• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E martë, 7 Tetor, 2025
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    Pas vrasjes së gjyqtarit, reagon Gjykata e Lartë: “Nuk do të na përkulë asnjë kërcënim, jemi mburoja më e fortë e shoqërisë”

    “Kemi 8 vite që vëmë alarmin që gjykata është në agoni…”/Reagimi i avokates Avokate Blertë Kraja për vrasjen në Gjykatë që tronditi vendin

    “Po humbja gjyqin, po letrat i kisha në rregull”/ Ja çfarë deklaroi vrasësi i gjyqtarit Astrit Kalaja

    Bashkia Tiranë, Berisha shpall kandidatin zyrtar. Ja kë do të mbështesë PD-ja

    Bashkia e Tiranës, Berisha: “Kemi 12-13 kandidatë, do zgjedhim më të mirin

    SPAK del me njoftim të plotë. Ja motivi pse u arrestuan kryebashkiaku Veliaj dhe e shoqja

    “Mos e lejoni këtë re frikë që ka kapluar vendin në emër të drejtësisë së re, flisni!”/ Erion Veliaj apel shoqërisë të tregojë të vërtetën për të”

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    “Nxënësve u uroj ta shohin çdo mësues që pranon byzylyqe, unaza e brekë, si legen”. Mesazhi i Artan Fugës, për  Ditën e Mësuesit*

    Artan Fuga: “Sa i gjorë është publiku shqiptar!”

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Libraria

Disa komente të kursyera mbi librin e Lea Ypit “Të lirë”. Nga Ermal Hasimja*

nga MetropolPost
26 Dhjetor, 2021
në Libraria
Disa komente të kursyera mbi librin e Lea Ypit “Të lirë”. Nga Ermal Hasimja*
10
SHPERNDARJE
318
SHIKIME

Lexova librin e Lea Ypit. 99% e librit është përshkrimi i kujtimeve të një fëmije në komunizëm dhe deri këtu është përvojë e njëjtë me pothuajse këdo që sot është mbi 40 vjeç.
Ndonjë pasaktësi e vogël nuk më duket problem.
Qëndrimi i autores në mbyllje se njerëzit sot janë po aq larg lirisë sa ishin në komunizëm nuk është dhe aq i argumentuar, por nisur nga formati letrar i librit as nuk mund ta presësh. Nuk e ve në dyshim se autorja e bën këtë argumentim gjetiu rregullisht si pedagoge dhe përmes publicistikës.
Shija e hidhur që më la libri në fund lidhet me keqardhjen time që ka njerëz që barazojnë mungesën e lirisë në një regjim totalitar me mungesën e supozuar të lirisë në ditët e sotme. Duhet të kesh një konceptim shumë të veçantë të lirisë që të mund ta përligjësh këtë barazim të përdhunshëm.
Është disi e pamundur të argumentosh pse liria në komunizëm nuk është njësoj me lirinë në kapitalizëm. Jo për mungesë argumenti, por për mungesë shprese. Kur dikush mendon kështu zakonisht dorëzohesh, nuk ke pikë vullneti për të debatuar. Thjesht të vjen keq.
Autorja e koncepton lirinë si mundësi për të realizuar dicka, si liri pozitive (në kuptimin e dhënë, e mbështetur, e krijuar) nga shteti. Kjo trajtë i kundërvihet konceptimit klasik liberal të lirisë si mungesë pengesash të qëllimshme nga shteti. Në komunizëm ne nuk vuanim thjesht nga pamundësia për të realizuar dëshirat tona, ne vuanim nga ngulfatja e çdo grimce frymëmarrjeje lirie nga doktrina marksiste-leniniste. Në komunizëm ishim të gjithë të varfër deri në mjerim qesharak. Sot natyrisht ka njerëz të varfër. Por sot nuk të ndalon askush të ndryshosh jetën tënde. Kur autorja thotë se “strukturat” e sotme pengojnë njerëzit të jenë të lirë, në fakt kjo përkthehet “shoqëria e shteti nuk i mundësojnë të gjithëve të përkthejnë lirinë e tyre në një jetë më të mirë”. Por ka një dallim gjigand mes pengesës së lirisë dhe mosofrimit të realizimit të fryteve të saj. Një shembull, nëse komunizmi do të vazhdonte autorja nuk do të mund të shkonte në universitet për shkak të luftës marksiste të klasave. Sot, autorja është e lirë të japë leksione (me sa duket frymëzuese) për Marksin në një nga universitetet më të njohura të botës. Në të njëjtin universitet kam konstatuar edhe vetë lehtësinë e papërballueshme të përdorimit të kësaj lirie për të promovuar teorinë e diktaturës së proletariatit si teorinë e lirisë së vërtetë. Zonja Ypi, në një sistem kapitalist që ajo e konsideron me të njëjtën mungesë lirie si komunizmi, pati mundësinë të realizonte lirinë e saj. Duke nisur rrugëtimin e saj nga e njëjta pozitë, i njëjti mjerim, përballë të njëjtave “struktura lirivrasëse” të kapitalizmit si 3 milionë shqiptarët e tjerë. Në komunizëm do t’i mjaftonte shprehja e një dëshire të tillë për të përfunduar në burg. Vetë karriera e autores hedh poshtë krahasimin që i bën ajo lirive ose mungesës së lirive në komunizëm e kapitalizëm.
Nuk kam aspak nevojë të përdor kritikën liberale për të hedhur poshtë konceptimin e lirisë që sygjeron libri. Mjafton analiza e tekstit. Por po shtoj edhe një element tjetër:
Në një intervistë me Ilva Taren dëgjova zonjën Ypi të thoshte se për të “të jesh i lirë është të bësh atë që duhet nga ana morale”. Ky është konceptimi gati-kantian mbi të cilin është mbështetur çdo totalitarizëm e diktaturë moderne. Kjo vjen për dy arsye: Së pari sepse liria është e kundërta e detyrimit. Kur ti bën diçka sepse duhet dhe jo sepse do, atëherë nuk je i lirë. Ndoshta je i drejtë, i saktë, korrekt, i ndershëm, i dobishëm, por jo i lirë. Normativja morale egziston dhe është krijuar pikërisht si kufizuese e lirisë. Ligji e morali përcaktojnë atë që është e ndaluar, domethënë kufizimin e lirisë. Liria nuk ka nevojë për përcaktim. Liria egzistonte përpara se njeriut t’i shkonte ndërmend të krijonte ligje. Kompromisi që bëjmë në organizimin politik është ai mes normatives dhe lirisë, thënë ndryshe një negociim i përhershëm i përcaktimit të kufinjve të njërës në kurriz të tjetrës. Sa më shumë norma aq më pak liri. Kur i jep dikujt të drejtën të përcaktojë cfarë është e drejtë për të bërë ti i jep të drejtën e pakufishme për të të hedhur në qafë zgjedhën e robërisë.
Së dyti, morali është një koncept lehtësisht i manipulueshëm e i interpretueshëm sepse të hap një kuti Pandore aksiologjike më të thellë sesa pusi i Danaideve. Komunizmi, fashizmi, nazizmi, teokracitë fondamentaliste janë ngritur të gjitha mbi idenë e superioritetit detyrues të moralit mbi lirinë individuale. Shkurt, ky koncept i lirisë është në fakt e kundërta e lirisë. Çfarëdo që të jetë liria, nuk është kjo. Ky konceptim do të trondiste jo vetëm një liberal, por edhe shumë të majtë që kanë hequr dorë nga konceptimet e përbotshme të vlerave që mbrojnë dhe tashmë synojnë më tepër ngritjen e një hegjemonie kulturore të majtë pa pretendime të atij lloji të metafizikës shkencore që ndërtoi Marksi.
Ky libër mund t’i shkojë për shtat shijeve të së majtës së kaviarit në universitetet perëndimore. Ai mund t’i pëlqejë edhe një publiku shqiptar të pamësuar me sportin e debateve politike. Kam vërejtur me çudi se i ka pëlqyer edhe ndonjë antikomunisti që njoh.
Reagimi duartrokitës ndaj librit flet shumë për mënyrën sesi shqiptarët e kanë përtypur historinë e tyre në komunizëm dhe sa janë meritues të realizimit të lirisë për të cilën brohorisnin në 1990.

