• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E hënë, 18 Gusht, 2025
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    Rama: “Kush ndërton pallat, nuk mund të bëhet problemi i zonës. Rregullorja e re masa drastike”

    Rama: “Kush ndërton pallat, nuk mund të bëhet problemi i zonës. Rregullorja e re masa drastike”

    Rama: “Ja çfarë do të ndodhë pas këtyre prishjeve masive”

    Rama: “Ja çfarë do të ndodhë pas këtyre prishjeve masive”

    Rama: “Plazhet publiket, Bashkitë të vendosin çadrat e shezllonët e tyre”

    Rama: “Plazhet publiket, Bashkitë të vendosin çadrat e shezllonët e tyre”

    RAMA: “Gati Rregullorja Kombëtare. Vendos kufij të qartë për pronën publike”

    RAMA: “Gati Rregullorja Kombëtare. Vendos kufij të qartë për pronën publike”

    Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës: dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen aktuale në Shqipëri

    Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës: dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen aktuale në Shqipëri

    “Parkimi i dyfishtë do të konsiderohet vepër penale”/ Ja masat e ashpra që deklaroi drejtori i Policisë Ilir Proda për funksionimin e sezonit veror

    “Parkimi i dyfishtë do të konsiderohet vepër penale”/ Ja masat e ashpra që deklaroi drejtori i Policisë Ilir Proda për funksionimin e sezonit veror

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Një lutje Kryeministrit, për pensionistët që mbeten jashtë Paketës së Rezistencës”, nga Irena Beqiraj*

    Thërrimet e ndihmës së USAID-it edhe kompleksi industrial rreth tij! Nga Irena Beqiraj

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Personazh

“Katër masa shpirti” dhe një intervistë për të kuptuar. Bisedë me Albana Kozelin, regjisoren e dokumentarit mbi figurën e Kujtim Laros.

nga MetropolPost
24 Qershor, 2025
në Personazh
“Katër masa shpirti” dhe një intervistë për të kuptuar. Bisedë me Albana Kozelin, regjisoren e dokumentarit mbi figurën e Kujtim Laros.
4
SHPERNDARJE
142
SHIKIME

Përgatiti Albana N. Lekaj

Një nismë e bukur nisur prej regjisores Albana Kozeli, na shpie as më pak e as më shumë tek tingujt e filmave me të cilët jemi rritur.

Një emër, shpesh i dëgjuar e në dukje i njohur, na vjen në fakt nën një tjetër vështrim, përmes një dokumentari që përpiqet të evokojë një prej kompozitorëve më të dashur për adhuruesit e kinemasë e jo vetëm: Kujtim Laron, kompozitorin numër një të kinematografisë shqiptare, që mban në portofolin e tij artistik, tingujt e thuajse tridhjetë e pesë kolonave zanore të filmit shqip. 

E kemi shijuar Laron përmes filmave aq të dashur, si “Udha e Shkronjave”, “Liri a vdekje”, “Lulekuqet mbi mure”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Në fillim të verës”, “Nëntori i dytë”  e shumë e shumë të tjerë, por përmes dokumentarit të Kozelit, personaliteti i tij del më në pah. Përmes një sërë intervistave të atyre që e kanë njohur nga afër Kujtim Laron, bashkëpunëtorë e të afërm, Kozeli përpiqet të na i risjellë në jetë këtë kompozitor kaq të famshëm të muzikës shqiptare, duke na ofruar përmes tyre edhe profesionistin, edhe njeriun, edhe kohën, edhe vlerën njëkohësisht.

Kureshtarë se përse zgjodhi këtë figurë “që nuk sjell klikime”, krahasuar me shumë të tjera që “thyejnë” rrjetin, MetropolPost.al iu drejtua regjisores Kozeli për ta pyetur më tepër mbi nismën dhe dokumentarin e saj.

MetropolPost.al/ Pse zgjodhe Kujtim Laron si subjekt të dokumentarit tënd?

