E dielë, 31 Maj, 2026
Denoncime

“Fëmijëve u jepen ilaçe të skaduara”/ Ylli Manjani vë alarmin

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Juristi Ylli Manjani ka vënë alarmin në rrjetet sociale për ilaçet e skaduara që u japin fëmijëve. “U japin fëmijëve të sëmurë ilaçe të skaduara. Ilaçe që i blejnë pa asnjë kriter e hesap me para publike. I mbajnë në magazina, i lënë të skadojnë dhe u ndërrojnë datën e skadencës për t’ua injektuar fëmijëve me sëmundje të rënda gjaku”, shkruan Manjani në statusin e tij.

Shënimi i plotë i Manjanit

“Në fëmijët tuaj e provofshi!
Nuk e di se ç’tu themi më shumë.
Mbase u dhemb më shumë tek fëmijët, se vetë janë lëkurëtrashë e s’u dhëmb më asgjë.

Kriminelë të paskrupullt.

U japin fëmijëve të sëmurë ilaçe të skaduara. Ilaçe që i blejnë pa asnjë kriter e hesap me para publike. I mbajnë në magazina, i lënë të skadojnë dhe u ndërrojnë datën e skadencës për t’ua injektuar fëmijëve me sëmundje të rënda gjaku.
Ahhhhh…!
Ahhhhhh…!

A duhet më shumë për të zbërthyer një krim kundër njerëzimit?!

Mbase ka drejtësi atje lart…

Ai ligji i skadimit të kartave, nuk vlen për skadimin e ilaçeve!

Ahhhhhhh!!!
Ahhhhhh, more ahhhhhh!

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top