një familje normale përpara se të ndryshojë perspektiva e gjithsecilit prej shikuesit, me ose pa ndërgjegjie.

Këtë filmi e vë në dukje shpesh si dhe sigurohet që të na e rikujtojë, këta janë njerëz, familje, përpiqen të kenë një jetë normale dhe të lumtur, e duan njëri tjetrin, kjo bën ndonjëherë që t’i mbyllin sytë ndaj disa rrethanave të vështira për hir të mirëqënies së tyre mendore. Këtë dukuri e kemi po aq të pranishme sot dhe kjo metodë diskutimi, e barabartë dhe nga një këndvështrim i përbashkët, bën që të zbulohet një dialog më i shëndetshëm që në kohëra ekstremiste, si dhe në epokën e internetit që përmbledh gjithë besimet dhe grupmoshat në fllucka të ndara e sterile, ndalon.

SPOILER PËR FILMIN, nëse nuk e keni parë akoma, shikojeni!

Informacioni që përmbajti regjisori është je se janë një familje naziste, dhe jo një familje dosido naziste, ushtaraku Hoss është drejtori i kampit të Aushvicit dhe ata si familje banojnë ngjitur me të. Ky injorim i realitetit rrethanor është njëra prej tematikave kryesore të filmit, injorimi i nazistëve se hebrenjtë janë qënie njerëzore dhe dhe injorimi shpesh herë i mbarë botës se edhe vetë nazistët me gjithë ideologjinë e përbindshme që kanë ndjekur, kanë qënë po ashtu njerëz. Filmi përbëhet nga injorimet e atyre që ndodhin dy hapa më tej. Siç thotë shprehja, “Ignorance is bliss”. Këtë injorim e shohim vizualisht, ku gjysma e kuadrit mund të tregojë oborrin e mrekullueshëm e të gjelbërt të familjes, ndërkaq në gjysmën e sipërme vërehen kullat e vrojtimit dhe muret gri me tel rrethues prej burgu, si dhe dëgjohen, mes zhurmave të natyrës dhe të fëmijëve ke gjithmonë në sfond zhurmat e kampit, aq të pranishme dhe mbytëse sa dhe ne si shikues mësohemi dhe harrojmë me raste që janë aty, siç ndodh me zhurmën kur bën një udhëtim me avion. Por e shohim dhe në dialogjet e veprimet e personazheve. Familjes iu vjen vjehrra e Hoss-it për vizitë, e ka herën e parë që shkon dhe do qëndrojë disa ditë.

Teksa po i tregon e bija, Hedwig, oborrin e madh dhe mbresëlënës, të mbuluar me lule dhe pajisur me pishinë, oborr aristokratik sidomos për kohën, e ëma përpiqet dy herë t’i flasi për kampin, të dyja herët Hedwig ia pret shkurt dhe devijon bisedën. Me të kuptuar këtë nëna i thotë se është krenare për të dhe e lë me kaq. Gjithsesi do të zbulojmë së shpejti se edhe ajo është duke gënjyer veten në ato momente.  

Filmi ka kuadro perfekte dhe simetrike, diçka ndoshta në bashkangjitje me ideologjitë fashiste, por gjithmonë me mesazhe subliminale se mbrapa asaj simetrie fshihet një përbindësh. Si përshëmbull gjatë një skene relativisht të rëndomtë ku darkon familja, ne i ndjekim nga mbrapa dy dyersh gjysëm të mbyllura, që lejojnë vetëm një shikim të ngushtë dhe vertikal të familjes së ulur. Kjo mund të shikohet si një ilustrim ose metaforë e këndvështrimit të ngushtë që familja ka përzgjedhur për të ruajtur iluzionin e brishtë të lumturisë, qershia ironike e kësaj torte metaforike është kulla e vrojtimit që duket mbrapa Hoss-it, gjysëm e mbuluar nga perdja e tejdukshme.

