Kremtohet ditën e sotme 77 vjetori i çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazitstë, një datë e cila ka hasur shumë debate mes politikanëve shqiptarë.
Sërish edhe sot, ashtu si dhe ditën e djeshme, festën e Flamurit, dy krerët më të lartë të politikës shqiptare bën nderimet krah njeri-tjetrit, por pa shkëmbyer asnjë përshëndetje. Me gjasa, kur të shkruhet historia e kësaj periudhe, ky fakt do jetë pjesë e rëndësishme e dëshmimit të frymës politike në vend, 109 vite pas shpalljes së pavarësisë, e 77 vite pas çlirimit nga pushtuesi.