Albana Kozeli, regjisore/ Kujtim Laron nuk e zgjodha, më zgjodhi.  Dhe për këtë i jam shumë mirënjohëse. Por po ta shpjegoj përse. Personalisht jam marrë shpesh me dokumentarë, sidomos kur punoja në Qendrën Kulturore të Ministrisë së Mbrojtjes. Por temat atje, zakonisht përzgjidheshin e diktoheshin nga struktura e asaj qendre (pra flitej për ushtrinë e tema të ngjashme, një dokumentar për Feti Voglin që u vra në Afganistan, një tjetër për Ansamblin e Ushtrisë, etj.) Por edhe me studio të ndryshme filmike, kam realizuar dokumentarë historikë, institucionalë dhe për turizmin. Ndërkaq, kam studiuar violinë që femijë, pra jam rritur me muzikën. Filmi mandej hyri më vonë në jetën time si medium dhe ndjeva që këto dy shtylla të artit, po bashkoheshin gradualisht në një hulli, në një shtrat të përbashkët artistik e të përvojës ndër vite. Ndjeva  që kishte ardhur momenti të realizoja diçka më të plotë, ku të përmblidhej në një farë mënyre përvoja e mbledhur ndër vite. Kujtim Laro ka punuar në Ministrinë e Mbrojtjes, dhe muzikën e tij, veç filmave me të cilët jemi rritur, e kam ndeshur dhe atje, në arkivën e tyre. Muzika e tij e jashtëzakonshme në filmat ikonë të kinemasë shqiptare, ka shenjuar jetën e brezave të tërë, motivet e tij na kanë ndjekur në ngjarje e episode domethënëse të jetës. Pra, të flasësh për Kujtim Laron, është sikur të flasësh për kujtesën emocionale të shqiptarit, është përgjegjësi dhe krenari njëherësh. Dhe këtë e them me bindje.

MetropolPost.al/ Çfarë të ka rezultuar gjatë hulumtimit të kësaj figure, teksa punoje për dokumentarin? A ka ndonjë gjë që do të doje ta veçoje, përtej atyre që ndodhen në dokumentar?

Albana Kozeli, regjisore/Nuk besoj se ka mbetur gjë pa rrëfyer në dokumentar, edhe pse shumë personazhe u lanë jashtë për shkak të minutazhit. Ajo që vura re dhe që ndihet edhe në vepër, është se të gjithë njerëzit me të cilët fola, kishin një entuziazëm të brendshëm kur rrëfenin për të, një lloj admirimi çarmatosës, dhe dhimbje, shumë dhimbje. Thuajse të gjithë rrëfenin me lot në sy jashtë kamerave, madje dhe në kamera disa herë. Ajo që më goditi më shumë ishte se shumë prej tyre nuk kishin foto me të ose i kishin humbur, nuk ishte njeri që ekspozohej, ndërkohë që mbante brenda gjithë atë vullkan krijimtarie. Një thjeshtësi unikale. Për këtë arsye kisha zgjedhur në fillim një tjetër titull, dhe shpesh, në dokumentar shihet hija si metaforë. Njeriu që nuk kishte menduar as edhe një çast për dekorata, çmime apo lavdi. Njeriu që e kishte dashur Shqipërinë më tepër se shumëkush që bërtet tribunave.

MetropolPost.al/ Mendon se artistit tek ne nuk i jepet vendi që meriton?

Albana Kozeli, regjisore/ Jemi të gjithë koshientë që jetojmë në një epokë kapitalizmi të egër dhe antivlerash, dhe, jo vetëm në rastin konkret, por në shumë raste, artistët janë të margjinalizuar, sidomos në fund të jetës. Gjatë procesit të këtij dokumentari njoha njerëz të jashtëzakonshëm, për të cilët thuajse nuk flitet fare e jo t`u kushtohet vëmendja e medieve me dokumentarë, etj. Bën më tepër “scoop” ndarja e ndonjë reperi nga e dashura sesa vdekja e ikonave të tilla që duhet të ishin tashmë në panteonin e artit dhe, pse jo, të vetë kombit.

Xhelozirat janë normale në botën e artit kudo në botë, bërrylat, ligësitë dhe prapaskenat, por nuk e di pse në Shqipëri, kjo është kaq e theksuar sa është ngritur në sistem. Vepra me shumë vlerë kalohen pa u vënë re, ose injorohen plotësisht. Artistët e vërtetë lihen qëllimisht mënjanë, talenti nëpërkëmbet, zbehet, e madje, mbytet, nëse nuk është pjesë e klaneve të caktuara. Madje unë e them shpesh si barcoletë, që të të marrin seriozisht në Shqipëri, duhet të bësh një emër jashtë shtetit e pastaj e ke si pasaportë këtu. Dëgjoj: ‘Aaa po ky paska qenë talent. Pse tani që iku jashtë e kuptuam?”

Kemi njëlloj kompleks inferioriteti ballkanas që s`po na lë të përballemi me botën, duke u nisur nga Shqipëria.

