Argita Berisha, bija e liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, aktualisht Partia Demokratike e Rithemeluar, ka sqaruar ekskuzivisht situatën dhe marrëdhënien e të shoqit Jamarbër Malltezi, me pronën e ish kompleksit Partizani, një pronë e cila, sipas akuzës së ngritur prej Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK, është arritur të merret përmes favorizimeve politike që Sali Berisha, i ati Argitës, dhe i vjehrri i Jamarbërit, u ka bërë gjatë atyre viteve, kur ishte President dhe kryeministër i vendit duke ndryshuar të një sërë ligjesh, si ai i Mbrojtjes apo i Sporteve, apo përmes joshjes me poste publike të individëve të ndryshëm, të cilët më pas kanë mundësuar marrjen e pronës, aktualisht shndërruar në rezidencë banimi.
Përgjatë intervistës së dhënë në Top Story, Argita Berisha pretendoi se gjithçka në marrjen e pronës, e cila i ka takuar tw shoqit prej familjes sw tij, ishte bërë sipas rregullave e ligjeve në fuqi përgjatë viteve, duke këmbëngulur se arrestimi i të shoqit për këtë çështje është thjesht një hakmarrje politike e kreut aktual të qeverisë Edi Rama e se SPAK-u, apo siç njihet ndryshe edhe Prokuroria e Përgjithshme Anti-Korrupsion, “nuk është gjë tjetër veçse një kamxhik politik në duart e Edi Ramës”.
Në këndvështrimit e Argita (Berisha) Malltezit, çështja e pronës së kompleksit Partizani, qëndron sa më poshtë:
Arsyeja pse nuk është bërë më përpara kallëzimi, shprehet Argita Malltezi, është se unë e konsideroj të drejtë të drejtën e prokurorisë për të hetuar, një tw drejtë tw bazuar absolutisht në ligj, të ligjshme, për çfarë çdollëoj gjëje, në të gjithë periudhën kohore që mundëson ligji. Kur u bënë tre vite, ishte e qartë që dosja filloi të përdorej politikisht, se asgjë e re nuk po ndodhte më, ndaj për t’i vënë një stop këtij abuzimi politik, vendosëm t’i parashtronim SPAK-ut një sërë argumentash që vërtetonin katërcipërisht, se i gjithë procesi, nga kthimi i pronës tek investimi, ishte plotësisht i ligjshëm, i bërë në përputhje me ligjet e vendit, ato që mbulojnë sektorin përkatës dhe transparencën.
Për këtë arsye dërguam një kallëzim penal, mund të ishte bërë në forma të ndryshme, por ky ishte kallëzimi penal ndaj Taulant Ballës, për kallëzim të rremë, sepse një sërë nga pretendimet e ngritura nga Balla në kallëzimin e tij. Ai e dinte që ishin të rreme, e po e nis me të parën, qw wshtw edhe mw kryesorja, por vazhdon njësoj me të tjerat, është çështja e origjinës së pronës. Ai doli para mediave me një vendim të Jakomonit, ku thuhej se prona është shpronësuar nga italianët në 1940. Kjo është totalisht gënjeshtër, dhe SPAK nuk bën gjë tjetër, veçse bëhet altoparlant i gënjeshtrës politike të Ramës dhe sulmeve politike të tij. Por a kishte SPAK mundësi ta verifikonte këtë gjë? Plotësisht, sepse vendimi i Jakomonit ka në faqen e dytë të tij, që Balla nuk e tregon në media, listën e familjeve të shpronësuara. Dhe ajo letër e Arkivit të Shtetit që përmendet në dosje dhe ka dalë në media, përmend një nga trashëgimtarët e familjeve të shpronësuara. Asgjë nga shtatë apo nëntë familjet e përmendura atje, nuk janë Begeja, Saliaga, Llagami, Alimehmeti dhe Vaqarri. Dhe toka e tyre është larg, por për më tepër, këto familje, familjet pronare të klubit Partizani, kanë dokumenta zyrtarë, akte gjykatash, hipotekash, që i tregojnë që janë pronarë në ‘43-in, në ‘46-n, pra janë shpronësuar nga komunistët.
SPAK ka bërë 3 vjet hetime, dhe në dosjen e GJKKO-së shkruhet, pas tre vitesh hetimesh shteruese. Pas tre vitesh hetimesh shteruese, nuk kanë ngritur ende akt-akuzë. Kanë marrë masë për kufizimin e lirisë personale dhe kanë filluar hetimin ndaj personit, se ai nuk ka qenë hetim ndaj personit, por ndaj çështjes, që mund ta zgjasnin pa afate sa të donin, por për ketë kanë vënë afate. Po të kishin gjetur një provë, në këtë do kishin ngritur akt-akuzë, por këtu nuk ka akt-akuzë, sepse nuk ka prova. Dhe nuk do të ketë akuzë. Gjithësesi nuk ka ngritur akuzë. Por nuk procedohet në këtë formë, procedohet kështu kur ka çështje flagrante, jo hetim.
