Kreu i qeverisë Rama, ka paraqitur ditën e sotme në faqen e tij ne fejsbuk, dritaren e re “Denonco Kadastrën”, në faqen Shqipëriaqëduam, për të gjitha ankesat që qytetarë mund të kenë sa u takon çështjeve kadastrale.
Revolucioni digjital i Kadastrës, që brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim, falë përfundimit të inventarizimit dixhital të pronave dhe mbyllja definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet ndërkohë me rritjen e presionit anti-korrupsion mbi Kadastrën.
Dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë, shkruan Rama në fejbukun e tij.