Në listën e barnave të rimbursueshme miratuar sot nga qeveria shqiptare, janë shtuar edhe 23 barna të reja për terapitë e mjekimit, të cilat e cojnë në 1191 numrin e barnave të rimbursueshme në këtë listë.
Barnat e reja që janë shtuar, trajtojnë kryesisht sëmundjet kronike që hasen më shpesh në popullatë, si diabeti, hipertensioni dhe sëmundjet kardiovaskulare, e po ashtu edhe pacientët e dializës, janë një tjetër grup që do të përfitojnë marrjen e një medikamenti me rimbursim.
Sipas Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, nga barnat e shtuara në listë përfitojnë rreth 6000 pacientë në vit, ndërkohë që nga e tërë lista e barnave të rimbursueshme përfitojnë rreth 450 mije pacientë në vit.