Një stuhi e fortë, me dëborë, erëra dhe rreshje të fuqishme, pritet të pushtojë Evropën në ditët në vijim.
Njoftimin e ka bërë metereologia angleze Hellen Willets, në kanalin BBC, e cila shprehet se stuhia e quajtur “Filomena”, do përfshijë edhe thuajse gjithë Evropën, përfshi edhe Italinë, Greqinë, Shqipërinë e Maqedoninë.
Sipas saj, kjo stuhi jo shumë e shpeshtë në Europë, do të sjellë erëra të fuqishme, dete të tallazitur, si dhe rreshje të dendura shiu e dëbore.
Aktualisht, në Spanjë, për shkak të stuhisë “Filomena” dhe rreshjeve të denduara të dëborës, numri i atyre që kanë humbur jetën, ka shkuar në 4.