E nisim nga fillimi, origjina e pronës, fletrrufenë e Talulan Ballës, dhe sot në vendimin e GJKKO-së, citohet ajo, në mënyrë në mënyrë që të krijohet ky konfuzioni, që të krijojë tek njerëzit përshtypjen që qenka ende problemi i pronës, por absolutisht nuk diskutohet më problemi i origjinës së pronës. Në asnjë rresht nuk diskutohet më që prona u takon pronarëve, përkundrazi, e thotë, pwrmend edhe këto dokumenta të viteve 43, 46, të familjeve të ndryshme, se unë po citoj këto të familjes Begeja. Kështu që origjina është një gjë e shteruar.
Të marrim KTHiMiN E PRONWS. Gënjen SPAKU, sepse nuk ka prova dhe përdoret për sulme politike, kur thotë se ka filluar, ka bërë kërkesa në 2006-n, 2007-n. Prona e familjes Begeja ka dashur 15 vite që të kthehet. Ka filluar në 94-n nga motra e gjyshes, ka marrë vendimin e parë në 96-n, ka marë vendime të tjera pastaj në vitet në fillim. Edhe vendimi që është marrë në 2006, e kanë marrë mbi të njëjtën dosje, jo mbi kërkesa të reja dhe vendimi që është marë në 96-n për kthimin e një pjesë të tokës, është marrë nga Komisioni i Kthimit të Pronave, përbërë nga anëtarë të Partisë Socialiste. Pra ka zgjatur ndër vite. Nuk ka pasur asnjë lloj ndikimi. Në këto vite im atë ka qenë president, kryeministër, absolutisht ajo dosje nuk ka asnjë fjalë që të thotë se Sali Berisha ka ndikuar këtë apo atë person, sa më pak ka ndikuar në mënyrë të paligjshme, por them ndikuar. Tani kalojmë tek aktet ligjore. Ajo që është më e rëndë në këtë dosje është mënyra se si gënjehet, domethënë nxirret një konkluzion i gënjeshtër, që po të lexosh detajet që i përmend vetë GJKKO, të çojnë në tjetër përfundim. Nuk po flas për fshehjen e dokumentave, por po them sikur të lexoheshin vetëm ato.
Çfarë ka thënë zonja Boriçi, që ju i referoheni? Më ka njoftuar që do më takojë kryeministri, kryeministri më tha që do më caktojë në filan vend. A ka gjë më normale se ta thërrasësh e ta pyesësh tjetrin paraprakisht, që do ta pranosh apo jo detyrën? Çfarë vendimi ka marrë AKKP-ja? Ka marrë 3-4 vendime, nddërkohë që nga ‘96-2006 ishin marrë një vendim njohjeje dhe me dhjetra vendime kthimi, e po kështu edhe për familjet e tjera.
Ndryshimi i destinacionit me VKM: Ju e dini shumë mirë, dhe faleminderit, që ta sqaroj dhe për publikun, që destinacioni nuk ndryshohet me VKM. Të kishte një VKM të tillë, mendoni ju që nuk do të ishte në faqen e parë të dosjes? Ja t’ua sqaroj. Vendimi për ndryshim destinacioni merret nga KRT-ja. Në 2006-n, Gjykata Kushtetuese mori vendimin 29 të datës 12 i 12, 2006, që është i famshmi vendimi i Zogut të Zi. Do më lejoni të lexoj dy nga paragrafet: a) “Shqyrtimi dhe miratimi i lejeve të ndërtimit, si çështje të planifikimit dhe manaxhimit urban, që përfshijnë në konceptin ligjor funksionet e veta, janë kompetencë e plotë dhe ekskluzive e organeve të qeverisjes vendore. B) E drejta e shfuqizimit të akteve të paligjshme të KRT-së që funksionojnë pranë organeve vendore, është kompetencë e organeve gjyqësore”, që do të thotë, që KRTRSH-ja nuk ka pasur asnjë kompetencë të rrëzonte vendimin e KRT-së. SPAKU ka paturpërsinë e thotë që u kthye me vendim të KRTRSH-së, e përmend kështu si “on pasant” KRT-në dhe pastaj vendimi i KRTRSH-së. Jo, është i KRT-së që nuk mund të shfuqizohej prej KRTRSH-së, sipas Gjykatës Kushtetuese. Dhe Berisha ka pyetur gjithnjw për Gjykatën Kushtetuese, dhe nuk ke një ligj si puna e teatrit. Kur ka dashur Berisha të rrëzojë vendime, ka respektuar gjithnjë vendimet e gjykatave dhe nuk do gjesh një rast si ai i Teatrit, ku doli vendimi i gjyjatës kushtetuese, dhe më pas ligji që bënte po të njëjtën gjë që kishte rrëzuar Gjykata Kushtetuese. Flasim pak për konfliktin e interesit, ligji e përcakton, e përcakton se çfarë duhet të bëjë kur është në konflikt interesi. Ai ishte një vendim që prekte një zonë të gjerë, tek familjet pronare, Jamarbër Malltezi ishte një ndër 300 familjet pronare që ishte aty. Duke qenë se nuk gjen shkelje në asnjë prej çwshtjeve, kthimit, privatizimit e kështu me radhë, SPAK kthehet dhe bën pretencën e reformave ligjore të qeverisë. Ai Jamarbër Malltezi është në burg, e nuk mund të jetë për orkestër e hamendësime, duhet të jetë për prova. Dokumenti i KRT-së ishte thjesht një noterizim, mund të kalonte në çdo lloj forme. Nuk e di këtë SPAKU vendimin 29 të 2006? E di, por SPAKU nuk është drejtësi, SPAKU është një deformim i pushtetit criminal të Edi Ramës.
