Kreu i shtetit Ilir Meta ka publikuar në fejsbukun e tij dy postera elektoralë nga qyteti i Gjirokastrës, i cili u sugjeron gjirokastritëve të mos u japin asnjë shans Metës, Kryemadhit, Bashës dhe Berishës.
Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze, shkruan Meta. Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar. Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman! Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës!