Astrologia e njohur Meri Gjini është shprehur se nisur nga kjo periudhë e më tutje, prindërit duhet të bëjnë kujdes me gjuhën që do të përdorin me fëmijtë e tyre, në mënyrë që të kenë edhe sigurinë, por edhe zhvillimin e tyre.
“Saturni tashmë është stabël”, tha ajo, “por nxjerr si detyrim kujdesin e gjuhës me fëmijët. Që do të thotë ngandonjëherë, në emër të së mirës, në emër të moralit të gjithsecilit, përdorim një gjuhë pak më shumë sec duhet kufizuese për kalamajtë, dhe njeriu zakonisht, aty ku i thua mos, atë do bëj. Kështu që mos ndoshta ka ardhur momenti për ta orientuar ndryshe fëmijën, dhe jo duke vënë dead line apo urdhra. Nuk është domosdoshmëri vetëm e kësaj jave, pavarësisht se nis si një domosdoshmëri e shenjave të Ujit dhe të Tokës, por kjo do të jetë një pikëpyetje në mënyrën e transformimit, pra se si prindërit do ta gjejnë gjuhën me fëmijën, për të pasur edhe sigurinë e tij edhe zhvillimin e tij, por për të, jo për veten e tyre”, u shpreh astrologia.