E enjte, 28 Maj, 2026
Lajme

Artistët thirrje për vaksinimin e Mira Meksit. Shkrimtarja nevojë të kurohet jashtë

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Intelektualët dhe artistet bëjnë thirrje për vaksinimin e shkrimtares dhe përkthyeses Mira Meksi, së cilës i duhet të udhëtojë jashtë për t’u kuruar, por e ka praktikisht të pamundur pa vaksinimin anti-covid.

Mira Meksi një vlerë kombëtare! Uroj të gjendet mundësia e vaksinimit të saj nga institucionet shëndetësore. JAM MIRA, shkruan sopranoja Inva Mula.

Po ashtu edhe artistja Ema Andrea, ka bërë thirrje në fejsbukun e saj, që krahas personaliteteve të moshuar, institucionet t’i vijnë në ndihmë edhe shkrimtares Mira Meksi.

Nuk dihet ende se përse nuk i mundësohet vaksinimi Mira Meksit, në një kontekst kur thuhet se kurimi i saj jashtë, është domosdoshmëri për mirëqenien e saj.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top