
Hëna e plotë e 8 nëntorit 2022, njohur ndryshe edhe si Hëna e Kastorit, shquhet për potencialin e madh që ka në zbulimet befasuese, përfundimet e befta dhe kthesat kozmike të fatit. Kjo Hënë lind në shenjën e ndjeshme e të qendrueshme të Demit, dhe ndikimi i saj mund të na ndihmojë ose të lidhemi më fort pas vlerave që kemi, ose të heqim dorë nga ato që nuk i shërbejnë të mirës sonë. Ndryshe nga të tjerat, kjo Hënë ka një element befasie më të përforcuara, pasi ndodhet në një lidhje të përkryer me planetin e e të papriturave Uranin në Dem. Ndërkohë, për tërë zodiakun, Dielli do të jetë i lidhur me planetin e mendjes Mërkurin e atë të ndjenjave Venusin, në Akrep. Me këtë shtrirje, informacioni i fshehur ka të ngjarë të zbulohet dhe sekretet tronditëse më në fund mund të shprehen – veçanërisht sa u takon marrëdhënieve. Të pesë këta planetë, do të formojnë gjithashtu gjashtëkëndësh të tensionuar me planetin e Saturnit, duke shtuar kështu intensitetin.
Nëse Shenja juaj e horoskopit është Dashi (21 Mars – 19 Prill)
Diçka e fuqishme mund t’ju ndodhë sa i takon situatës suaj tuaj financiare nën këtë Hënë. Paratë dhe burimet e tjera materiale, mund të vijnë ose të shkojnë shpejt, por disa mundësi të mëdha për të fituar ose të ardhura të papritura, mund të vijnë në prehrin tuaj si më një të kërcitur të gishtërinjve. Kjo gjë ju trazon, por sapo gjërat të shkojnë në vend, do të zbuloni se burimet tuaja të të ardhurave, janë më të sigurta se kurrë më parë.
Nëse shenja juaj e horoskopit është Demi (20 Prill – 20 Maj)
Kjo Hënë e Plotë po ndodh në shenjën tuaj, – duke ftuar edhe planetin kaotik Uran të përfshihet, kështu që mund të vini bast se gjërat do t’ju vështirësohen. Ju gjendeni në mes të një metamorfoze të madhe, që përfshin identitetin dhe marrëdhëniet tuaja, dhe kjo Hënë e Plotë do t’ju shtyjë edhe më tej në këtë udhëtim. Këto ndryshime të papritura mund t’i ndjeni të pakëndshme, por mendoni për to si për dhimbjet e rritjes, që janë të nevojshme për zhvillimin tuaj.
Nëse shenja juaj e horoskopit është Binjakët (21 maj – 20 qershor)
Natyra juaj që përshtatet ngahera, ju gjen të përgatitur ndikimet e kësaj here. Por këtë herë, kaosi kozmik mund t’ju marrë më të mirën, sa u përket niveleve të energjisë suaj. Kjo Hënë është një periudhë e rëndësishme për t’u çlodhur, rimbushur bateritë, respektuar në masë të madhe nevojat e vetes dhe shtuar kujdesin për të. Jepini përparësi kohës cilësore që ju çlodh.
Nëse shenja juaj e horoskopit është Gaforrja (21 qershor – 22 korrik)
Ju jeni një krijesë e rehatisë, por kjo Hënë mund t’ju kërkojë të dilni nga strofulla juaj. Ndryshimet e papritura në grupin tuaj shoqëror, mund t’ju detyrojnë të shqyrtoni sërish dinamikën nëpër miqësitë tuaja, ose mund t’ju nxjerrin në pah ndonjë ndjenjë përkatësie ndaj ndonjë komunitetit tjeter. Ndërsa është mirë t’i qëndroni besnik ekipit ttuaj të vjetër, mund të jetë koha për të eksploruar lidhje dhe bashkëpunime të reja, që kanë më tepër lidhje me personin që po bëheni.
Nëse shenja juaj e horoskopit është Luani (23 korrik – 22 gusht)
Jeta juaj profesionale aktualisht po nis e lulëzon, dhe ndryshimet e befta në rrugën ose pozicionin tuaj aktual të karrierës, mund të shpalosen nën këtë Hënë. Disa projekte mund të përfundojnë shpejt, duke ju krijuar hapësirë për mundësi më të mëdha, ose një ofertë e re befasuese e lidhur me punën, që mund të materializohet brenda një afati kohor që nuk e kishit pritur kurrë. Ju mund të zbuloni madje se çështjet personale, ju ndryshojnë edhe mënyrën si ju zgjidhni t’I shfaqeni publikut për momentin.