Ndriçimi dhe ngjyrat përveç se janë estetikisht të mrekullueshme, përmbajnë gjithmonë kuptim. Shoqërojnë si ndjenjën ashtu edhe idenë e skenës sipas momentit. Ngjyrat në shtëpi janë të larmishme por të buta, jo të ndezura, si te pikturat klasike me pastel të atyre regjoneve që të japin një ndjesi qetësie dhe mirëqënieje. Të gjitha veprimet që ndjekin personazhet edhe kur janë të liga, mendoj se kryhen në mënyrë të pandërgjegjshme. Përshembull kur drejtori flet me disa inxhinierë mbi përmirësimin e incineratorëve, mënyra si flasin për ta është e njëjtë si të ishin të punësuarit e një fabrike makinash, është thjesht një produkt që duhet proçesuar në mënyrën më efikase të mundshme, emocioni është i kotë të përfshihet, është një punë si gjithë të tjerat. Ose një shembull akoma më naiv, djali i madh i Hoss, me një fener dore i shtrirë në krevatin e gjumit duke studiuar dhëmbët prej floriri të konfiskuar hebrenjve. E sheh me të njëjtin kërshëri sikur të ishin karta koleksionisti.

Nuk ka kapacitetin dhe nuk është pjekur mjaftueshëm sa për të kuptuar rrugëtimin që kanë kaluar ata dhëmbë. Te djemtë mund të shohim se si këto ideologji iu nguliteshin që në moshë të vogël. I madhi ka vazhdimisht për detyrë të vishet me uniformë ushtarake dhe shohim të mburret teksa kalëron me të atin se do bëhet komandanti më i madh, ndërsa të voglin e shohim gjithmonë duke luajtur, ose me fener dore duke bërë hije, ose me lodrat e tij, të cilat janë të gjitha ushtarakë të armatosur. Veprimi më qëllimisht dhe ndërgjegjshmërisht i ligë gjatë filmit mund të burojë prej së shoqes së Hoss-it, Hedwig, e cila me dy raste ku vihet në pozita acarimi, ia nxjerr nervat shërbëtoreve polake që mbanin në shtëpi, në të dytin rast madje kërcënon njërën prej tyre me jetën. Mund të jetë interesante të vihet në dukje që personazhi më i dashuruar pas asaj shtëpie ngjitur me kampin është vetë ajo, e cila pasi e lajmëron Hoss se ka kaluar urdhëri të transferohet, ajo ia bën të qartë se ai do të largohet vetëm, duke i thënë se ajo me familjen janë të lumtur dhe se e vetmja mënyrë se si mund t’a largojnë prej aty do ishte zvarrë.

Hoss dorëzohet dhe transferohet i vetëm në Oranienburg, një qytezë e ftohtë dhe e mbuluar me borë. Atje ka një kthesë interesante të ngjarjeve që ia lë interpretimin hapur shikuesit. Eprorët e vëjnë në dije Hoss-in se zëvëndësimi i tij në Aushvic është anulluar dhe se do kthehet atje si drejtor. Pasi merr pjesë në një festë në Hungari, merr të shoqen me telefon për të biseduar me të në mes të natës dhe ajo ia pret shkurt duke i thënë se është vonë. Hoss teksa largohet nga zyra, në mes të shkallëve të pallatit, i përzihet stomaku, ka një reaksion, i vjen për të vjellë por nuk i del gjë, sheh drejt hapësirës, drejt asgjëje. Është errësirë, me një dritë të vogël që futet përmes një vrime.

Jemi në Aushvicin e ditëve të sotshme. Është kthyer në muze, shohim me një qetësi kishtare punonjëset e muzeut duke mirëmbajtur vendin. Fshijnë tokën me fshesë, pastrojnë incineratorët, vitrinat që përmbajnë dhjetëra mijëra, valixhe, palë këpucësh dhe sende të tjera të konfiskuara personale. Njëra prej kujdestareve ndez një fshesë me korrent për të pastruar, zhurma moderne e fshesës me korrent krijon një kontrast absurd dhe çjerrës me pamjet dhe zhurmat me të cilat jemi mësuar deri më tani gjatë filmit, por është një vazhdimësi e absurditetit që kanë jetuar këta njerëz, pasojat e të cilave vazhdojmë i jetojmë sot e kësaj dite. Së fundmi, sërish me fshesën me korrent, kujdestarja po pastron një korridor, muret e së cilës janë mbuluar me portretet e viktimave. Fill pas kësaj kthehemi te Hoss, i cili duket se ka shtangur. Interpretimi im i kësaj skene është se Hoss pati një moment kthjelltësie, ose një vegim i të së ardhmes dhe drejtimit nga po shkonte shoqëria njerëzore. Historia nuk do i njihte si heronj, siç pëlqenin nazistët të mendonin për veten, përkundrazi. Ishte fitimi i kësaj perspektive, një dritare me pamje drejt së ardhmes që e bëri Hoss-in të vjellë. Plani i fundit është Hoss që zbret shkallët drejt errësirës derisa zhduket, njëlloj si ideologjia që ai mbështeti gjithë jetën.

