Ministrja e Infrastukturws Belinda Balluku, u ka bërë thirrje sot në mbrëmje automjeteve të ndërpresin udhëtimin nëpwr akset kombëtare të vendit e rrugëve që lidhin fshatrat me qytetet, për hir të motit tejet të keq.
Duhet pasur parasysh që në këto kushte, u bëj thirrje të gjithë drejtuesëve të automjeteve, të mos qarkullojnë në akset kombëtare dhe në ato që lidhin qytetet apo fshatrat mes tyre, pasi ky është një mot ekstrem. Evitimi i qarkullimit rrugor është gjëja më e mirë për t’u bërë, për të mbrojtur jetën e atyre që janë nëpër automjete dhe pasagjerëve që janë në to. Kemi pasur disa aksidente në akse të ndryshme rrugore, të cilat kanë ardhur për shkak të kësaj ere të fortë, ose edhe për shkak të pakujdesisë së drejtuesëve të automjeteve. Vetëm nëse keni nevojë për të qarkulluar, ose në raste emergjencash përdorini rrugët sot. Kjo stuhi do të vazhdojë për më pak se njëzet e katër orë, ndaj ju lutem evitoni qarkullimin nëpër akse, pavarësisht se ne po bëjmë të pamundurën për t’i mbajtur ato të hapura, është shprehur ajo, nga maja e një borëpastrueseje në terren.