E mërkurë, 27 Maj, 2026
Modë

Gucci hedh në treg modën e getave të grisura: 140 euro një palë.

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Duket se këtë vit të vështirë për mbarë botën, Gucci, firma e madhe e modës, ka vendosur të bëhet provokuese e çmitizuese njëkohësisht. Është fashionisti Italian Alessandro Michele,  ai që e ka ndarë botën e rrjeteve sociale në pro e kundër, duke hedhur në treg si trendin më të fundit, getat e grisura, me koston 149 euro.

\n\n

Debati ka përfshirë shumë veta, mes së cilëve ka nga ata që e mbështesin këtë qasje ndaj luksit, duke  e cilësuar këtë veprim si çshtenjtërim i saj, e po ashti edhe shumë të tjerë, të cilët tallen me këtë propozim të Gucci-t, duke i bërë ftesë njëri-tjetrit të mos i hedhin getat e grisura, por t’i mbajnë se tani janë në modë.

Kujtojmë që pak më parë Gucci u vendos në qendër të debateve edhe për modelen Armine Harutyunyan, cilësuar prej tij si 100 më të bukurat në botë, e po ashtu edhe për një palë xhinse që dukeshin sit ë ndotura nga bari, me koston 680 euro.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top