Shenja më me fat në këtë ditë, falë Hënës në shenjën e Dashit, do të jetë Luani, ndërsa më i pafati do të jetë Gaforrja.
DASHI: Një ditë e veçantë po vjen, ulje-ngritjet në dashuri do të vazhdojnë. Shumë angazhime pune do të krijojnë shumë diskutime gjatë këtyre orëve.
DEMI: Një vendim i vështirë do të duhet të merret në orët në vijim, veçanërisht në planin ekonomik dhe atë të punës. Dashuria do përmirësohet dhe do mund të përjetoni momente të karakterizuara nga pasioni.
BINJAKËT: Dita nis me këmbën e djathtë. Keqkuptimet e vjetra në marrëdhëniet e punës do të përmirësohen gradualisht, ndërsa fokusi në projektet e punës nuk do të humbasë.
GAFORRJA: Do të ketë shumë tension në ajër. Jo vetëm në punë, ku situatat do bëhen gjithnjë e më stresuese, por edhe në dashuri ku dialogu do të jetë themelor në mënyrë që keqkuptimet të kalojnë shpejt.
LUANI: Një ditë në të cilën të gjitha pasiguritë do të lihen mënjanë. Do të përjetoni orë të favorshme për projekte të reja, si në sferën e punës ashtu edhe në atë personale. Lajm i mirë edhe për marrëdhëniet me partnerin, por duhet të bëni kujdes që të mos mbizotëroni shumë.
VIRGJËRESHA: Ndoshta për shumë të lindur në këtë shenjë, ka ardhur koha për të nisur një rrugë të re karriere dhe për të përjetuar edhe situata që krijojnë ankth dhe stres. Megjithatë, pak nga pak gjërat do të bëhen gjithnjë e më të qarta. Dashuria në këtë periudhë nuk është shumë pozitive, do të duhet të reflektojmë që të ketë momente më të mira.
PESHORJA: Ka ardhur koha për t’i lënë vend eksperiencave të reja në fushën e punës. Dashuria po rikuperohet dhe kini kujdes për dashuritë e kaluara.
AKREPI: Venusi i buzëqesh kësaj shenje, duke i ofruar momente unike me partnerin. Megjithatë, ka edhe një lajm pozitiv në punë: Saturni ofron vendosmërinë që ju nevojitet për të vazhduar punën në projekte.
SHIGJETARI: Hëna premton marrëdhënie intensive, jo vetëm të shkurtra, por edhe afatgjata. Në punë, megjithatë, energjia e kësaj shenje do t’ju lejojë të përballoni çdo sfidë me shkathtësi.
BRICJAPI: Ankthi dhe stresi janë afër. Sidoqoftë, do të duhet të përpiqeni të mbani një qëndrim pozitiv pavarësisht ditëve të vështira të punës dhe uljeve dhe ngritjeve në dashuri.
UJORI: Ka ardhur koha për të bërë një ndryshim në jetën tuaj. Në dashuri do dëshironi të keni eksperienca të reja me partnerin dhe në punë do të mund të eksperimentoni me projekte të reja inovative.
PESHQIT: Tensione në ajër në punë, por edhe në dashuri. Do të jetë një kohë veçanërisht e vështirë, por situata mund të rezervojë surpriza të shkëlqyera.