  • Politolog
Tags: Analizë politike e tekstitAnalizë tekstiErmal HasimjaLea YpiPolitologjiTē Lirë
Shkrimi Paraardhës

“Gjuhë më gjuhë me popullin”, Rama vendos të kthejë kuvendimin popullor. Së shpejti një pyetësor, ku shqiptarë të japin ide mbi qeverisjen

Shkrimi Pasardhës

Krishtlindje VIP-ash. Ja si e festuan ditën disa prej tyre

Shkrime të Tjera

“Ne, të zemëruarit virtualë”*,  nga Ermal Hasimja
Opinion

“Ne, të zemëruarit virtualë”*, nga Ermal Hasimja

25 Nëntor, 2021

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    2 shpërndarje
    Share 1 Tweet 1
  • “Kemi 8 vite që vëmë alarmin që gjykata është në agoni…”/Reagimi i avokates Avokate Blertë Kraja për vrasjen në Gjykatë që tronditi vendin

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • “Po humbja gjyqin, po letrat i kisha në rregull”/ Ja çfarë deklaroi vrasësi i gjyqtarit Astrit Kalaja

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Pas vrasjes së gjyqtarit, reagon Gjykata e Lartë: “Nuk do të na përkulë asnjë kërcënim, jemi mburoja më e fortë e shoqërisë”

    0 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Bashkia Tiranë, Berisha shpall kandidatin zyrtar. Ja kë do të mbështesë PD-ja

    0 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0

Lajmet e fundit

Pas vrasjes së gjyqtarit, reagon Gjykata e Lartë: “Nuk do të na përkulë asnjë kërcënim, jemi mburoja më e fortë e shoqërisë”

Pas vrasjes së gjyqtarit, reagon Gjykata e Lartë: “Nuk do të na përkulë asnjë kërcënim, jemi mburoja më e fortë e shoqërisë”

7 Tetor, 2025
“Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

“Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

7 Tetor, 2025
“Kemi 8 vite që vëmë alarmin që gjykata është në agoni…”/Reagimi i avokates Avokate Blertë Kraja për vrasjen në Gjykatë që tronditi vendin

“Kemi 8 vite që vëmë alarmin që gjykata është në agoni…”/Reagimi i avokates Avokate Blertë Kraja për vrasjen në Gjykatë që tronditi vendin

7 Tetor, 2025
“Po humbja gjyqin, po letrat i kisha në rregull”/ Ja çfarë deklaroi vrasësi i gjyqtarit Astrit Kalaja

“Po humbja gjyqin, po letrat i kisha në rregull”/ Ja çfarë deklaroi vrasësi i gjyqtarit Astrit Kalaja

6 Tetor, 2025
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In