Jam gazetar dhe shpesh më duhet të krijoj distancën nga ngjarjet që ndodhin gjatë ditës, për hir të lajmit, ose të jem i ftohtë në raportim!
Por a mund të mos rri pa folur unë! Paçka se për shkak të lirisë time e kam pësuar, por unë s’kam vdekur!
Arben Anamali ka vdekur dhe trupin e tij po e kërkojnë!
Pse vdiq?
Vdiq sepse shteti ynë nuk e siguron dot jetën e punonjësit të tij!
Rastësia e numrave është e çuditëshme! Bestytet thonë se janë shenja, por ngjarjet lidhen dhe ngjajnë si dy pika ujë me njëra tjetrën.
Me 17 korrik të 2017-es Kletos Celku 35 vjeç punonjës i Ndërmarrjes Ujesjellës Kanalizime Shkodër, humbi jetën pasi u fut për të pastruar një pusetë në unazën e Shkodrës.
Askush nuk mbajti përgjegjësi as Drejtori, as Kryetarja e Bashkise, as krye inxhinjeri, as përgjegjësi, askush! Madje prokuroria e mbylli si një aksident në punë.
Kurse dihet se brenda pusetave ka gazëra dhe punonjësi duhet të jetë i pajisur me masken kundta gaz dhe me veshjet e nevojshme për të kryer një ndërhyrje të tillë. 35 vjeçari vdiq, inxhinjeri, përgjegjësi, drejtori dreqi e i biri vazhdojn të jetojnë. Më kujtohet madje që në varrim kishin qenë ish Kryetari i Bashkisë Shkodër dhe ish Prefekti, dhe drejtori i ndërmarrjes së ujësjellêsit, që ishte kujdesur edhe për shpenzimet e varrimit.
Dje kërkuan, sot, nesër do kërkojnë, apo do presim kur t’i teket liqenit të tregohet zemërgjërë do liroj trupin e pa jetë të Arben Anamali që familjarët ta varrosin.
Arben Anamali shpëtoi 5 turiste Izraelite dhe jo 2, por 5 nga vdekja e sigurtë.
Kishte 15 persona në anijen “Buna” por nuk kishte ndihmës!
Pse nuk kishte ndihmës?
Si e parasheh protokolli?
Përveç Kapitenit a duhet të jetë edhe dikush tjetër
Apo në liqenin e Shkodres nuk duhet të ketë shpëtimtar!?
Se aty na ruan Shën Rroku! Apo Ndoc Rroku se Shirokas i bjen të jenë te dy!
Polumbarët bëjnë kërkimet e tyre, policia kufitare dhe FNSH janë vënë në lëvizje por ata nuk do t’ia kthejnë babën vazjes 14 vjeçe që qante dje, sot e do qaj edhe neser në shkallet e molos së Shirokës.
Arben Anamali ka vepruar si çdo Kapiten anije, për të cilët ka rëndësi ekuipazhi dhe jo anija! U hodh shpëtoi 5 turiste Izraelite dhe vëtë u fundos, atij si erdh në ndihmë askush, as rojet e liqenit, se nuk ka, as Baywatch, të cilë sivjet si kemi as për foto, as në Velipojë se në Rrjollë jo se jo.
Ajo që është më e rënda se rrjeti plasi për heroin Arben Anamali, por turistet në pyetje s’janë marrë. Madje as trajtim mjekësor nuk kanë pas nevojë. Ata menjëherë sapo kanë shkelur token e Shirokës janë larguar drejtë Tiranës.
Aman o Zot me u pas mbyt ndonje turist i huaj do kishim Ministren, kryetarin e Bashkise, Kryetarin e Qarkut, Prefekten, madje edhe Haki Çakon i cili meqe spo i shuan zjarret në jug do ishte në Shirokë duke kordinuar punen për gjetjen e trupit të turistit të huaj. Ndërsa Arben Anamali humbi jeten se ishte vetem ai në anije, dhe 15 turistë të huaj! Dhe se liqeni i Shkodrës duhet të ketë “Baywatch” jo David Hasselhoff dhe Pamela Anderson, por kujdestar dhe rojtar të jetë.
Arben Anamali ishte Kapiteni, kujdestari i jetës së 5 grave Izraelite që do kthehen shëndosh e mirë tek familjet e tyre.
Arben Anamali humbi jeten si hero shpëtoj 5 jetë, dhe tradhëtoi vajzen 14 vjeçe, djalin 17 vjeç dhe gruan 41 vjeçe. Pse???
Sepse Arbeb Anamalin e kanë tradhëtuar hallkat e sistemit që nuk funksionon.
Arben Anamali është viktimë e shprehjes ” Na ruajt Zoti”
QOFSH I PARAJSËS ARBEN ANAMALI!