Franchesca Mogherini dhe Stefano Sannino, të dy zyrtarë të lartë të BE-sëjanë arrestuar sot mes një grupi njerëzish prej policisë belge.
Sipas medieve të huaja, shkak i arrestimit është abuzimi me fondet e Akademisë së Diplomacisê Europiane, me seli në Bryzh.
Policia belge ka bastisur shërbimin diplomatik të BE-së, Kolegjin e Evropës, dhe disa shtëpi si pjesë e një hetimi mbi keqpërdorimin e dyshuar të fondeve të BE-së.
Një zëdhënës i Kolegjit, ku Mogherini ka qenë rektore që prej vitit 2020, tha se nuk e dinte nëse ajo ishte arrestuar dhe refuzoi të komentonte më tej.
Mogherini ka drejtuar EEAS nga viti 2014 deri në vitin 2019 dhe prej vitit 2022 ka qenë drejtoreshë e Akademisë.