E enjte, 28 Maj, 2026
Sport

Botërori 2022: përurohet stadiumi i fundit në Katar

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Në Al-Rayyan, 24 kilometra në perëndim të Dohas, është përuruar  në mënyrë madhështore, stadiumi i fundit ku do të luhen disa prej ndeshjeve të fazës finale të Botërorit 2022.

Struktura do të mirëpresë në total 40 mijë spektatorë, por për ceremoninë e përurimit, organizatorët zgjodhën t’i përgjysmonin postet, për të mundësuar distancimin fizik.

Maska me detyrim dhe tamponi negativ, ishin kushtet e domosdoshme për të hyrë në stadium, por menjëherë jashtë ngrehinës hijerëndë, u panë grupe të shumta njerëzish.

Përurimi u mbajt në praninë e guvernatorit të vendit, emirin Sheik Tamim bin Hamad Al-Thani dhe presidentit të FIFA-s Gianni Infantino-s,që morën pjesë në finalen e Kupës së Emirit, garën kombëtare të Katarit, mes Al-Sadd dhe l’Al-Arabi.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top