• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E hënë, 19 Maj, 2025
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    “Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton  zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

    “Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

    Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

    Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

    “Zgjedhjet bëhen për të ofruar zgjidhje. 11 maji e humbi këtë shans”/ Nga Afrim Krasniqi

    “Zgjedhjet bëhen për të ofruar zgjidhje. 11 maji e humbi këtë shans”/ Nga Afrim Krasniqi

    Sot gjysmë-finalja e parë e Eurosong 2025/ Ja si do të jetë renditja e performancave

    Sot gjysmë-finalja e parë e Eurosong 2025/ Ja si do të jetë renditja e performancave

    Pezullohet numërimi i kutisë ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj! Në QV të burgut rezultojnë dy vota më tepër

    Pezullohet numërimi i kutisë ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj! Në QV të burgut rezultojnë dy vota më tepër

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Një lutje Kryeministrit, për pensionistët që mbeten jashtë Paketës së Rezistencës”, nga Irena Beqiraj*

    Thërrimet e ndihmës së USAID-it edhe kompleksi industrial rreth tij! Nga Irena Beqiraj

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga  Flutura Açka

    Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga Flutura Açka

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Lajme Editorial

EDITORIAL/ Mirë të ndahen, po ku të përplasen këto gra? Nga Albana N. Lekaj

nga MetropolPost
8 Shkurt, 2024
në Editorial
EDITORIAL/ Mirë të ndahen, po ku të përplasen këto gra? Nga Albana N. Lekaj
58
SHPERNDARJE
1.9k
SHIKIME

Jo më larg se dje isha e ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH, ku do flitej për rastet e dy burrave që kishin vendosur ta mbushnin shtëpinë me kamera  e të ruanin ditët e natë gratë e familjarët e tyre

Në fakt të tilla ngjarje më dhembin aq shumë në shpirt (se besoj që asnjë burrë apo grua në botë, nuk do donte ta shkatërronte kurrë familjen që ngre), ndaj përgjithësisht e shmang të folurën për to, por kësaj radhe vendosa të flas, sepse në thelb mendoj që motivi kryesor i ndodhive të tilla, janë probleme të shëndetit mendor, të cilit tek ne zakonisht i vihet kapak me justifikime të tilla “hë, se është pak nervoz”, “të do, pa bën kështu”, “po dhe ti, pse ia kthen, lere të flasë ai, se qetësohet”, etj., e aty ku filli është më i dobët ekonomikisht, intelektualisht, apo në pikëpamje të realizimit të vetes sociale,  këputet e na nxjerr në pah të tilla episode, të trishta padyshim, por që duhet me patjetër të nxisin politika sociale, si për rehabilitimin e njërës palë, ashtu edhe të tjetrës.

Thënë kjo, në këtë shkrim, dua të merrem paksa me atë urdhërore që feks në çdo panel e diskutim ku flitet për dhunën ndaj grave: “NDAJE!” “MERR FËMIJËT DHE IK!”, e cila me sa duket thuhet sa për të kaluar radhën, se gratë e shkreta (shumica), e dinë të tërë, nuk mund ta ndërmarrin kaq lehtë një vendim të tillë, me nga dy-tre-katër fëmijë në kurriz.

Jam  mëse dakord që kur një çift nuk funksionon, duhet të ndahet, se është në të mirën e të dyve, e në të mirën e fëmijës po ashtu, por halli është ku të vejë gruaja me gjithë kalamaqtë në moshë të njomë,  kur nuk ka asnjë shtëpi ku të fusë kokën, asnjë bazë financiare apo me ndonjë bazë financiare të pamjaftueshme, për të vijuar jetën normalisht?

Ku të përplasen pra këto gra?  

Në këtë pikë, asnjë nuk ndihet. Heshtje. “Nëse kanë një familje të mirë, mund të mbështeten tek ajo”, shpjegon psikologia e ftuar dje në emision.  Po nëse nuk e kanë një familje? Se jo të tërë ata që ndahen mund t’i kenë gjallë prindërit, jo të tërë mund t’i kenë me një bazë ekonomike të mirë, ca mund t’i kenë pleq, me nga 120 mijë lekë të vjetra pension, 240 të dy. Imagjinoni tani  si mund të kullandrisen, po t’u shkojë edhe çupa, pa punë, me 4 kalamaq!