Nëse shenja juaj e horoskopit është Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)
Si një shenjë e tokës, jeni të prirur të gaboni në anën e prakticitetit, por nën këtë Hënë, mund të jetë koha për t’i kushtuar vëmendje nga fryn era, për t’u zhytur drejt thellësive dhe për të ndjekur aspiratat tuaja më të larta me një dozë të fortë besimi. Kjo Hënë ju shtyn jashtë zonës suaj të rehatisë dhe po ju sfidon të eksploroni gjëra të reja. Perspektiva juaj po ndryshon, jeni apo jo gati apo jo, kështu që përpiquni të ecni me rrjedhën dhe t’u thoni po aventurave.
Nëse shenja juaj e horoskopit është Peshorja (23 shtator – 22 tetor)
Zbulimet e thella dhe sekretet e dhimbshme që dalin nën këtë Hënë, mund të jenë tepër personale për ju – pasi kjo Hënë po godet një nga pjesët më të prekshme të rrugëtimit tuaj. Por inteligjenca juaj, mund t’ju ndihmojë të shihni përtej sipërfaqes së synimeve të njerëzve të tjerë, e madje t’ju ndihmojë të shquani qartë dëshirat tuaja e të orientoheni siç duhet drejt tyre. Mos i ikni të vërtetës dhe mos u fshihni nga ajo që keni brenda.
Nëse shenja juaj e horoskopit është Akrepi (23 tetor – 21 nëntor
Nëse ndodheni në një terren jo fort të qendrueshëm me partnerin aktual, ky eklips mund të jetë thjesht tërmeti kozmik që ju nevojitet për të filluar të ecni përpara. Dinamika e marrëdhënies mund të zhvendoset shpejt, informacionet që kanë të bëjnë me partnerin mund të shfaqen si një ndryshim i beftë, e mund t’ju bëjnë të lundroni në një drejtim ose në një tjetër. Ju madje mund ta gjeni veten duke thyer modelet e vjetra. Sido që të jetë, ndryshimi po ndodh – besoni që është për të mirën tuaj më të madhe.
Nëse shenja juaj e zodiakut është Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)
Kjo Hënë ka potencialin të prishë tërësisht rutinën tuaj të zakonshme dhe ta kthejë orarin tuaj përmbys – por ndoshta kjo është një gjë e mirë. Është e vështirë të heqësh dorë nga zakonet e vjetra, por gjatë periudhës së Hënës, kjo mund të ndodhë shpejt. Ju jeni natyrshëm spontan, kështu që kanalizojeni atë energji drejt pritjes me zemër të hapur, ndaj çdo përgjegjësie ose mundësie të papritur që ju del në rrugën tuaj. Mund të jetë kaotike tani, por në fund do t’ju ndihmojë të ktheheni në rrugën e duhur.
Nëse shenja juaj e horoskopit është Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)
Mos i shtyni më pasionet tuaja, Bricjap. Kjo Hënë largon barërat e këqija dhe pastron hapësirën në kopshtin tuaj personal, duke bërë që toka të jetë e freskët, pjellore dhe e gatshme, për të mbirë çdo lloj frymëzimi të ri në jetën tuaj. Qoftë jeni në ndonjë lidhje romantike apo duke flirtuar, besoni se ky eklips do t’ju shtyjë drejt formave më autentike të vetë-shprehjes dhe argëtimit.
Nëse shenja juaj e horoskopit është Ujori (20 janar – 18 shkurt)
Kjo Hënë po godet një nga pjesët më të ndjeshme të rrugëtimit tuaj, Ujorin, kështu që mund t’i ndjeni tronditjet më afër shtëpisë se zakonisht. Situata e jetës suaj ose përgjegjësitë në shtëpi, mund të ndryshojnë papritur. Mund të shihni se më në fund dalin në dritë disa kujtime të varrosura prej kohësh, ose sekrete familjare. Rrugëtimi emocional mund të jetë një udhëtim i vështirë, por mund t’ju ndihmojë të lironi disa nga ndjenjat më të rënda që keni mbajtur për një kohë të gjatë.
Nëse shenja juaj e horoskopit është Peshqit (19 shkurt – 20 mars)
Ju jeni një peshk i vogël i zënë nën rrezet e kësaj Hëne pasi të gjitha llojet e informacioneve të reja magjepsëse që po shfaqen në vetëdijen tuaj, po ju formësojnë mënyrën si ecni përpara. Bisedat mund të zbulojnë sekrete tronditëse, mundësi flash ose përditësime befasuese mbi ngjarjet e vazhdueshme në jetën tuaj të përditshme. Mbajini veshët hapur dhe antenat tuaja të ndezura – dhe mos harroni të ndiqni edhe intuitën tuaj

