Presidenti i SHBA Donald Trump ka shkruar ditën e sotme në rrjetin social Truth, se “një qytetërim i tërë mund të zhduket sot brenda nate” duke iu referuar luftës në Iran.
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer më kurrë”, shkroi ai. “Nuk dua që kjo të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi Ndryshim të plotë dhe total të regjimit, ku mbizotërojnë mendje të ndryshme, më të zgjuara dhe më pak të radikalizuara, ndoshta mund të ndodhë diçka revolucionare e mrekullueshme, KUSH E DI? Do ta zbulojmë sonte, një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të botës. 47 vite zhvatje, korrupsion dhe vdekje, më në fund do të marrin fund. Zoti e bekoftë popullin e madh të Iranit!”




























