Ka reaguar pas një statusi të vendosur nga dietologia Blerina Bombaj në fejsbukun e saj, mbi incidentin e ndodhur në malin e dajtit, edhe vetë gazetarja e kronikës Anila Hoxha.
Në statusin e saj Hoxha përmend me radhë gazetarët e keqtrajtuar nga Policia, duke ironizuar dietologen e cila në gjykimin e shprehur, thotë se “Me gjithe respektin qe kam per nje gazetare – mbi te gjitha grua, mendoj se ne kete rast, thjeshtesia e ekzagjerimit nepermjet rrjeteve sociale i kushtoi padresjtesisht vendin e punes nje familjari, qe as nuk e kam idene se kush eshte, kushdo qofte ai!”
Statusi i plotë i dietologes Blerina Bombaj:
A është i drejtë largimi nga puna i policit që u konfrontua me gazetaren? Nuk isha në vendngjarje të flas me siguri për çka ndodhi, por syri im i lirë më kapi gazetaren brenda perimetrit të policisë ku ndalohet të kalosh. Kush guxon në një vend europjan të shkeli rregullat e policisë? Do thoni ju, kush guxon të prekë një gazetar jashtë? Kush tjetër e pa tamam prekjen, a ishte me qëllim për ta rrëzuar apo për ta larguar nga vendi ku nuk duhej të ishte? Me gjithe respektin që kam për një gazetare – mbi të gjitha grua, mendoj se në këtë rast, thjeshtesia e ekzagjerimit nëpërmjet rrjeteve sociale i kushtoi padresjtësisht vendin e punës një familjari, që as nuk e kam idenë se kush është, kushdo qoftë ai!
Statusi i plotë i gazetares Anila Hoxha:
Po Blerina Bombaj edhe unë jam me efektivin e policisë, po e dashur ai duhet ta flakë një gazetar, ta qëllojë, ta shtyjë , ta pështyje, të bëjë ç’te doje me të
Kështu si shtyu operatorin Endit Aga dhe gazetaren, apo siç hipën në një furgon kolegun Ermal Vija dhe i shqepën bluzën dhe e goditën me shuplaka, si ky polic dhe pesë të tjerë në pyll e dashur Blerina, duhet të veprojnë policët me kedo. Por shuplakat dhe shtyrjet rekomandaohen vetem për terren malor dhe si reagim rrethanor. Here tjetër Blerina, policët duhet të reagojnë më bindshëm, jo para kamerave, por fshehtas, siç vepruan të shtunën me Ermal Vijën, nëse munden, mund të na qëllojnë me këpucë, shkop gome, jo vetem gazetarët por edhe me një qytetar, edhe me ty, edhe me mua, edhe me çdokënd tjetër. Polici duhet të bëjë ç të doje ai!
Po Blerina, meqenëse ti nuk lexon, meqenëse ti nuk shikon faktet, e dashur Blerina, po të informoj unë, shiriti ishte 20 minuta larg vendngjarjes. Vendngajrja e dashur Blerina, është po të ecësh me shpejtësi në pyll, larg, shumë larg prej aty ku shtyhen gazetarët. E dashur Blerina, aq më tepër nuk pati konflikt, as po kundërshtonim policët dhe as po debatonim me ta. Edhe unë jam me ty dhe madje-madje them që herë tjetër çdo gazetar, përpara se të raportojë, të informojë, të guxojë, të hulumtojë, dhe përmbi të gjitha të bëjë detyrën në shërbim të publikut, të hidhet përditë në rrëpirë. Po Blerina, jam me ty dhe jam shumë dakort, më mirë të kisha thyer qafën aty, bashkë me operatorin
Dhe qe ti të jesh akoma më e qetë, për këta gazetarë që ishin jashtë shiritit, por duhet të ishin akoma më në brendësi që të të tregonin ty dhe publikut, se policia sdinte ta administronte vendngjarjen, se policia gjeti hashash maleve dhe nuk tregoi dhe shumë të vërteta Blerina, që duhet t’i shikosh dhe që prekin direkt jetën e secilit. Jo Blerina, nuk ia kam hequr unë bukën policit, që të qetësohesh, unë as që e kam kallëzuar, madje-madje kam telefonuar drejtuesin e Policisë, me porosinë “mos e hiq atë polic nga puna”. E di pse, sepse jam edhe unë me ty! Po, gazetarët duhen vrarë. S’duhet të ekzistojnë . Unë e para duhem vrarë. Po pse me shtyrje, e dashur Blerina? Më mirë me gurë, kam parë e lexuar se ndodh në mesjetë kjo gjë.
Ndërkohë shëndet të uroj!