i marrim me radhë edhe ndryshimet ligjore. Në dosje nuk ka sikur një rresht, që të tregojë që Sali Berisha ka influencuar dikë, duke i thënë dicka apo duke e kërcënuar. Dhe atëherë kalojnë tek ligjet: cilat ligje përmendin? Përmendin Ligjin e Pronave, Ligjin për Sportet, VKM për bonot e privatizimit, dhe pronat e ushtrisë, planin e përhapjes. Këto nuk janë koincidenca, janë shkelje të SPAKUT.
Procesi i Privatizimit nuk ka nisur ka Fatmir Mediu dhe nga qeveria Berisha. Ka filluar nga qeveria Nano, Angjeli, Klosi, Majko, kanë shkëmbime mes tyre, këto të përmendura të gjitha në kallëzimin penal që ne kemi bërë për Taulant Ballës. Në 2005-n ka shkëmbime, propozimi për privatizim është nga ministry Angjeli, e kam shkresën këtu. Dhe kjo nuk reflektohet tek dosja e SPAK. Dhe ky është problem. Angjeli i shkruan Klosit dhe Majkos. Klosi i përgjigjet, me siguri dhe Majko, po ke kemi shkresat në fjalë dhe kemi disa komunikime mes tyre. Në shtator, tetor reagon Mediu, vijon procedurën Mediu, dhe po ta shikoni, po në të njëjtën faqe ku flitet për dekret, i kanë shkruar të tjerë njerëz Mediut, nuk i kanë shkruar pronarët, pronarët i shkruajnë MEdiut 4 muaj më pas se shkresa e parë. SHkresa e parë duhet të jetë bërë në mos gaboj në tetor, pronarët i shkruajnë në janar, i shkruajnë dy muaj pasi ai ka bërë shkresën për rulin, që thotë jam dakord që të nisë procesi i privatizimit. Dhe i thonë në shkresë, marrim indicie nga intervista juaj në media që do filloni proces privatizimi.
Klubi Partizani, ka qenë e njohur qysh në 96-n për familjet pronare, të cilët po në 96-n ka fituar të drejtën e privatizimit e të parablerjet. Klubi Partizani ishte totalisht i uzurpuar. Pjesa e futbollit nga një subjekt që kryente veprimtari sportive, kurse pjesa tjetër nga banorë informalë, 42 familje që banonin brenda dhe nuk kishte asnjë funksion. Në dosje keni të përsëritur me dhjetra herë, faktin që, ky njeriu që zotëronte klubin e futbollit, nuk kishte asnjë letër me shkrim që tregonte, se me çfarw tituli e mbante. Në 2000, Ismail Lleshi i drejtohet Gjykatës dhe ministrit të Ekonomisë, ministrit muci, ku ia ngre si problematikë, ku i thotë na ktheni logon dhe na lironi objektet. Këtu ngrihet problem që shteti, pra strukturat e mbrojtjes kishin për detyrë marrjen në dorëzim të këtij objekti dhe prandaj është kjo rrëmuja pastaj, që mund ta themi më vonë, se këta kishin detyrimin ta merrnin këtë provë dhe nuk e kishin marrë.
Kthehemi tek privatizimi. Pra e ka nisur Partia Socialiste.