Jam dakord që familja është baza, por kjo sidomos në pikëpamje psikologjike, pra sido të jetë vendimi i gruas, ta dijë që familjarët i ka përherë në krah, por në pikëpamje financiare, jo gjithmonë familja mund t’i përgjigjet, ndaj e VETMJA bazë, për situata të tilla, në një vend me një ekonomi kaq të varfër familjare saç është Shqipëria, duhet të jetë SHTETI.

Vetëm SHTETI me politikat e veta, mund t’ua lehtësojë procesin e ndarjes grave që kuptojnë se rrojtja me bashkëshortët nuk po shkon në udhën e mbarë, duke shmangur kështu edhe shumë raste feminicidi, që në  jo pak raste burojnë edhe prej faktit që gratë vijojnë të rrojnë me partnerë të dhunshëm, pikërisht se nuk kanë ku të fusin kokën.

Pra SHTETI, SHTETI, dhe vetëm SHTETI, me politikat e tij sociale, nxitur dhe vënë në punë prej Ministrisë së Mirëqenies Sociale e asaj të Ekonomisë e Arsimit, mund ta lehtësojë procesin e rehabilitimit të një gruaje që mendon se duhet të ndahet prej bashkëshortit.  

Vetëm SHTETI  mund t’i ofrojë asaj më pakta mbështetje finaciare për një vit, sa ajo të mëkëmbet, qira, ushqim, veshmbathje, për të dhe fëmijët, mbështetje për shkollimin e fëmijëve e edukimin e tyre, që dora-dorës që fëmijët rriten e bëhen të aftë për punë, të zbehen.  Mandej lehtësi punësimi për gratë e divorcuara, të cilave për një farë kohe do t’u duhet të bëjnë edhe burrin, edhe gruan, edhe babanë edhe nënën, e ndoshta do t’u nevojitet të jenë me fleksibël me oraret a me turnet.

Por grave në Shqipëri u thuhet vetëm “DIVORCOHU!”, “LËRE!”, dhe kurrë  ndonjëherë variantet se ku mund të trokasë për ndihmë ajo, për të vijuar jetën normalisht bashkë me fëmijtë.

Tani pyetja që vijon është: a ekzistojnë politika të tilla në Shqipëri? Nuk e di, dhe nuk mendoj se ekzistojnë. Po të ekzistonin, mendoj se do ishin dëgjuar, se rastet e feminicidit do ishin më të pakëta e se gratë nuk do vijonin të rronin dhunën e bashkëshortëve, por do ta kishin kokën lartë e do vijonin jetën bashkë me fëmijët. E meqë nëse nuk ekzistojnë, them se ky është një moment i mirë për reflektuar e për nisur disa syresh, sikur rehabilitimin nëpër banesat sociale me një qira minimale dhe një mbështetje financiare vjetore si fillim, sa të mëkëmben, sa të gjejnë një vend pune, sepse në gjykimin tim nuk do shpiket rrota, mjaft të ndiqen praktikat e vendeve të zhvilluara dhe mbështetjen që u japin ato grave të divorcuara.

Dhe tani një gjë të FUNDIT! Personalisht më ngre nervat kjo fjalia “Të kthehet tek prindërit”, a thua se vajza është fustan që e ke dhënë me qira, e kur nuk e përdor më tjetri, ta kthen mbrapsht. Jo mor zotëri jo!!!  Vajza është një qenie që ka investuar në krijimin e një familjeje të re shqiptare, që është bërë nënë e ka frymë shqiptarësh për të rritur, shqiptarë që nesër pasnesër mund të na nderojnë a të na turpërojnë të tërëve. Ndaj  ajo duhet  me se s’bën të ketë mundësinë që, përmes politikave sociale shtetërore, ta kapërcej këtë vështirësi për të vijuar përpara e jo për t’u kthyer pas. E kjo është një pikë për të cilën duhet të lobojnë gratë e burrat bashkë, që bijat e të tërëve nesër të mos ngecin në të tilla halle. Po kështu thjesht “NDAHU!”, nuk mjafton. Mundësitë reale që gratë kanë pas divorcit, kjo po, do të ndryshonte statistikat e feminicidit e do të jepte një dorë edhe në trajtimin e problemeve të shëndetit mendor tek partnerët e dhunshëm!