Një artist diku ‘off camera’ më tha qësa janë gjallë figura të tilla, duhet të  vlerësohen, gjë që nuk ndodh kurrë. E më pas shtoi, “e shoh që po punon me shumë pasion e po sakrifikon që të dalë diçka e bukur. Mos prit që kur ta shfaqësh të të thonë bravo, përkundrazi, përgatitu të bësh armiq”.   Vura buzën në gaz dhe shpresoj të mos jetë kështu, por e kundërta. Madje-madje, të më mbështesin më shumë në projekte të tilla në të ardhmen.

MetropolPost.al/ Cili është dokumentari i radhës ku është fokusuar Albana Kozeli?

Albana Kozeli, regjisore/ Të them të drejtën ende nuk e kam vendosur, por më intrigojnë tema që kanë të bëjnë me komunikimin tonë si shoqëri, etj. Temë tjetër që po mendoj, ka të bëjë me transformimin urban e social që po ndodh para syve tanë e që fsheh shumë të pathëna. Po. E kam menduar dhe një artist tjetër, por më mirë të mos e zbuloj, se thonë që kur i thua, nuk të bëhen gjërat. Le të shpresojmë që kjo nismë e imja të bëhet një nismë e tërë shoqërisë, sepse artistët që i kanë dhënë vendit, që kanë hedhur themelet e artit shqiptar, duhen nderuar e u duhet dhënë vendi i duhur edhe në sytë e brezave të rinj.

MetropolPost.al/ Kur dhe ku transmetohet dokumentari

Albana Kozeli, regjisore/  Dokumentari “Katër masa shpirti”, mbi kompozitorin Kujtim Laro, transmetohet të enjten, më 26 qershor, në Televizionin Shqiptar, në 21.30. Ju mirëpresim!

Tags: Albana KozelidokumentarKujtim Laro
Shkrimi Paraardhës

Martohet Jeff Bezos me Lauren Sanches! Venecia mirëpret ajkën e VIP-ave botërorë. Ja ku do të bëhet

Shkrimi Pasardhës

Tërmet në Kamëz 4.1 ballë. Tronditen Tirana dhe rrethinat

Shkrime të Tjera

Këngëtarja  Alanis Morisette rrëfen mbi përdhunimet që i janë bërë. “E them tani, se nuk më dëgjonin. Kultura jonë nuk i dëgjon gratë”
Bota

Këngëtarja Alanis Morisette rrëfen mbi përdhunimet që i janë bërë. “E them tani, se nuk më dëgjonin. Kultura jonë nuk i dëgjon gratë”

14 Shtator, 2021

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Iu bë publike videoja erotike në zyrë, jep dorëheqjen Safet Gjici: “Ishte kurth nga kundërshtarët e mi politikë”

    Iu bë publike videoja erotike në zyrë, jep dorëheqjen Safet Gjici: “Ishte kurth nga kundërshtarët e mi politikë”

    38 shpërndarje
    Share 15 Tweet 10
  • Shtohen rastet e lisë së dhenëve/ Çfarë duhet të kemi kujdes

    5 shpërndarje
    Share 2 Tweet 1
  • Disa komente të kursyera mbi librin e Lea Ypit “Të lirë”. Nga Ermal Hasimja*

    10 shpërndarje
    Share 4 Tweet 3
  • Policët civilë tërheqin zvarrë të riun që protestonte. Skena aq e fortë, sa policët me divizë u tërheqin vëmendjen: “Avash se ka gazetarë!”

    2 shpërndarje
    Share 1 Tweet 1
  • Receta e shef Mondit: qifqi gjirokastrite

    26 shpërndarje
    Share 10 Tweet 7

Lajmet e fundit

Gushti, muaji i fundit i verës, ja si pozicionohen planetet e ku na ndihmojnë/ Nga Meri Gjini

Gushti, muaji i fundit i verës, ja si pozicionohen planetet e ku na ndihmojnë/ Nga Meri Gjini

2 Gusht, 2025
Rama: “Kush ndërton pallat, nuk mund të bëhet problemi i zonës. Rregullorja e re masa drastike”

Rama: “Kush ndërton pallat, nuk mund të bëhet problemi i zonës. Rregullorja e re masa drastike”

1 Gusht, 2025
Rama: “Ja çfarë do të ndodhë pas këtyre prishjeve masive”

Rama: “Ja çfarë do të ndodhë pas këtyre prishjeve masive”

1 Gusht, 2025
Rama: “Plazhet publiket, Bashkitë të vendosin çadrat e shezllonët e tyre”

Rama: “Plazhet publiket, Bashkitë të vendosin çadrat e shezllonët e tyre”

1 Gusht, 2025
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In