Një ngjarje makabre ka ngjarë në Shënavlash të Durrësit, ku një 19 vjeçare, studente në vitin e parë Ekonomi- Biznes, ka vrarë të atin me armë zjarri, pastaj e ka gropozur në haurin e shtëpië. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka është denoncuar më
Horror në Shënavlash të Durrësit! Vajza ka vrarë babain e saj dhe më pas e ka varrosur në oborrin e banesës.
13 shkurt, rreth orës 22:30, shtetasi me inicialet H. M., 25 vjeç, banues në fshatin Shënavlash ka kallëzuar në Polici se ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, dhe se kishin humbur kontaktet me të. Pas hetimeve të policisë, rezultoi se e bija e 50-vjeçarit fshihej pas ngjarjes.
Kjo e fundit kishte vrarë me armë zjarri në banesë, dhe më pas trupin e tij e kishte groposur në oborr. Shkak thuhet se është bërë një konflikt mes vajzës dhe babait, pasi ky i fundit kishte dashur të fejonte me pahir 19-vjeçaren me një emigrant.
NJOFTIMI I POLICISE
Familjarët e kallëzuan të humbur 50-vjeçarin, Policia, pas 10 ditësh kërkime dhe hetime intensive, zbardh ngjarjen. Falë veprimeve të shpejta profesionale, Policia gjen trupin e pajetë të 50-vjeçarit, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës, nga vajza e tij.
Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj.”
Sipas burimeve në vend, fillimisht iu gjet e braktisur rreth 200 metra larg shtëpisë makina e 50-vjeçarit. Janë marrë në pyetje shumë persona dhe më pas u konkludua se 50-vjeçari u vra dhe u varros nga e bija. Ka qenë zbulimi i sinjalit të telefonit të 50-vjeçarit, ai që ka zbuluar edhe krimin. Më pas ekspertiza mjekoligjore ka zhvarrosur trupin e 50-vjeçarin i cili është gjetur i mumifikuar.
Krimi është marrë përsipër nga 19-vjeçarja, e cila ishte studente në vitin e parë për Ekonomi Biznes.