Linku i plotë i emisionit:

Tags: Albana Nexhipi LekajEditorialgrate e dhunuaraJete ShqiptareMinistria e Punes dhe e ceshtjeve socialeRTSH
Shkrimi Paraardhës

Protesta e fermerëve/ Ursula von der Layen ndez dritën jeshile

Shkrimi Pasardhës

KLIMA/Ngrohja globale kalon kufirin prej 1.5 gradë në një vit

Shkrime të Tjera

Albana N. Lekaj: “Ramës nuk i intereson aktivizimi i shtresës gri. U drejtohet vetëm atyre që ka të sigurt, militantëve dhe administratës”
Debati

Albana N. Lekaj: “Ramës nuk i intereson aktivizimi i shtresës gri. U drejtohet vetëm atyre që ka të sigurt, militantëve dhe administratës”

23 Prill, 2025
EDITORIAL/ Gratë janë të mrekullueshme! Nga Albana Nexhipi Lekaj
Editorial

EDITORIAL/ Gratë janë të mrekullueshme! Nga Albana Nexhipi Lekaj

8 Mars, 2025
EDITORIAL/ Shikueshmëria e lartë e Big Brother dhe ç’më vjen mua ndërmend. Nga Albana N. Lekaj
Editorial

EDITORIAL/ Shikueshmëria e lartë e Big Brother dhe ç’më vjen mua ndërmend. Nga Albana N. Lekaj

20 Janar, 2025
Përkthimi më i mirë i vitit, përkthyesja Milena Selimi: “Gospodinovi një Prust i Lindjes. Çmimi, një vlerësim nga Atdheu…”/ Intervistoi Albana Nexhipi Lekaj
Libra

Përkthimi më i mirë i vitit, përkthyesja Milena Selimi: “Gospodinovi një Prust i Lindjes. Çmimi, një vlerësim nga Atdheu…”/ Intervistoi Albana Nexhipi Lekaj

13 Dhjetor, 2024
Të lexosh “Parajsën Artificiale” të Blushit, disa gjëra për ‘u thënë
Libra

Të lexosh “Parajsën Artificiale” të Blushit, disa gjëra për ‘u thënë

12 Dhjetor, 2024
Një analizë e vogël teksti/ Nga Albana Nexhipi Lekaj
Analiza

Një analizë e vogël teksti/ Nga Albana Nexhipi Lekaj

31 Korrik, 2024
Motivi i skëterrës tek Kadareja/ Përpjekje për t’iu qasur të vërtetës së një shkrimtari, nga Albana N. Lekaj* (pjesa I)
Libraria

Editorial/ Kadareja shkoi në të mbarë të vet, tani nis studimi i mirëfilltë i letërsisë së tij. Nga Albana Nexhipi Lekaj

2 Korrik, 2024
Po rrisim një rini të frikshme, duhet bërë kujdes/ Nga Albana Nexhipi Lekaj
Editorial

Po rrisim një rini të frikshme, duhet bërë kujdes/ Nga Albana Nexhipi Lekaj

27 Mars, 2024
“Kristali dhe interneti çudimadh”, një gatipërrallë që ndez një debat bashkëkohor
Libra

“Kristali dhe interneti çudimadh”, një gatipërrallë që ndez një debat bashkëkohor

28 Janar, 2024

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Meta falënderon votuesit dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • “Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

    0 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Iu bë publike videoja erotike në zyrë, jep dorëheqjen Safet Gjici: “Ishte kurth nga kundërshtarët e mi politikë”

    33 shpërndarje
    Share 13 Tweet 8
  • Balla dhe Balluku shijojnë fitoren, publikojnë foto me fëmijët e tyre

    53 shpërndarje
    Share 21 Tweet 13

Lajmet e fundit

Meta falënderon votuesit  dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

Meta falënderon votuesit dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

18 Maj, 2025
“Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton  zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

“Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

18 Maj, 2025
Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

18 Maj, 2025
Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

13 Maj, 2025
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In