Një prej filmave më të mirë që kam parë ndër vitet e fundit, është kënaqësi e rrallë që ta vlerësoj me…

10 nga 10 yje.

Tags: filmGjon MuçiKinematografiaMetropolPost.alzona e interesit
Shkrimi Paraardhës

Reagon Oborri: “Videot i nxori Policia”

Shkrimi Pasardhës

ARRESTIMI/SPAK kontroll në banesën e Berberit, ja çfarë është gjetur

Shkrime të Tjera

Parlamentaret 2025/ Pjesëmarrje e ulët në votime
Parlamentaret 2025

Parlamentaret 2025/ Pjesëmarrje e ulët në votime

11 Maj, 2025
Një Papë amerikan në Evropë. Kush është Robert Prevost, Papa i ri që zëvendëson Papa Franceskun
Bota

Një Papë amerikan në Evropë. Kush është Robert Prevost, Papa i ri që zëvendëson Papa Franceskun

8 Maj, 2025
Michael Schumacher bëhet gjysh/ Vjen në jetë Millie, e parëlindura e vajzës së tij Gina
Stil Jete

Michael Schumacher bëhet gjysh/ Vjen në jetë Millie, e parëlindura e vajzës së tij Gina

8 Prill, 2025
“Po nxirre atë të shkretin jatagan”/ Vazhdon dialogu i “dashurisë” Basha-Rama. Rama: “M’foli zemra”
Politikë

“Po nxirre atë të shkretin jatagan”/ Vazhdon dialogu i “dashurisë” Basha-Rama. Rama: “M’foli zemra”

27 Mars, 2025
Kutia e emergjencës në rast lufte/ BE merr masat me “Strategjinë për gatishmëri”
Bota

Kutia e emergjencës në rast lufte/ BE merr masat me “Strategjinë për gatishmëri”

27 Mars, 2025
“Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi
Opinion

“Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

17 Mars, 2025
Meri Gjini: “Bëni të kundërtën e ndjesive…”/ Ja cilat shenja nisin lojërat e flirtit
Horoskopi

Meri Gjini: “Bëni të kundërtën e ndjesive…”/ Ja cilat shenja nisin lojërat e flirtit

11 Mars, 2025
Algjeri, ish-ministri i Brendshëm burgoset  për korrupsion
Bota

Algjeri, ish-ministri i Brendshëm burgoset  për korrupsion

11 Mars, 2025
TAKSAT / “Trump do nisë një luftë që nuk mund ta fitojë askush “/ Flet nobelisti i shkencave ekonomike Joseph Eugene Stiglitz
Analiza

TAKSAT / “Trump do nisë një luftë që nuk mund ta fitojë askush “/ Flet nobelisti i shkencave ekonomike Joseph Eugene Stiglitz

5 Mars, 2025

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Meta falënderon votuesit dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • “Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

    0 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Iu bë publike videoja erotike në zyrë, jep dorëheqjen Safet Gjici: “Ishte kurth nga kundërshtarët e mi politikë”

    33 shpërndarje
    Share 13 Tweet 8
  • Tru viçi ‘alla milaneze’

    38 shpërndarje
    Share 15 Tweet 10

Lajmet e fundit

Meta falënderon votuesit  dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

Meta falënderon votuesit dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

18 Maj, 2025
“Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton  zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

“Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

18 Maj, 2025
Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

18 Maj, 2025
Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

13 Maj, 2025
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In