Pse nis në 2006-n? Ne deri në 2005-n kemi qenë në Kosovë. Deri në 2003-2004, prokurën e ka pasur motra e gjyshes së Abit, e cila ndërroi jetë në atë kohë, pastaj prokura u parcelizua, pra nga 2004 po themi, deri në fund të privatizimit, vetëm dega e familjes Begeja, që i përksite të afërmve të Abit, se ishte dhe një tjetër degë e Begesë së Durrësit, kishte disa prokura: ishte xhaja i Abit, Gim Begeja, ishte Abi… Çdo familje pronare ka pasur përfaqësuesit e tyre me prokurë. Dhe këto janë në dosje. Abi nuk ka pasur në prokurë tërë pronarët e klubit Partizani. Ka pasur prokurë me njerëzit e fisit të tij dhe këtë prokurë e pati pjesore në një pjesë të caktuar. E mori se e besuan famiilja e tij. Gjithmonë ka pasur prokurë të familjes së vet. Prokura që u lidh mes Abit dhe familjarëve të tij 3-5 %, kishte për synim të garantonte që shpenzimet që do të bëheshin në këtë process privatizimi, do të njiheshin ndershmërisht më pas nga pronarët, se janë shpenzimet noteriale, janë të gjyqit, kanë bërë 7 vjet gjyqe me uzurpatorët e pishinës. Janë rregulluar 42 familje, ato që ishin informale në klub. 42 famijlet janë strehuar me 2500 m2 të atij kompleksi, kishin paguar ndërkohë për paguar shpenzimet për kthimin. Nuk u nxorën në rrugë. Krahasojini pak me Astirin. Po nuk ndërhyri Berisha në këtë. Dhe për ta mbyllur me 3-5%, në fund të kësaj, kjo klauzolë nuk u vu në zbatim, se të tëra shpenzimet i mori përsipër firma ndërtuese.
Shkresa numër 4533, dt 21.7.2005, i zotit Angjeli i kërkon nisjen e procedurave të privatizimit të klubit Partizani, ministrit të Mbrojtjes Pandeli Majko, ministrit të Sporteve Blendi Klosi, dhe këta i përgjigjen një ditë më pas, më 22 korrik, janë të gjitha të cituara.
Që në 2003 klubi Partizani ka dalë nga skema e Përhapjes, pra prona të ministrisë së Mbrojtjes. Tani Sali Berisha nuk ka inlfuecuar në kthimin e pronës, nuk ka influencuar as në nxjerrjen nga skema e Përhapjes. Nuk thuhet që ka qenë në skemën e Përhapjes, por në dosje përdoren fjalët për të krijuar konfuzion. Shkojmë tek ligjet t’i marrim me radhë. Marrim ligjet. Marrim ligjin për pronat, çfarw thotë ligji për pronat, neni i 2004-s neni 7 thotë: Nuk i tkhehen pronarëve pronat që i shërbejnë mbrojtjes së vendit. A i shërben klubi Partizani mbrojtjes së vendit? Jo. Pra, po të ishte për këtë, këta do ta kishin marrë pronën e tyre, se nuk i shërbente mbrojtjes së vendit. Ligji i 2006 vuri mekanizma më shtrëngues, në mënyrë që të mbronte interesin public, dhe çfarw thoshte: nuk kthehen pronat që janë në planin e përhapjes, pra jo atë që ngushtësisht i shërbejnë mbrojtjes, por ato që janë në planin e përhapjes. E para kjo. Kalojmë tek ligji për sportet. Po të shikosh nenin 3 para dhe pas ndryshimit, e vetmja gjë që ka ndryshuar tek paragrafi i tyre, është shtimi i togfjalëshit “jepet me koncension, me kusht qe të mos ndryshojë destinacionin”. Pjesa most ë ndryshojë destinacionin është në të dyja ligjt, e vetmja gjë, ishte futja e pronarëve. Çfarw do të thotë kjo, që pronarëve iu njoh me ligj, e njëjta gjë që i ishte njohur nga ligji i pronave prej kohësh. Nuk u krijua e drejtë e re ama, u përdor e njëjta e drejtë që e njihte edhe ligji për pronat.
Kalojmë tani tek VKM-ja pwr bonot e privatizimit: ka miratuar VKM-në për bonot e privatizimit që të ndihmojë familjen Begeja. Bonot e privatizimit janë miratuar në 93-93, knë fituar shqiptarët 300 milionë euro nga përdorimi i tyre në vite. Nga 800 mijë dollar që ishte privatizimi i objekteve të dy klubeve, një muaj para se të dilte VKM-ja ka paguar 82% të shumës, pra 780 dollarë. Pra ka paguar para, jo me bono privatizimi. Nëse vjehrri ushtront ndikim, ky dhëndër nuk e takonte vjehrrin që të merrte vesh? Të jeni të bindur që prokuroria i ka të gjitha dokumentat. Ata kanë privatizuar 700 euro para, doli VKMja dhe 100 euro që mbetën paguan sipas raportit me bono, sqaroi mes tw tjerave Argita Berisha.