E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Bota

Biden rrëmbushet për të birin e ndarë nga jeta: brenga e vetme, që ai s’është sot këtu (video)

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Teksa  ka përshëndetur Delaware-in nga Major Joseph R. “Beau” Biden, III, National Guard/Reserve Center, quajtur kështu për nder të birit të ndarë nga jeta, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Amerikës Joe Biden, ka mbushur sytë me lot teksa kujton mungesën  e tij në atë ceremoni e në fitoren e të atit.

Brenga ime e vetme është që ai s’mund të jetë sot këtu, është shprehur Biden teksa fshinte lotët dhe shprehte falënderimet për mbështetjen e dhënë nga Delaware. Kur të vdes, ka vazhduar ai, Delaware do jetë i shkruar në zemrën time dhe në zemrën e të gjithëve… Jam krenar që jam djalë nga Delaware.

Biri i Bidenit, Beau Biden, prokuror i përgjithshëm i Delaware-it, baba i dy fëmijëve,  major i Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Delaware-it, me një medalje bronxi pas kthimit nga Iraku,  qe 44 vjeç kur humbi jetën nga kanceri.

Biden dhe zonja e tij Jill, janë shpërngulur të martën për në Blair House përballë Shtëpisë së Bardhë, ku edhe do të gdhihen, në pritje të ceremonisë së marrjes së detyrës së presidentit

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top